9 Gusht 2025, 13:44
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë operativë të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, gjatë muajve të fundit, njoftoi të shtunën gjyqësori iranian. Të mërkurën, Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor me emrin Rouzbeh Vadi, i cili u dënua për spiunazh për Izraelin dhe për ndarjen e të dhënave me një tjetër shkencëtar bërthamor, i vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit në qershor, raportuan mediat shtetërore.
Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangiri, u tha gazetarëve në Teheran të shtunën se akuzat ndaj disa prej 20 të arrestuarve janë hedhur poshtë dhe ata janë liruar, por nuk tregoi sa prej tyre saktësisht.
“Gjyqësori nuk do të tregojë asnjë mëshirë ndaj spiunëve dhe agjentëve të regjimit sionist, dhe me vendime të forta do t’i bëjë shembull për të gjithë”, citohet të ketë thënë Jahangiri nga mediat iraniane.
Ai tha se hollësitë e plota do të bëhen të ditura sapo të përfundojnë hetimet. Ekzekutimi i iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin është rritur ndjeshëm këtë vit, pasi në muajt e fundit janë kryer të paktën tetë ekzekutime.
Izraeli kreu 12 ditë sulme ajrore ndaj Iranit në qershor, duke shënjestruar gjeneralët më të lartë, shkencëtarët bërthamorë, objektet bërthamore, si dhe lagjet e banuara. Irani u kundërpërgjigj me një breshëri raketash dhe dronësh ndaj Izraelit.
Grupi për të drejtat e njeriut, HRANA, raportoi për 1.190 viktima iraniane gjatë 12 ditëve të sulmeve izraelite, përfshirë 436 civilë dhe 435 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Autoritetet izraelite thanë se 28 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmit hakmarrës të Iranit./ REL
lindje e mesme
Bota
9 Gusht 2025, 10:28
M.B
Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e akuzoi Gjermaninë se me vendimin e saj për...
Bota
9 Gusht 2025, 10:04
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kundërshtuar të shtunën një samit të caktuar midi...
Bota
9 Gusht 2025, 07:45
M.B
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin më ...
Bota
9 Gusht 2025, 07:18
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Analiza sugjeron se kjo varet nga lloji i kulturës që drejtuesit duan të ndërtojnë.
“Nuk ka të b...
Bota
9 Gusht 2025, 07:14
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Keqardhje për Tommy Norris dhe homologët e tij në botën reale, shkruan The Economist.Tommy Norris, një perso...
Bota
8 Gusht 2025, 22:44
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Një takim Trump-Putin është propozuar nga të dyja palët për njëfarë kohe. P...
Bota
8 Gusht 2025, 22:38
E. D
Jim Lovell
SHBA- Astronauti dhe komandanti i misionit të famshëm Apollo 13, Jim Lovell, ka ndërruar jetë në moshën 97-vje&cce...
Bota
8 Gusht 2025, 22:25
foto ilustruese
FRANCË- Ministria e Jashtme franceze ka dënuar sot me tone të ashpra planin e qeverisë izraelite për Gaz&eum...
Bota
8 Gusht 2025, 21:52
E. D
Enver Hasani
KOSOVË- Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evrop...
Bota
8 Gusht 2025, 21:48
E. D
David Lammy dhe JD Vance
SHBA- Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë të premten se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndër m...