LIVE UPDATES
Bota

Talibanët tentojnë vendosjen e kontrollit të plotë mbi edukimin në Afganistan

Edukimi ka qenë shënjestra kryesore e politikave ekstremiste të talibanëve që kur ata morën pushtetin në gusht të vitit 2021 dhe ndërmorën hapa për të çrrënjosur edukimin sekular. Trazirat dhe varfëria në Kandahar dhe në provincën fqinje të Helmandit kanë bërë që këto dy rajone të ishin qendër e zhvillimit të qendrave të edukimit me bazë në komunitet për tri dekada. Financimi i këtyre qendrave kryesisht vinte nga donatorët perëndimorë përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare.

7 Korrik 2023, 10:20 Nga f.i
Talibanët tentojnë vendosjen e kontrollit të plotë mbi
foto ilustruese

AFGANISTAN- Halima, 8 vjeçe, u mërzit shumë kur mësoi se pasi kishte kaluar shumë vështirësi për t’u shkolluar nën sundimin taliban, rruga e saj e edukimit ishte bllokuar pas mbylljes së shkollës private ku ajo vijonte mësimet.

“Të gjithë ne u kthyem në shtëpi duke qarë”, tha ajo për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë duke përshkruar ditën kur ajo dhe shokët dhe shoqet e klasës mësuan se shkolla e tyre ishte mbyllur.  Ajo vijonte mësimet në një shkollë private në provincën jugore afgane të Kandaharit.

“Shkolla jonë fillimisht u mbyll nga pandemia e koronavirusit, pastaj për shkak të luftimeve dhe tani sërish u mbyll. Ne vetëm duam të mësojmë,"- tha ajo.

Klasa rurale ku ajo mësonte ishte një linjë shpëtimi për mësimin e matematikës elementare, gjuhëve afgane, shkencës dhe studimeve islamike, pavarësisht përpjekjeve të talibanëve – që janë në pushtet – për të kufizuar qasjen e vajzave dhe grave në edukim. Por, mësimi u ndal kur autoritetet islamike të linjës së ashpër njoftuan se kjo shkollë, që ishte në mesin e mijëra qendrave të edukimit me bazë në komunitetit në Afganistan, do të mbyllej pas ankesave, të paspecifikuara, “nga banorët lokalë”.

Trazirat dhe varfëria në Kandahar dhe në provincën fqinje të Helmandit kanë bërë që këto dy rajone të ishin qendër e zhvillimit të qendrave të edukimit me bazë në komunitet për tri dekada. Financimi i këtyre qendrave kryesisht vinte nga donatorët perëndimorë përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare.

Në mbarë vendin, më shumë se 500.000 fëmijë ndjekin mësimin në këto qendra, që janë të themeluara në bashkëpunim me komunitetet ku gjenden. Shpesh mësimi në këto qendra zhvillohet në shtëpi private, xhami apo në tenda të mëdha.

Grupet e ndihmës paguajnë rrogat e mësuesve, i furnizojnë qendrat me materiale shkollore dhe shpesh u ofrojnë edhe kurrikulën me të cilën mësohet në shkollat shtetërore afgane. Qendrat, që zakonisht përbëhen nga një klasë e vetme me deri në 50 nxënës, që gjysma janë vajza, po ashtu mbushi boshllëkun e edukimit në zonat e largëta, ku nuk ka shkolla shtetërore. Por, që nga mesi i prillit, pothuajse 1.600 qendra të edukimit me bazë në komunitet në provincën e Kandaharit janë mbyllur, duke lënë 50.000 nxënës pa edukim. Numra të ngjashëm janë regjistruar edhe në provincën Helmand, por edhe në mbarë shtetin.

Ndërprerja e orëve mësimore në shkollën e Halimes dhe në shkolla të tjera duket se shfaq mbylljen e dritares së ngushtë për mësim në zonat rurale, vende ku talibanët duan të kenë kontrollin e plotë se si fëmijët arsimohen. Munir Ahmand, që udhëhiqte një klasë të shkrim-leximit në shtëpinë e tij të ndërtuar me baltë në Dand – qark rural në provincën e Kandaharit – tha se u detyrua të mbyllte dyert për nxënësit në muajin prill.

