Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Para nisjes për në Bruksel, Vuçiç tha se Serbia nuk do të dështojë dhe duke lexuar titujt e disa mediave duket sikur Serbia ka fituar. Ndryshe e komenton, Dikliç i cili thotë se dështimi ka ndodhur shumë kohë më parë.
SERBI- Drejtori i agjencisë së lajmeve 'Beta' , Rodmir Dikliç ka reaguar lidhur me takimin tre-palësh që u zhvillua ditën e djeshme në Bruksel, ku kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç ranë dakord se nuk është e nevojshme të diksutohet më marrveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa ajo çka mbetet tashmë është vetëm nënshkrimi i dokumentit, pra planit të propozuar nga BE-ja. Para nisjes për në Bruksel, Vuçiç tha se Serbia nuk do të dështojë dhe duke lexuar titujt e disa mediave duket sikur Serbia ka fituar. Ndryshe e komenton, Dikliç i cili thotë se dështimi ka ndodhur shumë kohë më parë.
“Të gjithë fituan dhe të gjithë humbën. Kapitullimi ka ndodhur me Marrëveshjen e Kumanovës. Kemi marrë një dokument që është bazë e mirë, me kusht që asnjë palë të mos tentojë ta mashtrojë me marifete të ndryshme, vonesa, duke krijuar një udhërrëfyes që është si rruga për në Hënë”, ka thënë drejtori i “Beta-s”.
Duke folur se kush fitoi në gjithë këtë çështje, ai ka pretenduar se nuk ka fitues. Ai ka thënë se pranimi i propozimit evropian është në të vërtetë pranim faktik se Kosova është e pavarur, e cila më vonë do të zyrtarizohet me ndonjë dokument ndërkombëtar.
“Për këtë arsye në preambulë shkruhet “pa hyrë në çështje të statusit”, për të thënë më vonë se statusi de facto po zgjidhet… Aty figuron se do t’ia njohim dokumentet njëri-tjetrit. Deri më tani janë ngritur barrikada për targa, nuk kemi mundur të bartim mallra për shkak të vulave doganore. Do të njihen pasaportat, diplomat, të gjitha dokumentet relevante të cilat i njeh një shtet”, shpjegon Dikliç dhe shton se kjo është e dobishme për qytetarët e Serbisë dhe serbët në Kosovë.
Kur bëhet fjalë për nenin që i referohet faktit se Serbia nuk do të pengojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, Dikliq vëren se kjo i referohet kryesisht Kombeve të Bashkuara.
“Askush nuk do të jetë 100 për qind i kënaqur. Disi Kurti mund të jetë pak më i kënaqur që kjo nuk diskutohet më. Presidenti ynë tha se janë në pritje të aneksit me udhërrëfyesin. Udhërrëfyes do të thotë që kur shkruani në GPS ku doni të shkoni, do të shihni se ku po shkoni. Dhe shkohet në atë që një ditë kjo të përkthehet në një kontratë zyrtare, një dokument ndërkombëtar”, shpjegon Dikliç.
Kur bëhet fjalë për kërkesën e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Dikliç vëren se në nenin 7 shkruhet se duke përdorur përvojën evropiane, do të sigurohet për komunitetin serb që të jetë në gjendje të komunikojë me autoritetet e Kosovës në kontekstin e vetëqeverisjes, por jo që ata të shkruajnë Asociacionin.
Përshtatur nga n1info.rs
Oliver Varhelyi SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka pritur sot Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politik...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut MAQEDONI E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar të hënën pasmesnate riorganiz...
Grupi i gazetareve afgane PRISHTINE- Një grup gazetarësh afganë që po jetojnë aktualisht në Kosovë, kanë nisur sot ...
Jens Stoltenberg UKRAINË- Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës në të...
Reagimi i mediave ndërkombëtare për takimin në Bruksel KOSOVË- Takimi i djeshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin...
Foto ilustruese PEKIN- Kina nuk e ka pritur mirë urdhërin që Shtëpia e Bardhë u dha të hënën a...
Von Cramon KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka përshëndetur pranimin e propozim...
Lucas Mandl KOSOVË- Bisedime intensive janë duke u zhvilluar ditën e sotme në kuadër të takimit që u mbajt ditën e ...
Eurodeputetët për çështjen e Asociacionit KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pyetur nga ...
Takimi në Bruksel KOSOVË- Dakordësimi i Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve është raport...