LIVE UPDATES
Bota

Trump thotë se SHBA-ja fitoi, por lufta kundër Iranit do të vazhdojë

Trump ka thënë se sulmet amerikano-izraelite në Iran, që kanë nisur më 28 shkurt, “virtualisht kanë shkatërruar” këtë shtet të Lindjes së Mesme, duke ia vrarë një pjesë të konsiderueshme të udhëheqësisë, dhe duke ia dëmtuar forcat e armatosura e programin bërthamor.

12 Mars 2026, 14:50 Nga E. D

Trump thotë se SHBA-ja fitoi, por lufta kundër Iranit do të

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara e kanë “fituar” luftën kundër Iranit, por që forcat ushtarake amerikane do t’i vazhdojnë sulmet derisa të përfundojë e gjithë puna. Ndërkohë, Teherani vazhdon të godasë anije në rajon dhe zotohet për sulme tjera.

“Asnjëherë nuk parapëlqehet të thuhet shumë herët se fituam. Ne fituam. Qysh në orët e para”, ka thënë Trump në një tubim të mbajtur në Kentaki më 11 mars.

Komentet prej Trumpit dhe Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të ndryshme të ditët e fundit - prej spekulimeve që lufta do të zgjaste katër deri në gjashtë javë, deri te mundësia që mund të përfundojë “shpejt”.

Sulmet ndaj marinës iraniane

Trump ka thënë se sulmet amerikano-izraelite në Iran, që kanë nisur më 28 shkurt, “virtualisht kanë shkatërruar” këtë shtet të Lindjes së Mesme, duke ia vrarë një pjesë të konsiderueshme të udhëheqësisë, dhe duke ia dëmtuar forcat e armatosura e programin bërthamor.

Megjithatë, presidenti dhe të tjerë në administratën e tij kanë dhënë sinjale se nuk do të lëshojnë pe kur vjen puna te sulmet.

“Nuk duam të largohemi herët, apo jo? Na duhet ta përfundojmë punën”, ka thënë Trump.

Izraeli e ka bërë të qartë se nuk është gati t’i japë fund fushatës ushtarake, përfshirë sulmet në Liban kundër forcave të Hezbollahut – aleatë të Iranit - duke thënë se “një mori shënjestrash” vazhdojnë të ekzistojnë.

Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

“Ne do ta zgjerojmë operacionin tonë”, ka thënë zëdhënësi ushtarak izraelit, Effie Defrin më 11 mars.

Në orët e hershme të 12 marsit, ushtria izraelite ka bërë të ditur për “një valë të zgjeruar sulmesh në Teheran – njoftime pothuajse të përditshme në ditët e fundit.

Trump ka thënë se forcat amerikane kanë goditur anije iraniane në Ngushticën e Hormuzit teksa rriten shqetësimet se Teherani mund të mendojë ndonjë fushatë të përdorimit të minave nënujore në njërën prej rrugëve detare më të rëndësishme në botë.

“Ne goditëm 28 anije minash deri më tani”, u ka thënë Trump gazetarëve, një ditë pasi ushtria amerikane ka bërë të ditur se i ka shkatërruar 16 sosh.

Mediat Reuters dhe CNN, duke cituar burime amerikane, kanë thënë se Irani ka vendosur dhjetëra mina në Ngushticë. Reuters e ka cituar një burim të ketë thënë se minat janë vendosur “ditëve të fundit” dhe që shumica e lokacioneve dihen.

Duke qenë se bota rrezikon të përballet me krizë energjetike, për shkak të problemeve në qarkullim të anijeve në rajonin e Gjirt, liderët perëndimorë kanë nisur të marrin vendime për të parandaluar rritjen e madhe të çmimeve.

Më 11 mars, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta lëshojnë një sasi të rezervave strategjike të naftës për të shtensionuar situatën.

Departamenti amerikan i Energjisë ka bërë të ditur më vonë se do të lëshojë 172 milionë fuçi naftë, në koordinim me 32 shtete tjera që i përkasin Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Kjo agjenci ka thënë se vendet anëtare janë pajtuar në mënyrë unanime që t’i lëshojnë 400 milionë fuçi naftë prej rezervave emergjente.

Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) e ka lëshuar një deklaratë duke thënë se vendet anëtare janë pajtuar që të shqyrtojnë mundësinë e shoqërimit të anijeve që kalojnë në rajonin e Gjirit, përfshirë Ngushticën e Hormuzit.

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Italia, Britania, Gjermania dhe Franca.

Fati i liderit të ri suprem

Ndërkohë, zyrtarët iranianë janë duke zhvilluar një fushatë intensive për t’i hedhur poshtë thashethemet për gjendjen shëndetësore të liderit të ri suprem, Mojtaba Khamenei, duke thënë se ai është plagosur në sulmet ajrore që e lanë të vrarë babanë e tij dhe anëtarë tjerë të familjes, por që ai vetë është “në gjendje të mirë”.

Mojtaba Khamenei është emëruar lider i ri suprem i shtetit më 8 mars, pas vrasjes së babit të tij në bombardimet e nisura më 28 shkurt.

Ky 56-vjeçar nuk është parë në publik prej kur SHBA-ja dhe Izraeli i kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit, dhe as nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, duke rritur spekulimet se edhe ai mund të ketë vdekur ose është i plagosur rëndë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka dënuar më 11 mars sulmet e Teheranit në shtetet e Gjirit dhe shtete tjera në rajon. Rusia dhe Kina kanë abstenuar kur ka nisur votimi.

Rezoluta kërkon “ndalje të menjëhershme të të gjitha sulmeve të Republikës Islamike kundër Bahrejnit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë”./REL

trump shba

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje