22 Mars 2025, 12:20
Nga E. D
pamje nga protesta
TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha Ministria e Brendshme më 22 mars. Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi.
Në njoftim u tha se arrestimet u kryen për të parandaluar prishjen e rendit publik dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë kaos dhe provokim. Dhjetëra mijëra turq po protestojnë, kryesisht në mënyrë paqësore, që nga e mërkura, kur Imamoglu u arrestua nën akuzat për korrupsion dhe ndihmë ndaj një grupi terrorist.
Ai është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Partia e kryetarit të Stambollit, Partia Popullore Republikane (CHP) subjekti kryesor opozitar e ka dënuar arrestimin e tij, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të protestojnë në mënyrë të ligjshme.
Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri.
protesta ne turqi
Bota
22 Mars 2025, 12:01
E. D
foto ilustruese
AFGANISATN- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë i ka bërë thirrje qeverisë në Afganistan, t&...
Bota
22 Mars 2025, 10:12
E. D
Vladmir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin u lut për Donald Trump pas atentatit kundër tij korrikun e kaluar. K...
Bota
22 Mars 2025, 08:49
r.ll
trump, zelensky, putin
SHBA- Kur Presidenti amerikan Donald Trump u takua me Presidentin ukrainas Zelensky në Nju Jork shtatorin e kaluar, k...
Bota
22 Mars 2025, 08:28
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Aeroporti Berlin-Brandenburg, Elbphilharmonie në Hamburg, stacioni hekurudhor Shtutgart 21 - në Gjermanika mjaft s...
Bota
22 Mars 2025, 08:25
r.ll
lideret e be
BRUKSEL- Bashkimi Evropian synon të rrisë ndjeshëm gjatë pesë viteve të ardhshme arsenalin e armatimeve. Në...
Bota
22 Mars 2025, 08:15
r.ll
milorad dodik
BOSNJE- Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veriper&...
Bota
22 Mars 2025, 07:44
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli ka thënë se shefi i inteligjencës ushtarake të Hamasit në Gazën jugore është elim...
Bota
22 Mars 2025, 07:38
r.ll
foto ilustruese
EUROPË- A mundet Europa të përballojë e vetme Rusinë e Vladimir Putinit? Një ushtri, forcë ajrore dhe mb...
Bota
21 Mars 2025, 22:37
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po monitoron veprimet e udhëheqësve të përkohshëm të...
Bota
21 Mars 2025, 22:05
A.Ll
TURQI - Persona të armatosur në një motoçikletë qëlluan me tetë të shtëna në fasadën e kons...