6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Grupi islamik radikal e bllokoi qasjen në internetin me fibër optike në të gjithë Afganistanin më 29 shtator.
TALIBAN- Talibanët i kanë ndalur shërbimet e telekomunikimit dhe internetit në gjithë Afganistanin, duke e shkëputur vendin nga pjesa tjetër e botës. Grupi islamik radikal e bllokoi qasjen në internetin me fibër optike në të gjithë Afganistanin më 29 shtator. Rrjetet e telefonisë mobile, të cilat funksionojnë në të njëjtin sistem, gjithashtu u fikën pothuajse tërësisht.
Ky vendim ka shkaktuar kaos në Afganistan, duke ndërprerë fluturimet dhe duke i shkëputur njerëzit nga sistemet bankare, tregtia elektronike, si edhe nga punët dhe shkollat online. Vëzhguesi i internetit NetBlocks tha më 29 shtator se Afganistani është në mes të një ndërprerjeje totale të internetit.
Talibanët nuk kanë dhënë arsye zyrtare për këtë vendim. Por, ndalja e shërbimeve të komunikimit ndodhi disa javë pasi grupi kishte filluar të ndalonte qasjen në internetin me fibër optike në disa provinca.
Grupi tha se ky veprim synon ta parandalojë imoralitetin, pasi Talibanët më herët kishin shprehur shqetësim për pornografinë dhe intimitetin online mes burrave dhe grave. Por, kritikët thonë se ky vendim është pjesë e një shtypjeje më të gjerë ndaj lirive individuale dhe qarkullimit të lirë të informacionit.
Qëkurse e morën pushtetin në vitin 2021, talibanët kanë kufizuar rëndë të drejtat e afganëve, sidomos të grave, dhe kanë shtypur dhunshëm çdo kundërshtim. Talibanët kanë përdorur interpretimin e tyre të ligjit islamik të sheriatit për t’i arsyetuar politikat e tyre ekstreme. Por, dijetarët islamë thonë se nuk ka baza fetare për vendimin e grupit për ta ndaluar internetin.
Ndalja e shërbimeve të komunikimit ka prekur qytetarët e thjeshtë, bizneset private dhe zyrat qeveritare. Shërbimi i gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 tha se të paktën tetë fluturime - të planifikuara për t’u nisur ose për të mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit më 29 shtator - janë anuluar. Ishaq Atmar, analist afgan me bazë në Gjermani, tha se ndërprerja e komunikimit do të ketë pasoja të mëdha.
“Është një humbje e madhe si për popullin afgan, ashtu edhe për ekonominë e këtij vendi. Nëse e fikni internetin, kjo do të thotë se e keni fikur jetën, sepse asgjë nuk është e mundur pa internet”, i tha ai Radios Azadi të Radios Evropa e Lirë.
Interneti ka qenë shpëtim për gratë afgane, shumë prej të cilave humbën të drejtën për të punuar dhe studiuar pas ndalimit të vendosur nga talibanët në vitin 2022. Ky vendim pritet ta përkeqësojë krizën ekonomike në Afganistan, ku varfëria po rritet, uria është e përhapur dhe papunësia është e lartë.
Ndërkohë, organizatat që mbrojnë median kanë dënuar ndalimin e internetit si një përpjekje për të ndaluar qarkullimin e lirë të informacionit. Haroon Basir, gazetar afgan me bazë në Francë, i tha Radios Azadi se nuk ka arritur të kontaktojë me familjen e tij në Afganistan që prej 29 shtatorit.
“Kjo është dhimbje e madhe për mua. Është një sfidë e madhe për mijëra afganë që janë jashtë Afganistanit dhe nuk mund të kontaktojnë me familjet e tyre”, i tha ai Radios Azadi të Radios Evropa e Lirë./REL
Foto ilustruse MADAGASKAR - Protesta masive me pasoja të rënda kanë ndodhur në Madagaskar gjatë këtyre ditëve. Si pasoj&...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se plani i Donald Trump për paqen në Ga...
Foto ilustruse POLONI- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius i ka bërë thirrje NATO-s, për të dhënë një përg...
Foto ilustruse INDONEZI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indonezi ku një shkollë është shembur dhe ka lën&eu...
Kongresi amerikan SHBA- Një mosmarrëveshje mes partive për shëndetësinë dhe shpenzimet mund ta shkaktojë mbylljen e Qeve...
Foto ilustruse SHBA - Administrata Trump ka deportuar 100 iranianë nga Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas marrëveshjes me Teheranin. K&...
Ursula von der Leyen, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte SHBA - Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha ...
GJERMANI- Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, "nën presion". Pas njoftimit të fundit s...
Erdogan dhe Trump TURQI- Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, tha të martën se i çmon “përpjekjet dhe lidershipin” ...
foto ilustruese GAZA- Plani amerikan për Gazën, të cilin Presidenti i SHBA-së Donald Trump e paraqiti në një konferencë ...