Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Trump tha se tarifat do të mbeten në fuqi derisa të dyja vendet të ndalin kalimin në Amerikë të drogës, veçanërisht të fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm.
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se në ditën e tij të parë në detyrë do të vendoste një tarifë 25% për të gjitha produktet nga Meksika dhe Kanadaja, dhe një tarifë shtesë prej 10% për mallrat nga Kina, duke përmendur rolin e tyre në emigracionin e paligjshëm dhe tregtinë e drogave të paligjshme.
“Më 20 janar, në mesin e shumë Urdhrave të parë Ekzekutiv, unë do të nënshkruaj të gjitha dokumentet e nevojshme për të vendosur 25 për qind tarifë ndaj të gjitha produkteve nga Meksika dhe Kanadaja që hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një postim të zotit Trump në rrjetin “Truth Social”.
Trump tha se tarifat do të mbeten në fuqi derisa të dyja vendet të ndalin kalimin në Amerikë të drogës, veçanërisht të fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm.
Presidenti i zgjedhur gjithashtu akuzoi Kinën se nuk ka ndërmarrë veprime mjaft të forta për të ndalur rrjedhën e drogave të paligjshme që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit meksikan.
"Ne do të vendosim një tarifë prej 10 për qind ndaj të gjitha produkteve të Kinës që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nuk do të hiqet derisa ata të ndalin rrjedhën e drogës", thuhet në postimin e zotit Trump.
Presidenti i zgjedhur është zotuar më parë t'i japë fund statusit tregtar të vendit më të favorizuar që gëzon Kina dhe të vendosë mbi 60 për qind tarifa ndaj importeve kineze, shumë më të larta se ato të vendosura gjatë mandatit të tij të parë.
Ekonomia kineze është në një pozitë shumë më të vështirë, duke patur parasysh rënien e tregut të shtëpive dhe pasurive të patundshme, rreziqet nga borxhi publik dhe dobësimi i kërkesave të konsumit të brendshëm.
Dollari u rrit me më shumë se 2% kundrejt pesos meksikane, pas publikimit të komenteve të zotit Trump në platformën e tij të mediave sociale./ VOA
Rutte dhe Erdogan TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Tur...
protestuesit PAKISTAN- Mijëra mbështetës të ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Imran Khan, depërtuan nëp&...
Cessna 206 Stationair, KOSTA RIKA- Një aeroplan i vogël me gjashtë persona në bord u rrëzua të hënën në juglin...
permbytjet BRITANI- Një pastrim i madh është duke u zhvilluar pas përmbytjeve "shkatërruese" të shkaktuara nga stuhia Bert, p...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe gjykatësja federale Tanya Chutkan. SHBA- Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën &cced...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Ushtria izraelite nisi një fushatë sulmesh ajrore në të gjithë Libanin të hënën, du...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në...
Foto ilustruese LITUANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rrëzimi i një avioni mallrash në Li...
Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka zhvilluar një intervistë me Stephen Sackur n&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes TURQI- Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 20:10 në rafineritë e kompanisë Tupras, në zon&eum...