12 Mars 2023, 11:36
Nga a.l
Eralda Spahillari
ITALI- Arkivoli i bardhë dhe tullumbace për 19-vjeçaren shqiptare Eralda Spahillari, një nga dy viktimat e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës së kaluar në një rrugë të drejtë në Gorgo al Monticano. Në Palasport në Ponte di Piave, në provincën e Trevisos, rreth 500 persona u mblodhën për t'i dhënë lamtumirën e fundit Eralda Spahillarit, 19-vjeçares që humbi jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 4 Mars, në Gorgo al Monticano, shkruajnë mediat italiane.
Të pranishmit u mblodhën rreth një arkivoli të bardhë të mbuluar me lule të së njëjtës ngjyrë dhe një trëndafil të kuq xhami, përballë prindërve të vajzës dhe dy vëllezërve Floria dhe Erindi. Mes kurorave të shumta me lule ishte edhe ajo e familjes Tatani. Arkivoli i bardhë është futur brenda strukturës nga familjarët e tij dhe nga babai i Mikele Tatani, i dashuri i Eraldës, i cili drejtonte makinën 'BMW' në të cilën po udhëtonin viktimat. Në përfundim të ceremonisë laike, e cila u dha mundësinë miqve dhe të afërmve të 19-vjeçares për t'i dhënë lamtumirën e fundit, balonat u lëshuan në qiell.
Për viktimën tjetër të aksidentit, shoqen e Eraldës, 17-vjeçaren Barbara Brotto, varrimi do të bëhet të hënën e datës 13 mars, në orën 15:00, në Katedralen e Oderzos. Funeralet, për të cilat u organizua një mbledhje fondesh, u organizuan të enjten pasi prokuroria deklaroi lejen për t'u kthyer dy trupat te familjet e tyre.
Mikele Tatani i cili drejtonte makinën tip 'BMW', humbi kontrollin dhe doli nga rruga, në një shpejtësi 140 kilometra në orë, përpara se të përplasej me një pemë. I riu ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit të Trevisos dhe dyshohet për vrasje me automjet së bashku me Gëzim Qerosin, 18-vjeçarin nga Annone Veneto, i cili drejtonte një Polo. Sipas hetimeve paraprake, dy mjetet janë përplasur pasi dyshohet se kanë parakaluar me shpejtësi. Pas goditjes fatale të BMW-së, Qerosi është larguar nga vendi i aksidentit.
eralda spahillari
Aktualitet
12 Mars 2023, 11:39
I.A
Ura e shembur
LEZHË- Ura e ndërtuar në fshatin Berzanë të Lezhës në vitin 2021 është shembur ditën e...
Aktualitet
12 Mars 2023, 11:09
I.A
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë si çdo të djelë për të kundërshtuar ...
Aktualitet
12 Mars 2023, 10:08
I.A
Makina
TROPOJË- Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Tropojë për k...
Aktualitet
12 Mars 2023, 07:53
I.A
Mbetjet
TIRANË- Në Shqipëri, punonjës të bashkisë Elbasan u filmuan duke depozituar mbetje në një venddepozitim t&e...
Aktualitet
12 Mars 2023, 07:41
I.A
Moti
TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizot...
Aktualitet
11 Mars 2023, 23:09
Sarandë
TIRANË- Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pranuar kërkes&eu...
Aktualitet
11 Mars 2023, 23:08
F.M
Policia
SPANJË- Një shqiptar i shumëkërkuar ka rënë në prangat e policisë spanjolle. Ai akuzohet për vrasjen e...
Aktualitet
11 Mars 2023, 23:00
F.M
Migen Elezi
BRITANI E MADHE- Migen Elezi, një shqiptar i dënuar më parë për trafik droge është kapur sërish nga aut...
Aktualitet
11 Mars 2023, 22:48
F.M
Fëmijë
BRITANI E MADHE- Qeveria britanike pritet që të ndalojë dhe deportojë edhe fëmijët refugjatë sipas proj...
Aktualitet
11 Mars 2023, 22:22
Frontex
TIRANË- Rrugët e Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor mbeten më aktivet për kalimin emigrantëve të parregul...