LIVE UPDATES
Bota

Takimi në Bruksel/ Ambasadori gjerman Rohde: Rezultate pozitive, në 10 ditët e ardhshme Kosova dhe Serbia pritet të marrin vendimin përfundimtar

Ai theksoi se në dhjetë ditët e ardhshme, Kosova dhe Serbia pritet të bëjnë përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes.

4 Mars 2023, 10:03 Nga a.l
Takimi në Bruksel/ Ambasadori gjerman Rohde: Rezultate pozitive, në 10
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se propozimi i plani gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk parashikon 'Republikë serb' në tokën e Kosovës. Në një intervistë të dhënë për median kosovare 'Radio Kosova' ai ka theksuar se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai theksoi se në dhjetë ditët e ardhshme, Kosova dhe Serbia pritet të bëjnë përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes.
 
"Fillimisht gëzohem shumë që kemi rastin të takohemi dhe të flasim përsëri për RTK-Radio. Natyrisht, gëzohemi shumë për rezultatet pozitive të dialogut në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt të hënën në Bruksel. Siç e thatë dhe ju, të dyja palët janë deklaruar se pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian, i cili është përpiluar me iniciativën gjermano-franceze. Siç e dimë, tashmë edhe Qeveria gjermane e mbështet shprehimisht dialogun, që po udhëhiqet nga BE-ja dhe përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Propozimi është një mundësi e madhe për të bërë një hap të madh përpara për arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga palët. Prandaj, ishte shumë e rëndësishme që palët u takuan në Bruksel dhe u pajtuan në parim për pranimin e këtij propozimi, Megjithatë, disa çështje thelbësore ende kanë mbetur të hapura.  Kështu, Kosova duhet të tregohet e gatshme të flasë lidhur me Asociacionin e komunave serbe dhe tani ajo që mbetet është implementimi i aneksit të propozimit, sepse pa u pajtuar për zbatimin e aneksit zor se do të jetë i mundur zbatimi i marrëveshjes. Tani presim që bisedimet të vijojnë në mënyrë konstruktive dhe të dyja palët, të themi ashtu, të tregojnë angazhim politik", ka thënë ai. 

I pyetur nëse propozimi gjermani-francez është një zgjidhje përfundimtare e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, Rohde përgjigjet se nuk është, por sipas tij propozimi i këtij pani është një hap i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe gjithëpërfshirës. 
  
"Jo, nuk është, nuk e sjell atë! Ne e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se kjo është vetëm një hap i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe gjithëpërfshirës. Pika kryesore e këtij plani, thënë ashtu, është vendosja e trenit në binarë të rregullt dhe nëse marrëveshja do të zbatohet, atëherë i jemi afruar qëllimit pasi kjo është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia", tha ai. 

Deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ishte gati për nënëshkrim të marrëveshjes, Rohde i komenton duke u shprehur se të dyja palët duhet t'i përmbahen asaj për të cilën janë zotuar në Bruksel, pra që e kanë pranuar këtë dokument dhe të mos bien në kontradikta me premtimet e bëra. 
 
"Në këtë kontekst, dëshiroj të theksoj, ashtu siç ka thënë edhe zëdhënësi i BE-së, se ne presim nga të dyja palët, që t’i përmbahen asaj për të cilën janë zotuar dhe kanë premtuar të hënën në Bruksel, pra se e kanë pranuar këtë dokument dhe jo të thonë gjëra që bien në kundërshtim me zotimet e tyre. Unë mendoj se tani është çasti i duhur në mënyrë që palët të fillojnë me zbatimin e të gjitha detyrimeve dhe aspekteve, që dalin nga kjo marrëveshje, përfshirë edhe detyrimet dhe obligimet nga koha e kaluar si për shembull, zotimi për të mos penguara anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare", tha ai.     
 

Sa i takon deklaratave për përmbajtjen e planit, Rohde shprehet se 11 pikat janë brenda marrëveshjes dhe duhet të zbatohen. 

"Hollësitë janë në aneksin për implementim. Natyrisht, duhet të ketë sqarim të këtyre detajeve. Por ta përsëris edhe një herë atë që thashë më parë, se nuk duhet thënë gjëra që bien në kundërshtim me zotimet e dhëna, pasi tashmë udhëheqësit politikë të të dyja vendeve kanë dhënë fjalën e tyre dhe duhet të tregojnë zotësinë për zbatimin e marrëveshjes. Por, ajo që është e shkruar në ato dhjetë, apo 11 pika, që janë brenda marrëveshjes, duhet të zbatohen dhe kjo do të sqarohet në hollësi përmes aneksit të marrëveshjes", tha ai.   
 