Është e dhimbshme të humben këto klasa sepse ato u shërbejnë fëmijëve në zonat e largëta ku nuk ka mundësi të tjera për edukim”, tha ai për Radion Azadi.
Talibanët – që janë në pushtet që pothuajse dy vjet – nuk kanë komentuar nëse kanë urdhëruar mbylljen e shkollave. Por, punëtorët e ndihmës, përfaqësuesit e organizatat për të drejtat e njeriut dhe ekspertët e arsimit sugjerojnë se grupi i linjës së ashpër po tenton të sigurohet që nxënësit e rinj të marrim edukim islamik edhe pse qendrat me bazë në komuniteti ndjekin modelin shtetëror.

Kjo, nga ana tjetër, ka çuar në shqetësime se talibanët ose synojnë të mbyllin përgjithmonë shkollat ose t’i përdorin ato si vende për të përhapur botëkuptimin dhe ideologjinë e tyre ekstremiste.

“Është alarmuese”, tha Heather Barr, drejtoreshë për divizionin e të drejtave të grave në Human Rights Watch. “Talibanët me shumë gjasa do të ndryshojnë këto shkolla në një mënyrë që është e dëmshme për nxënësit, veçanërisht vajzat”.

Edukimi ka qenë shënjestra kryesore e politikave ekstremiste të talibanëve që kur ata morën pushtetin në gusht të vitit 2021 dhe ndërmorën hapa për të çrrënjosur edukimin sekular.

Adoleshentet u ndaluan menjëherë të ndiqnin mësimet, pavarësisht premtimeve që talibanët dhanë para komunitetit ndërkombëtar, që ka thënë se qëndrimi i talibanëve ndaj edukimit të vajzave dhe grave është pengesa kryesore që zyrtarisht të njihet qeveria e këtij grupi të linjës së ashpër. Që kur kanë marrë pushtetin, talibanët në mënyrë të vazhdueshme kanë zbatuar ndarje të ashpër gjinore dhe kanë zëvendësuar edukatorët profesionistë me klerikë.

Vitin e kaluar lideri suprem i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada, emëroi aleatët besnikë, Mawlawi Habibullah Agha dhe Nida Mohmmad Nadim, për të udhëhequr Ministrinë e Arsimit, respektivisht Ministrinë e Arsimit të Lartë. 

Të dy kanë punuar me zell për të zgjeruar ndalesën ndaj edukimit të grave dhe kanë tentuar të shndërrojnë shkollat në një mjet për indoktrinim duke ndryshuar kurrikulën, kanë thënë kritikët. Në disa raste, shkollat moderne janë shndërruar në medrese.

Vajzat afgane duke ndjekur mësimet fetare në një medrese private në provincën Parvar. Që nga rikthimi në pushtet, talibanët kanë shndërruar dhjetëra shkolla e universitete publike në seminare islamike. Në dhjetor, talibanët ndaluan gratë që të vijonin mësimet universitare.

Dhe pas lëvizjes së fundit, një zyrtar taliban tha gjatë këtij muaji se qeveria e tij kishte krijuar “medrese xhihadiste” në të paktën pesë provinca. Shumë grupe militante islamiste, përfshirë edhe talibanët, kanë dalë nga shkolla të tilla fetare në Afganistan dhe në Pakistanin fqinj në vitet ’80. Wazhma Tokhi, aktiviste afgane për të drejtat e njeriut që merret kryesisht me të drejtat e grave dhe edukimin në Afganistanin, sugjeroi se mbyllja e fundit e shkollave mund të shihet si një tjetër shembull i vendosmërisë së grupit për të çrrënjosur edukimin sekular.

“Ata duan të shndërrojnë shkollat në medrese”, tha Tokhi.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, që ka financuar shumë qendra me bazë në komunitet, tha se po zhvillon diskutime me talibanët lidhur me “afatet kohore dhe praktike” që këto qendra të kalojnë nën udhëheqjen e organizatave joqeveritare afgane, të cilat marrin fonde nga jashtë dhe kanë një lloj mbrojtje nga talibanët.

Tohki sheh pasoja katastrofale nëse talibanët marrin kontrollin e drejtpërdrejt të qendrave mësimore me bazë në komunitet.

“E ardhmja jonë është shkatërruar”, tha ajo./REL

talibanet afganistan

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë