6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Temperaturat të enjten në Kosovë arritën 35 gradë celsius, dhe Ministria e Shëndetësisë lëshoi një rekomandim me masa mbrojtëse për punëtorët dhe grupet e ndjeshme të popullsisë kundër temperaturatve të larta, për periudhën 3 deri 10 korrik.
BALLKAN- Ballkani Perëndimor po përballet me një thatësirë të madhe si pasojë e një vale të nxehtësisë që e ka goditur rajonin, duke shkaktuar pengesa në jetën e përditshme dhe duke krijuar telashe në bujqësi dhe energji. Temperaturat të enjten në Kosovë arritën 35 gradë celsius, dhe Ministria e Shëndetësisë lëshoi një rekomandim me masa mbrojtëse për punëtorët dhe grupet e ndjeshme të popullsisë kundër temperaturatve të larta, për periudhën 3 deri 10 korrik.
Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg diellit të drejtpërdrejtë dhe paralajmëroi fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje, të qëndrojnë në shtëpi. Mungesa e ujit bëri që të mbyllet pishina në natyrë e kryeqytetit Prishtinë, e cila përdorej nga njerëzit për t’u freskuar gjatë nxehtësisë së verës.
Pishina e Germisë, në periferi të qytetit, u ndërtua në fund të viteve ‘80 si një destinacion rekreativ dhe konsiderohet njëra prej pishinave më të mëdha në kontinent. Në këtë kohë vitin e kaluar, pishina e Germisë kishte midis 4.000 dhe 5.000 vizitorë në ditë.
Parku Germia, i njohur për bukurinë natyrore dhe mundësitë rekreative, ndodhet mes kodrave dhe maleve që furnizojnë me ujë pishinën. Por, këtë vit, stafi i pishinës nuk ia doli t’i sigurojë 20.000 metra kub ujë të nevojshëm. Në vitet e kaluara, pishina mbushej brenda gjashtë ditëve, por këtë vit do të nevojiten më shumë se tri javë për shkak të thatësirës, tha menaxheri Bardh Krasniqi.
“Për shkak të valës së fortë të nxehtësisë që po ndikon tani në vend dhe rajon, fatkeqësisht nuk kemi mundur ta hapim pishinën më të madhe në vend”, tha Krasniqi për Associated Press.
Në Shqipërinë qendrore, temperaturat të enjten arritën në 40 gradë celsius dhe meteorologët paralajmëruan se reshjet e shiut do të jenë të rralla deri në shtator.
Lumenjtë pothuajse janë tharë për shkak të mungesës së reshjeve gjatë dimrit dhe pranverës. Temperaturat e larta kanë detyruar autoritetet shqiptare t’i ndihmojnë bujqit me rrjete për vaditje. Një projekt për marrjen e ujit nga lumi Mat në veri për të ndihmuar në vaditjen e rreth 4.000 hektarëve tokë bujqësore në zonë, përfundoi të martën.
Kjo gjendje ka ndikuar keq edhe në prodhimin e rrymës në Shqipëri, e cila kryesisht prodhohet nga stacionet hidroelektrike në veri të vendit. Korporata Kombëtare e Energjisë shpenzoi deri në 60 milionë euro për të importuar rrymë në gjysmën e parë të këtij viti.
Instituti Shtetëror Meteorologjik i Serbisë ka paralajmëruar se “thatësira ekstreme” po ndikon në kulturat bujqësore të vendit, ndërsa nivelet e ujit në lumenj dhe liqene janë ulur.
Qytetet e vogla dhe fshatrat në Serbi përballen gjithashtu me kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm. Gjatë valës së nxehtësisë së javës së kaluar në Evropë, temperaturat e larta arritën deri në 46.6 C në Mora, Portugali. Zjarret në natyrë janë të shpeshta në rajon gjatë verave të nxehta dhe të thata./REL
Donal Trump dhe Vladimir Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se se gjatë ditës së sotme do të zhvilloj&e...
Foto SERBI- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t'i shtyjnë t&...
Foto EGJIPT- Një krim i tmerrshëm është regjistruar në një fshat në Minya në Egjipt ku një baba dyshohet ...
Foto GAZA- Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë njoftoi se forcat izraelite vranë të paktën 25 persona të enjten, përfshi...
Foto SERBI- Protestat në Serbi vijojnë prej kohësh ndërsa një numër i madh qytetarësh u arrestuan dhe u sulmuan nga...
pamje nga serbia SERBI- Policia e Serbisë ka ndërhyrë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut në disa lokacione në Beograd dhe ...
Foto JAPONI- Një tërmet i ri me magnitudë 5.5 ballë, sipas të dhënave fillestare, goditi një ishull të largët ...
Foto KRETË- Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët për të vënë nën kontroll zjarrin që po...
foto ilustruese BRITANI- Katër aktivistë pro-palestinezë janë akuzuar pasi hynë në mënyrë të paligjshme në...
Foto POLONI- Opozita në Poloni po ushtron presion mbi qeverinë pro-evropiane për shkak të politikës ndaj migracionit. Me kontrolle...