Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Trump, nënpresidenti JD Vance dhe disa drejtues të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë u larguan me shpejtësi nga agjentët e shërbimit sekret pasi u dëgjuan të shtëna pranë një pike kontrolli jashtë sallës ku Trump po përgatitej të mbante fjalim.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se sulmi me armë në darkën me gazetarët e Shtëpisë së Bardhë nuk do ta ndalojë atë nga fitimi i luftës me Iranin. Ai shtoi se nuk beson se incidenti lidhet me konfliktin në Lindjen e Mesme.
“Nuk do të më ndalojë nga fitimi i luftës në Iran. Nuk e di nëse kishte ndonjë lidhje me këtë. Sinqerisht, nuk besoj, bazuar në atë që dimë”, tha Trump në një konferencë për shtyp natën e 25 prillit, rreth 40 minuta pas të shtënave me armë zjarri në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në një hotel në Uashington.
Trump, nënpresidenti JD Vance dhe disa drejtues të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë u larguan me shpejtësi nga agjentët e shërbimit sekret pasi u dëgjuan të shtëna pranë një pike kontrolli jashtë sallës ku Trump po përgatitej të mbante fjalim.
Zyrtarët thanë se motivet e të dyshuarit nuk dihen ende. I dyshuari u arrestua dhe ndaj tij pritet të ngrihet aktakuzë më 27 prill. Ndërkohë, Trump e anuloi të shtunën një udhëtim të planifikuar për në Pakistan nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, për bisedime me Iranin për arritjen e paqes.
“Thjesht e anulova udhëtimin e përfaqësuesve të mi që do të shkonin në Islamabad, Pakistan, për t’u takuar me iranianët. Shumë kohë e humbur nëpër udhëtime, shumë punë! Përveç kësaj, ka përçarje të mëdha dhe hutim brenda ‘udhëheqjes’ së tyre”, tha Trump.
Më pas, Trump u citua nga Axios duke thënë në një intervistë të shkurtër se anulimi i udhëtimit nuk do të thotë automatikisht rifillim i luftës me Iranin. Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, e zhvilloi atë që e quajti “turne në kohën e duhur” në kryeqytetin pakistanez të shtunën, për t’i bashkërenduar “çështjet dypalëshe” me zyrtarët pakistanezë, para se të vazhdonte drejt Omanit dhe Rusisë.
Irani e ka kushtëzuar rikthimin në tryezën e bisedimeve me heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, një kërkesë që Trump deri tani e ka hedhur poshtë. Teherani gjithashtu e ka hedhur poshtë zgjatjen e njëanshme të armëpushimit nga Trump si “të pakuptimtë” derisa bllokada vazhdon të mbetet në fuqi.
Qëkur SHBA-ja dhe Izraeli nisën bombardimet në Iran më 28 shkurt, zyrtarët amerikanë dhe iranianë kanë mbajtur një rund bisedimesh për paqe, më 11-12 prill në Pakistan, por nuk arritën marrëveshje për përfundimin e luftës.
SHBA- Udhëheqësit nga e gjithë kanë dënuar sulmin në darkën e Donald Trump dhe gazetarëve të Shtëpisë s...
SHBA- Autoritetet amerikane kanë identifikuar autorin e atentati të dështuar në darkën e Donald Trump dhe gazetarëve të Sht...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar se çfarë i tha bashkëshortja e tij, Melania,&n...
SHBA- Pamje të reja janë publikuar nga atentati i dështuar në darkën e Donald Trump dhe gazetarëve të Shtëpisë s&...
SHBA- Erica Kirk e veja e aktivistit të vrarë konservator Charlie Kirk u shfaq dukshëm e shqetësuar dhe me lot në sy nd&eum...
SHBA- Personi i armatosur që hapi zjarr në Darkën vjetore të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të ...
Shpërthimi në centralin bërthamor të Çernobilit konsiderohet si aksidenti më i madh bërthamor i shekullit të 20-t&eu...
SHBA- Sulmi me armë që ndodhi në hotelin Hilton Washington në Connecticut Avenue, është i i njëjti hotel ku në vi...
Cole Thomas Allen SHBA- Autori i dyshuar i të shtënave gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Ba...
Ky vit ka sjellë shumë artikuj që e krahasojnë varësinë nga rrjetet sociale me duhanin, ndërsa autoritetet dhe gjykatat po ...