LIVE UPDATES
Bota

Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët e pacientëve në QKUK

Në çdo shtrat, përveç pacientit, qëndron pranë edhe një bashkëshort, një fëmijë apo një prind, duke pritur në heshtje kalimin edhe të një dite tjetër.

23 Shkurt 2026, 22:07 Nga DOSJA

Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për

KOSOVË- Në dhomat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), familjarët janë pjesë e përditshmërisë - jo si vizitorë, por si kujdestarë.

Në çdo shtrat, përveç pacientit, qëndron pranë edhe një bashkëshort, një fëmijë apo një prind, duke pritur në heshtje kalimin edhe të një dite tjetër.

Në mungesë të kujdesit të mjaftueshëm institucional, ata janë bërë hallkë e padeklaruar e trajtimit: ushqejnë pacientët, ua sjellin ilaçet që mungojnë, i ndihmojnë të lëvizin dhe i mbikëqyrin madje edhe gjatë natës.

Orë të tëra i kalojnë ulur në karrige dhe, kur kanë fat, mund të pushojnë për pak kohë në ndonjë shtrat të lirë.

Për këtë rol, që shpesh është jetik, ata duhet edhe të paguajnë.

Vendimi i menaxhmentit të QKUK-së që obligon përcjellësit të paguajnë nga tri euro për natë, për të qëndruar pranë të afërmve të tyre, ka shkaktuar pakënaqësi mes familjarëve, të cilët thonë se janë detyruar të marrin përsipër përgjegjësi që duhet t’i mbulojë vetë sistemi shëndetësor.

Kosova ka një sistem shëndetësor publik të financuar kryesisht nga buxheti i shtetit, por me burime të kufizuara dhe pa një sistem funksional të sigurimeve shëndetësore universale.

Remzije Berisha ka më shumë se dhjetë ditë që nuk është ndarë nga bashkëshorti i saj në Klinikën e Neurokirurgjisë.

“Jam këtu gjatë gjithë kohës dhe kujdesem për të”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Mjekët kanë thënë se duhet të jetë gjithmonë dikush pranë tij. Derisa ta lirojnë, unë nuk largohem”, thotë Remzija, ndërsa qëndron e ulur në të njëjtin shtrat me bashkëshortin.

Ajo tregon se netët i kalon aty, mes lodhjes dhe pasigurisë.

“Rri dhe fle këtu si të mundem. Nuk dua t’ua vështirësoj punën mjekëve dhe infermierëve, por kur kemi nevojë, duhet t’i thërrasim. Ata kanë edhe shumë pacientë të tjerë”, thotë Remzija.

Në të njëjtën dhomë, Durina Sylaj nga Deçani kalon ditët dhe netët në një karrige, duke u kujdesur njësoj për bashkëshortin e saj.

“Aq sa di dhe mundem, kujdesem për të”, thotë ajo, duke shtuar se nuk ka ankesa për përkushtimin e stafit, por se vëren mungesën e infermierëve.

Disa metra larg, në Klinikën e Neurologjisë, një tjetër familjar kujdeset për nënën e tij 80-vjeçare 24 orë në ditë.

Në dhomën e saj ndodhet vetëm një shtrat dhe dy karrige të vjetra.

“Mjekët kanë rekomanduar që të mos lihet vetëm asnjë moment. Ne e ushqejmë dhe kujdesemi që të mos i largojë tubat e oksigjenit”, thotë ai, por nuk do që të identifikohet.

Në një dhomë tjetër, edhe Lindita kujdeset për bashkëshortin e saj, i cili nuk mund të lëvizë.

Ajo thotë se e ndihmon t’i kryejë edhe nevojat më bazike.

“Jam këtu prej disa ditësh. Vetëm një natë kam pasur fatin të fle pak në një shtrat të lirë. Përndryshe, gjithë kohën kam qëndruar në karrige. Burri ka nevojë për ndihmë të vazhdueshme. Atë që e bëjmë ne familjarët, nuk e bëjnë infermierët”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Pavarësisht këtij realiteti, familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve duhet të paguajnë nga tri euro për natë.

Të gjithë përcjellësit me të cilët bisedoi REL-i, janë të indinjuar nga ky vendim, por i janë bindur atij, për shkak të nevojës dhe mungesës së alternativave.

Në QKUK thonë se kujdesi për pacientët ofrohet nga mjekët dhe infermierët në përputhje me kushtet dhe kapacitetet ekzistuese.

Sipas një përgjigjeje me shkrim që ky institucion i dha Radios Evropa e Lirë, kjo tarifë ka nisur të zbatohet këtë muaj për të gjithë përcjellësit e pacientëve mbi 15 vjeç, në përputhje me udhëzimet administrative.

“Ky obligim zbatohet në të gjitha klinikat, me përjashtim të Klinikës së Onkologjisë dhe klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht se pacientët mund të jenë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së”, thuhet në përgjigje.

Disa orë pas publikimit të artikullit nga REL-i, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), që mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, reagoi në Facebook, duke sqaruar se “ky vendim buron nga Udhëzimi Administrativ për bashkëpagesat për shërbimet shëndetësore”.

“Është e rëndësishme të sqarohet se roli i personit shoqërues është mbështetës dhe emocional. Kujdesi shëndetësor mbetet përgjegjësi e stafit profesional. Çdo pretendim për mangësi në ofrimin e shërbimeve duhet të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë dhe jo të përgjithësohet”, tha SHSKUK-ja.

Por, përfaqësuesit e pacientëve e konsiderojnë këtë vendim të padrejtë dhe problematik.

Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës thotë se vendimi reflekton dështimin institucional.

“Institucionet, në vend që t’i përmbushin detyrimet e veta, ua transferojnë përgjegjësinë familjarëve, të cilët nuk janë profesionistë shëndetësorë. Për më tepër, u kërkojnë edhe pagesë. Kjo është absurde”, thotë Kodra për Radion Evropa e Lirë.

Ai paralajmëron se prania e vazhdueshme e familjarëve në dhomat e spitalit, shpesh pa kushte të përshtatshme, mund të rrisë rrezikun e infeksioneve brendaspitalore si për pacientët, ashtu edhe për vetë familjarët.

Vitin e kaluar, vetëm në Qendrën e Mjekimit Intensiv në QKUK, infeksionet brendaspitalore kanë prekur mbi 70% të pacientëve gjatë disa muajve të vitit, ndërsa në Neonatologji, ku trajtohen foshnjat më të brishta, përqindja ka kaluar 20.

Problemet e tjera që përcjellin vazhdimisht QKUK-në, përfshijnë edhe listat e gjata të pritjes së pacientëve, mungesën e barnave dhe kushtet e dobëta infrastrukturore - deri te mungesa e çarçafëve dhe sapunëve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në QKUK janë të punësuar rreth 2.000 infermierë.

Megjithatë, sistemi shëndetësor përballet me një sfidë të vazhdueshme: largimin e profesionistëve shëndetësorë nga vendi.

Të dhënat që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Oda e Mjekëve të Kosovës tregojnë se nga viti 2018 deri në vitin 2021 janë lëshuar 493 certifikata për mjekë që planifikonin të punonin jashtë vendit.

Ky trend ka vazhduar edhe në vitet pasuese.

Ngjashëm ndodh edhe me infermierët - mesatarisht, rreth 300 infermierë largohen çdo vit nga Kosova, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të pagave më të larta dhe kushteve më të mira të punës.

Ky fenomen është i pranishëm edhe në spitale rajonale të Kosovës.

Ai ka reduktuar kapacitetet e sistemit dhe ka rritur barrën mbi stafin e mbetur, por, në mënyrë indirekte, edhe mbi familjarët e pacientëve.

“... për shkak të mungesës së infermierëve, ne po detyrohemi të kujdesemi vetë për të afërmit tanë. Pagesa nuk mendoj se është në rregull”, thotë një përcjellës që prej ditësh kujdeset për babanë në repartin e Kirurgjisë Abdominale./REL

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë