LIVE UPDATES
Bota

Takimi Lavrov-Rubio? Moska: S'ka plane për takimin para samitit mes liderëve shtetërorë në Budapest

Rrjeti televiziv CNN ka raportuar më 21 tetor se bisedimet mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë shtyrë. Në disa përgjigje, një zëvendësministër i Jashtëm rus ka thënë se takimi as nuk është planifikuar.

21 Tetor 2025, 12:45 Nga E. D
Takimi Lavrov-Rubio? Moska: S'ka plane për takimin para
Vladimir Putin dhe Donald Trump

RUSI- Takimi i paralajmëruar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin duket se nuk do të zhvillohet në kohë, pasi bisedimet përgatitore në mes të shefave të diplomacisë të të dyja shteteve kanë ngecur. Rrjeti televiziv CNN ka raportuar më 21 tetor se bisedimet mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë shtyrë. Në disa përgjigje, një zëvendësministër i Jashtëm rus ka thënë se takimi as nuk është planifikuar.

“Nuk mund të shtysh diçka për të cilën as nuk është arritur pajtueshmëri. Ne nuk e kemi konfirmuar atë për të cilën kanë shkruar disa burime perëndimore. Nuk kemi arritur pajtueshmëri sa i përket kohës apo lokacionit të një kontakti të tillë”, është cituar të ketë thënë ai për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti.

Ideja e një samiti Trump-Putin në Budapest ka dalë pas një bisede telefonike të zhvilluar mes dy liderëve më 17 tetor. FIllimisht kishte pritje që Rubio dhe Lavrov të takoheshin për t’i bërë përgatitjet para bisedimeve të mëdha. Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Lavrov e ka zhvilluar një bisedë telefonike me Rubion më 20 tetor.

Ministria e Jashtme ruse i ka përshkruar diskutimet si “konstruktive”, derisa Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë përmes një deklarate se “Rubio e ka theksuar rëndësinë e angazhimit në ardhje, si mundësi për Moskën dhe Uashingtonin që të bashkëpunojnë për të arritur deri te përfundimi i luftës Rusi-Ukrainë, në linjë me pikëpamjet e Trumpit”. Trump ka thënë më 20 tetor se përpjekjet për të arritur marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës për përfundim të luftës, janë në proces e sipër, dhe ka paralajmëruar që nëse nuk arrihet marrëveshje, pasojat do të jenë serioze.

“Ne ende jemi në proces të arritjes së një marrëveshjeje për përfundim të luftës. Nëse e arrijmë këtë, do të jetë fantastike. Nëse jo, shumë njerëz do të paguajnë çmim të shtrenjtë”, ka thënë Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin australian, Anthony Albanese.

Trump i ka rritur përpjekjet për të arritur armëpushim, meqë pas bisedës me Putinin, e ka zhvilluar edhe një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Në bisedimet me Zelenskyn nuk është arritur diçka e madhe. Zelensky dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian janë duke shprehur vazhdimisht dilema rreth gatishmërisë së Putinit për t'i dhënë fund luftës, dhe madje e kanë lëshuar edhe një deklaratë të përbashkët më 21 tetor.

“Taktikat bllokuese të Rusisë kanë treguar disa herë që Ukraina është pala e vetme serioze për paqe. Po e shohim të gjithë që Putini vazhdon të zgjedhë dhunën dhe shkatërrimin”, është thënë në deklaratën e nënshkruar nga Zelensky, kryeministri britanik, Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe të tjerë

Pavarësisht kësaj, Zelensky ka thënë se është i gatshëm për të negociuar me Putinin dhe Trumpin në kryeqytetin hungarez, Budapest. Hungaria, në anën tjetër, është duke bërë përgatitje për samitin. Ministri i saj i Jashtëm, Peter Szijjarto, ka thënë se do të udhëtojë në Uashington më 21 tetor, por nuk ka dhënë më shumë hollësi për takimin. Burimet diplomatike i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte mund të udhëtojë drejt kryeqytetit amerikan më 22 tetor.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

vladimir putin donald trump

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë