LIVE UPDATES
Bota

Takimi i NATO-s: Çfarë armësh të reja i janë premtuar Ukrainës?

Këtë javë në Britani mbi 450 trupa ukrainase përfunduan trajnimin për përdorimin e armëve të reja, përfshirë sisteme moderne raketash “MLRS”, të afta të lëshojnë disa raketa përnjëherësh.

1 Korrik 2022, 20:16 Nga I.A
Takimi i NATO-s: Çfarë armësh të reja i janë premtuar
Joe Biden

SHBA- Ndërsa udhëheqësit e NATO-s u takuan në Madrid këtë javë, Ukraina kërkoi armë të rënda për të mposhtur agresionin rus. Por çfarë është premtuar dhe sa janë realizuar premtimet ? Këtë javë në Britani mbi 450 trupa ukrainase përfunduan trajnimin për përdorimin e armëve të reja, përfshirë sisteme moderne raketash “MLRS”, të afta të lëshojnë disa raketa përnjëherësh. Këto armë vlerësohen si vendimtare në luftën kundër artilerisë ruse.

"Raketat perëndimore kanë aftësi gjurmuese dhe janë më të përparuara se armatimi rus. Kjo u jep ukrainasve më shumë hapësirë veprimi”, thotë kapiteni i ushtrisë britanike James Oliphant.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me disa sisteme të tilla si dhe armatime të tjera të rënda, mes të tjerash dronë, autoblinda, dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha udhëheqësve të NATO-s se vendi i tij ka nevojë urgjente për armë më të avancuara.

“Duke na dhënë këto armë, ju mund të shkatërroni plotësisht taktikat ruse të rrënimit të qyteteve dhe terrorizimit të popullsisë civile”.

NATO-ja nuk po e furnizon Ukrainën me armë. Zëri i Amerikës bisedoi me ish-Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Evropën dhe NATO-n, Jim Townsend.

“NATO-ja, si një institucion, nuk po ofron armatime, sepse nuk i ka ato. Aleatët e saj po e bëjnë këtë. Ndaj NATO-ja ka mbështetur vendet që kanë ndihmuar sipas mundësisë. Duhet që ritmi i përvetësimit dhe trajnimit të përputhet me nevojat e situatës dhe kjo po ndodh”.

Pavarësisht kufizimeve, disa anëtarë të NATO-s kanë bërë premtime të reja në takimin e Madridit. Presidenti Joe Biden tha se një mbështetje ushtarake shtesë, prej 800 milionë dollarësh, ishte në rrugë e sipër drejt Ukrainës - pjesë e zotimit prej mbi 7 miliardë dollarësh të Uashingtonit për Ukrainën.

“Sisteme të reja të avancuara të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, artileri dhe municione, radarë kundër artilerisë, municione shtesë për sistemet e raketave HIMARS, që tashmë i kemi dhënë Ukrainës dhe më shumë sisteme të tilla nga vende të tjera”, tha Presidenti Biden ndërsa foli për ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Të enjten, Britania premtoi 1.3 miliardë dollarë shtesë në ndihma ushtarake, duke e çuar kontributin e saj të përgjithshëm në 2.8 miliardë dollarë. Franca tha se planifikon të dërgojë gjashtë sisteme shtesë të artilerisë me rreze të gjatë veprimi, duke e çuar totalin në 18. Sipas njoftimeve, Ukraina i ka vendosur këto armatime në Detin e Zi, pranë ishullit të Gjarpërit, të rimarrë nga forcat ukrainase. Gjermania është zotuar të dërgojë në korrik 15 tanke kundërajrore, ndërsa Spanja po shqyrton dërgimin e rreth 40 tankeve Leopard të prodhimit gjerman, megjithëse kërkohet miratimi i Berlinit.

Ndërsa lufta hyn në muajin e pestë, Perëndimi ende nuk ka furnizuar Ukrainën me sasinë e armëve të rënda të kërkuara prej saj. Fabrice Pothier, Ish Shef i Planifikimit të Politikave të NATO-s, thotë për Zërin e Amerikës se Perëndimi duhet bëjë përllogaritje më të thella politike.

“Ekziston mendësia e një përllogaritje politike se kjo do të ushqejë dhe do të ndikojë në një përshkallëzim që del jashtë kontrollit. Në një farë mënyre, e kuptoj këtë mënyrë të llogjikuari, por mendoj se është tejet e gabuar. Sepse në thelb, nënkupton se po i kërkojmë zotit Zelenskyy të luftojë me një dorë të lidhur pas shpine.”

Ukraina thotë se ka nevojë për një rritje dhjetëfish të furnizimit me armë për t’u përballuar me arsenalin e ushtrisë ruse.

Marrë nga VOA

joe biden james oliphant

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj