LIVE UPDATES
Bota

Të goditur nga tarifat e Trump-it, India dhe Kina kërkojnë një rinisje të marrëdhënieve ekonomike

Vizita e Modi-t në Kinë mund të zbusë disa armiqësi dhe të dërgojë një mesazh shumë të qartë për Uashingtonin se India ka opsione.

31 Gusht 2025, 09:16 Nga V.Ç
Të goditur nga tarifat e Trump-it, India dhe Kina kërkojnë
Në foto: Narendra Modi dhe Xi Jinping

KINË - Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, mbërriti në Kinë të dielën për t'u takuar me liderët aziatikë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Që prej së mërkurës, tarifat mbi mallrat indiane të destinuara për SHBA, si diamantet dhe karkalecat, janë rritur në 50%, si një formë ndëshkimi nga presidenti amerikan për blerjet e vazhdueshme të naftës ruse nga India. Ekspertët thonë se këto tarifa rrezikojnë të lënë pasoja afatgjata në sektorin e eksporteve të Indisë dhe në objektivat e saj ambicioze për rritje ekonomike.

Edhe Xi Jinping i Kinës po përpiqet të ringjallë një ekonomi të ngadalësuar, në një kohë kur tarifat tepër të larta nga ana e SHBA kërcënojnë të prishin planet e tij. Në këtë sfond, udhëheqësit e dy vendeve më të populluara në botë mund të kërkojnë një rinisje të marrëdhënieve të tyre, të cilat më parë janë karakterizuar nga mosbesimi, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve kufitare.

"Thjesht, ajo që ndodh në këtë marrëdhënie ka rëndësi për gjithë botën," shkruajnë Chietigj Bajpaee dhe Yu Jie nga Chatham House.

"India nuk do të ishte kurrë pengesë ndaj Kinës që Perëndimi, veçanërisht SHBA, shpresonte... Vizita e Modi-t në Kinë mund të jetë një pikë kthese."


Çfarë do të sillte një marrëdhënie më e fortë mes tyre?

India dhe Kina janë fuqi ekonomike – ekonomia e pestë dhe e dyta më e madhe në botë. Por me rritjen e Indisë që pritet të qëndrojë mbi 6%, një ekonomi me vlerë 4 trilionë dollarë dhe treg i aksioneve prej 5 trilionë dollarësh, pritet të ngjitet në vendin e tretë deri në vitin 2028, sipas FMN-së.

"Ndërsa bota tradicionalisht është fokusuar në marrëdhënien më të rëndësishme bilaterale – SHBA-Kinë – tani është koha të fokusohemi më shumë në mënyrën si Kina dhe India mund të bashkëpunojnë," thotë Qian Liu, themeluese e kompanisë Wusawa Advisory në Pekin.

Por marrëdhënia është shumë sfiduese. Të dy vendet kanë një mosmarrëveshje kufitare të pazgjidhur, që përfaqëson një rivalitet më të thellë dhe të gjerë. Përleshje të dhunshme ndodhën në Luginën Galwan të Ladakh në qershor 2020, periudha më e rëndë e armiqësisë mes dy vendeve në më shumë se katër dekada. Pasojat ishin kryesisht ekonomike, fluturimet direkte u ndaluan, vizat dhe investimet kineze u pezulluan, duke ngadalësuar projektet infrastrukturore. India ndaloi mbi 200 aplikacione kineze, përfshirë TikTok-un.

"Nevojitet dialog për të përballuar më mirë pritshmëritë e fuqive të tjera që e shohin marrëdhënien Indi-Kinë si faktor kyç për stabilitetin e Azisë," thotë Antoine Levesques nga IISS.

Ka edhe ndasi të tjera, përfshirë Tibetin, Dalai Lamën, mosmarrëveshjet për ujërat, për shkak të planeve të Kinës për ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë në një lumë që ndanë dy vendet, si dhe tensionet me Pakistanin pas sulmit në Pahalgam. India gjithashtu nuk ka marrëdhënie të mira me shumicën e fqinjëve të saj në Azinë Jugore, ndërsa Kina është partner kryesor tregtar për Pakistanin, Bangladeshin, Sri Lankën dhe Afganistanin.

"Do të habitesha nëse BYD do të hapte fabrikë në Indi, por mund të ketë fitore të vogla," thotë Priyanka Kishore nga Asia Decoded.

Është njoftuar se fluturimet direkte do të rifillojnë, dhe mund të ketë lehtësime në viza e marrëveshje të tjera ekonomike.

Qëndrimi i Indisë ka ndryshuar

Sidoqoftë, marrëdhënia mes Delhit dhe Pekinit mbetet një aleancë e pakëndshme, sipas Kishore.

"Mos harroni se dikur SHBA dhe India po afroheshin për të krijuar balancë në marrëdhënie me Kinën," shton ajo.

Por India është aktualisht e çoroditur nga qëndrimi i SHBA: Kështu që është një lëvizje e zgjuar, dhe përputhet me narrativën shumëpolare që të dyja vendet besojnë.

Modi po udhëton drejt Kinës për takimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), një trup rajonal që synon të projektojë një botëkuptim alternativ ndaj Perëndimit. Anëtarët përfshijnë Kinën, Indinë, Iranin, Pakistanin dhe Rusinë. Në të kaluarën, India e ka minimizuar rëndësinë e kësaj organizate. Dhe kritikët thonë se ajo nuk ka arritur rezultate të mëdha. Në takimin e ministrave të mbrojtjes të SCO në qershor, nuk pati një deklaratë të përbashkët, pasi India kundërshtoi mospërmendjen e sulmit të 22 prillit mbi turistët hindu në Kashmir, që çoi në përleshjet më të ashpra me Pakistanin në dekada.

Por ekspertët thonë se përkeqësimi i marrëdhënieve të Delhit me Uashingtonin e ka bërë Indinë të rizbulojë dobinë e SCO-së. Ndërkohë, Kina vlerëson simbolikën e solidaritetit me vendet e Jugut Global përballë kaosit tarifor të Trump-it. Grupi BRICS, ku bëjnë pjesë Kina, India, Rusia, Brazili dhe Afrika e Jugut, është gjithashtu në shënjestër të Trump-it, i cili ka kërcënuar me tarifa shtesë mbi vendet anëtare. Modi u takua për herë të fundit me Xi dhe Putinin në samitin e BRICS në Rusi në tetor 2024. Javën e kaluar, ambasadorët rusë deklaruan se Moska shpreson për bisedime trilaterale me Kinën dhe Indinë së shpejti.

"Duke shfrytëzuar avantazhet përkatëse, fuqinë prodhuese të Kinës, fuqinë e sektorit të shërbimeve të Indisë, dhe burimet natyrore të Rusisë, ata mund të reduktojnë varësinë nga SHBA, të diversifikojnë tregjet dhe të riformësojnë rrjedhat globale të tregtisë," shkruajnë Bajpaee dhe Yu.

Delhi po shfrytëzon gjithashtu aleancën rajonale, me Modi-n i cili u ndal dhe në Japoni teksa ishte nisur në një udhëtim drejt Kinës.

"ASEAN-i dhe Japonia do ta mirëprisnin një bashkëpunim më të ngushtë mes Kinës dhe Indisë. Kjo ndihmon zinxhirët e furnizimit dhe idenë e një ‘Prodhimi në Azi për Azinë’," thotë znj. Kishore.

Si mund të bashkëpunojnë Kina dhe India në aspektin ekonomik?

India mbetet e varur nga Kina për prodhimin, pasi importon prej saj lëndë të para dhe përbërës të tjerë. Ajo ka të ngjarë të kërkojë ulje të tarifave mbi mallrat kineze. Politikat industriale të ashpra të Indisë deri më tani e kanë penguar që të përfitojë nga zhvendosja e zinxhirëve të furnizimit nga Kina drejt Azisë Juglindore, sipas ekspertëve. Ka hapësirë për partneritet, thotë Kishore, ku India mund të propozojë të prodhojë më shumë në fushën e elektronikës. Ajo vëren se Apple prodhon AirPods dhe pajisje të tjera në Vietnam, ndërsa iPhone në Indi, kështu që nuk ka mbivendosje.

"Përmirësimi i shpejtësisë së aprovimit të vizave do të ishte një fitore e lehtë edhe për Kinën. Ajo dëshiron akses në tregun indian, qoftë drejtpërdrejt ose përmes investimeve. Po përballet me një treg amerikan në tkurrje, ka mbushur tashmë tregjet e ASEAN-it, dhe shumë aplikacione kineze si Shein dhe TikTok janë të ndaluara në Indi," thotë Kishore.

"Pekini do ta mirëpriste mundësinë për të shitur tek 1.45 miliardë njerëz."

Duke pasur parasysh kompleksitetin e marrëdhënies, një takim i vetëm nuk pritet të sjellë shumë ndryshime. Ka ende shumë rrugë për të përmirësuar lidhjet mes Kinës dhe Indisë. Por vizita e Modi-t në Kinë mund të zbusë disa armiqësi dhe të dërgojë një mesazh shumë të qartë për Uashingtonin se India ka opsione./Dosja.al

kina india shba tarifat e trump

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë