LIVE UPDATES
Bota

Takimi me ambasadorin Hill/ Vuçiç: Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është përparësi

Në takim sipas tij është biseduar për bisedimet e së hënës në Bruksel, ku Kosova dhe Serbia janë pajtuar me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe janë zotuar të vazhdojnë diskutimet për rrugët e zbatimit të tij.

4 Mars 2023, 10:49 Nga a.l
Takimi me ambasadorin Hill/ Vuçiç: Themelimi i Asociacionit
Christopher Hill dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha të premten pas një takimi me ambasadorin amerikan në Beograd Christofer Hill se formimi urgjent i Asociacionit të komunave serbe mbetet përparësi e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në takim sipas tij është biseduar për bisedimet e së hënës në Bruksel, ku Kosova dhe Serbia janë pajtuar me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe janë zotuar të vazhdojnë diskutimet për rrugët e zbatimit të tij. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një debati në parlament lidhur me propozimin evropian që zgjati deri në orët e mëngjesit të së premtes se gjatë gjithë procesit të bisedimeve, Beogradi ka kërkuar zbatimin e Asociacionit si parakusht.

Pra tërë vjeshtën e kaluar edhe në këtë dimër insistimi i Beogradit është bëjmë marrëveshje pasi që të zbatohet Asociacioni, kjo nuk u bë, kjo është fitore jona, nuk është thjeshtë e imja, është e institucioneve, popullit të Kosovës, qëndrueshmërisë së këtij shteti. Pra e para është që ata kanë dështu që me imponu zbatimin si parakusht. E dyta, kanë dashur që Asociacioni të jetë në krye të herës të propozimit ose në preambulë ose në nenet një apo dy në fillim, është fjalia e fundit te neni i dhjetë, te neni i fundit”, tha kryeministri Kurti.

Por, opozita e akuzoi kryeministrin Kurti për siç thanë mashtrim me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin, sipas tyre tashmë ka pranuar që ta zbatojë.

“Ballafaqohesh me (Aleksandar)Vuçiçin në tavolinë por mendjen e ki në opozitë sepse je popullit, sepse je popullist dhe mendjen e ki te votat. Shiko si mashtron, jo “Zajednica” por po Asociacion. A e dëgjuat se çfarë tha, por tha është i fundit ose parafundit, po çfarë ka lidhje a është i fundit apo parafundit?”, tha kryetari i Lidhjess Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Po manipulon dhe po na kallxon që nuk e ke seriozisht as tash e besa se ke pas seriozisht as atehere kur e ki kundershtu sepse tash kur e ki mundesinë për të korrigjuar ato gabime që po që i kemi bërë ne pse po e thellon Asociaiconin, pse po e thellon sot Tribunalin pra ti ke ardh në pushtet me parandalu “Zajednicën”, tha deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra.

“”Zajednica” (Asociacioni i komunave me shumicë serbe) ka kalu këtu në Kuvend, “Zajednica” nuk kalon, “Zajednica” nuk ka kalu në gjykatë, “Zajednica” nuk ka kalu në popull, “Zajednica” nuk kalon as në kryeministri e qeveri por këtu te ju ka kalu”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Diplomtatët perëndimorë thonë ndërkaq se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash, përfshirë edhe Asociacionin është i pashmangshëm dhe i detyrueshëm. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen nga mesi i këtij muaji në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të vazhduar diskutimet rreth zbatimit të propozimit evropian që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë, ndonëse kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës./VOA

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet