55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
Teherani i dënoi deklaratat e Trumpit, teksa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, e quajti propozimin e udhëheqësit amerikan një “precedent nxitës”.
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se çdo dëm i shkaktuar ndaj anijeve ose anijeve të mallrave, në mes të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, do të kompensohet duke përdorur asetet iraniane që janë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Kjo deklaratë nxiti reagim të menjëhershëm nga Teherani.
“Nga tash e tutje, çdo dhe i gjithë dëmi që i shkaktohet anijeve, anijeve të mallrave apo çdo gjëje që lidhet me to, do të paguhet me paratë iraniane që Shtetet e Bashkuara i kanë në zotërim dhe i kontrollojnë”, shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social më 24 korrik.
Teherani i dënoi deklaratat e Trumpit, teksa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, e quajti propozimin e udhëheqësit amerikan një “precedent nxitës”.
“Sekuestrimi i aseteve të një shteti tjetër për të paguar pretendime në të ardhmen që nuk kanë lidhje me to është një precedent nxitës”, shkroi Araqchi në një postim në X.
Ai paralajmëroi se “ata që festojnë ose përfitojnë nga këto fonde duhet të kujtojnë se sapo qeveritë ta normalizojnë konfiskimin, asetet e askujt nuk do të jenë më të sigurta”, duke shtuar se “kaosi që do të pasojë nuk do të jetë as i bukur dhe as paqësor”.
Këto zhvillime vijnë teksa Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) tha se forcat e saj kanë përfunduan natën e 13-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit, duke shtuar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për kalim detar.
“CENTCOM ka goditur komanda qendrore të ushtrisë iraniane, depo të dronëve, rrjete komunikimi, vende për vëzhgim detar dhe aftësi detare për të reduktuar edhe më shumë kërcënimi që Irani paraqet ndaj marinarëve civilë dhe anijeve tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit”, u tha në njoftimin e Komandës amerikane të publikuar në X më 24 korrik.
“Rruga ujore ndërkombëtare mbetet e hapur për lundrim pavarësisht sulmeve të fundit nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike. Anijet tregtare vazhdojnë të lundrojnë lirshëm nëpër ngushticë me mbështetjen e ushtrisë amerikane”, shtoi CENTCOM.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur, teksa një armëpushim i arritur në mes të qershorit u zhbë dhe palët rinisën sulmet pasi Uashingtoni e akuzoi Teheranin për sulme ndaj anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ngushtica e Hormuzit është rrugë kyç detare, pasi nëpër të kalon një e pesta e naftës dhe gazit në botë. SHBA-ja ka thënë se Irani po e përdor këtë ngushticë si mjet presioni, duke argumentuar se ajo është një korridor ndërkombëtar që mbrohet nga e drejta ndërkombëtare./REL
Pamje nga takimi Diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u takuan të enjten duke ringjallur p&eu...
Foto ilustruse Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit mbi 100 dollarë për fuçi më 23 korrik, për her&e...
Departamenti i Shtetit i SHBA-së SHBA- Departamenti i Shtetit i SHBA-së po u bën thirrje amerikanëve të jenë të...
Foto ilustruese GJERMANI- Një 20-vjeçar gjerman është arrestuar pasi hyri me forcë në një degë banke dh...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka deklaruar se po e shqyrton seriozisht rifillimin e një operacioni të madh ushtarak kundër&...
Pamje KINA-Një rrëshqitje e dheut që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin jugperëndimor kinez të Chongqing ka ...
Foto ilustruese SHBA- Transporti detar vazhdoi normalisht në Detin e Kuq të hënën, pavarësisht sulmeve nga rebel&eu...
Foto ilustruse Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Manila të Filipineve. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, iu kundërpërgjigj ashp&e...
Nicolas Maduro SHBA- Prokurorët amerikanë akuzojnë Maduron se ka përdorur fuqinë e shtetit venezuelian për të mbro...