I pyetur lidhur me Asosacionin e komunave me shumicë serbe, Rohde shprehet se Kosova duhet të përmbushë obligimin që ka marrë dhe të propozojë vetë një statut për Asociacionin. 

"Tani unë nuk dua të deklarohem për gjëra hipotetike, por mund të them një gjë: ka një obligim që është marrë përsipër më herët për Asociacionin. Mirëpo, ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e Kuintit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi. Ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqeveritare gjermane: “Fondacioni Friderich Ebert” dhe unë deri më sot, nuk kam dëgjuar askënd, që të më thotë se ky propozim i “Fondacionit Fridirch Ebert” është në kundërshtim me vendimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 2015. Ajo që tani do të kisha dashur, është që Kosova të përmbush obligimin që ka marrë dhe të propozojë vetë një statut për Asociacionin. Kjo është një obligim që ka marrë Kosova dhe jemi në pritje të kësaj iniciative", tha ai. 

Ta zëmë se u nënshkrua plani. Atëherë, çfarë pengesa mund ta sfidojnë zbatimin e tij dhe si do t’i tejkalonte Gjermania dhe BE-ja këto pengesa?

Jörn Rohde: Edhe një herë: Po filloj nga vendi im Gjermania, që është një partner i ngushtë i Kosovës. Ne e kemi bërë këtë propozim së bashku me Francën dhe ky propozim tashmë është propozim i Bashkimit Evropian dhe mbështetet pa as një rezervë nga 27 vendet e BE-së. Propozimi ka mbështetjen e fuqishme edhe nga amerikanët dhe nga vendet evropiane që nuk janë anëtarë të BE-së si Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia. Të gjitha këto vende kanë deklaruar mbështetjen e tyre të fuqishme për këtë plan. Ne edhe më tej do mbesim një partner dhe mik i ngushtë i Kosovës, pro presim nga të dyja palët si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia që, po shprehem kështu – të dalin nga zona e tyre  e komforit dhe të tregojnë aftësi të lidershipit politik dhe të japin gjithçka nga vetja për të zbatuar të gjitha pikat e planit të propozuar dhe kjo për të dyja palët kërkon një kompromis.   

Si e ka menduar BE-ja mbështetjen e procesit të  zbatimit të kësaj marrëveshje? A do të ketë shpërblim për ata që janë konstruktivë dhe a do të ketë konsekuenca për ata që nuk mbajnë zotimin. Para ca ditësh Serbia mori një ndihmë prej 600 milionë eurosh nga BE-ja. Po Kosova a do të marrë ndonjë shpërblim për sjelljen e saj konstruktive?
    
Jörn Rohde: Këto që thatë, po i dëgjoj në mënyrë të përsëritur. Edhe Kosova këto javë mori një ndihmë të konsiderueshme financiare nga BE-ja. Ne mbështesim zhvillimin e infrastrukturës në secilin vend në Ballkan, sepse ne dëshirojmë që këto vende sa më shpejt të jetë e mundur, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, sepse dëshirojmë që lidhjet infrastrukturore të rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve në këto vende. Siç e përmenda edhe më parë, ky është një propozim gjermano- francez, përmbajtja e të cilit tani është publikuar dhe në disa prej neneve mund të lexohet se zbatimi i këtij plani, do të monitorohet nga BE-ja. Për këtë qëllim, do të krijohet një Komitet i veçantë i përbashkët për të matur hapat dhe përparimin e bërë. Gjithashtu, është paraparë një pako investuese për të dyja vendet nëse plani përmbyllet me sukses, ashtu siç është parashikuar. Kjo do të thotë se përcjellja e zbatimit të planit, është komplet e garantuar. Gjithashtu, do të ketë ndihmë financiare për të dyja vendet dhe kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Pra, konsideroj se kjo është një sinjal i qartë i dhënë përmes garantimit të 27 vendeve për  përfundimin e procesit.
 
A do të ketë pasoja për palën që nuk i përmbahet zotimit?

Jörn Rohde: Natyrisht do të ketë konsekuenca për palën që nuk tregohet konstruktive. Mirëpo, ne nuk kemi arsye të dyshojmë në seriozitetin e palëve, që të hënën në Bruksel u zotuan se e pranojnë këtë plan. Prandaj, presim që të dëshmohet vullnet politik për të hyrë në detaje të zbatimit të tij, sepse ne duam që më në fund të kemi një dinamikë pozitive dhe jo një dinamikë të tillë që e pamë një vit e gjysmë e këtej, duke rrëshqitur nga një krizë në tjetrën.
 
Zoti Ambasador Rohde, si e vlerësoni angazhimin e Kryeministrit Kurti në dialog, për sa i përket planit gjermano-francez. A është treguar ai një partner parimor?
 
Jörn Rohde: Nuk jam mësues për të vlerësuar me nota, por atë që mund ta them, është se të dy palët, të hënën janë treguar mjaft konstruktive dhe të përgjegjshëm, duke e pranuar planin. Si partnerë të ngushtë që jemi kemi interes të lartë që Ballkani perëndimor, të bëhet pjesë e strukturave evropiane së më shpejt të jetë e mundur. Kjo u tregua edhe javën e shkuar kur Kancelari Scholz me Presidentin francez u takuan me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Presidentin Vuçiç. Kjo tregohet edhe nga letra e përbashkët e Presidentit Macron, Kancelarit Scholz dhe Kryeministres Meloni. Nuk di sa mund të bëhet me shumë se kaq! Prandaj, edhe presim që të dëgjohet këshilla jonë, sepse duam që rajoni dhe partneri ynë Kosova të bëjë hapa përpara dhe pikërisht përmes këtij plani arrihet deri tek normalizimi i gjendjes dhe përmirësimi konkret i jetës për qytetarë. Njohja e integritetit territorial, njohja e simboleve shtetërore, njohja e dokumente janë brenda në këtë dokument, sepse duam që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të normalizohen në të gjitha fushat si në kulturë, ekonomi etj. Pra, bëhet fjalë për përmirësim konkret për qytetarët. Kësaj që thamë, i shërben edhe Procesi i Berlinit, që është krijuar nga Gjermania.
 
A mund të na thoni qëndrimin tuaj për opozitën? Këto ditë dy nga partitë e mëdha opozitare janë shumë të ashpra me Kryeministrin Kurti për sa i përket propozimit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë?
 
Jörn Rohde: E di, të enjten kishte një debat parlamentar, që ka zgjatur deri pas mesnatës. I ndjek deklaratat e tyre dhe ajo që mund të them është se nuk ia vlen, pra është kot të flasë për të kaluarën, e kam fjalën për temën e diskutimit lidhur me Asociacionin e komunave serbe. Ekziston një obligim që është bartur nga qeveritë e kaluara tek kjo qeveri, pra nga qeveri të kaluara, që ishte përbërë nga opozita e sotme. Ajo qeveri e përbërë atëherë nga opozita e sotme,  kishte marrë obligime që nuk i kishte zbatuar dhe tani qeveri e sotme duhet të ballafaqohet me atë trashëgimi. Personalisht, nga opozita pres përgjegjësi politike shtetërore dhe me këtë rast dua të potencoj edhe një herë se e gjithë bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë partnerët më të ngushtë të Kosovës, qëndrojnë fuqishëm prapa këtij propozimi. Prandaj, dua të shpresoj se opozita do të ketë sjellje konstruktive dhe këtë temë super politike të mos e shfrytëzojë për lojëra të brendshme politike ashtu siç kishte ndodhur në të kaluarën. Tani bëhet fjalë për të siguruar të ardhmen dhe këtu gjithkush ka përgjegjësinë e vetë politike, në mënyrë të veçantë opozita.
 
Një pyetje të fundit: A dihet një afat kohor për arritjen e plotë dhe me sukses të kësaj marrëveshje?  
 
Jörn Rohde: Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, do të takohen më 18 mars në Ohër dhe ne shpresojmë që në dhjetë ditët e ardhshme, të bëhet përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes. Shpresojmë deri në fund të muajit, të arrihet një unifikim qëndrimesh në mënyrë që marrëveshja të nënshkruhet.  Pra, ka një presion në kohë për t’u arritur kjo, sepse kemi një situate gjeopolitike me një luftë në Evropë, ndikimin e së cilës po ndihet në çdo vend në planin politik dhe ekonomik. Prandaj, kërkojmë që liderët politikë këtu të tregohen të përgjegjshëm për këtë situatë dhe të arrijnë kompromis në të mirë të vendeve të tyre dhe në të mirë të popullatës së tyre./Radio Kosova

plani franko-gjerman jorn rohde

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje