LIVE UPDATES
Bota

Turqia dhe Rusia rifillojnë patrullimet e përbashkëta në verilindje të Sirisë

Patrullimi i përbashkët rifilloi të enjten në lindje të zonës “Operacioni Paqja Pranverore” në verilindje të Sirisë, dhe në të u përfshinë katër automjete dhe 24 ushtarë, sipas njoftimit. Ministria turke nuk dha shpjegime në lidhje me çështjet e sigurisë që shkaktuan ndërprerjen e patrullimeve të përbashkëta në tetor të vitit të kaluar.

23 Gusht 2024, 20:57 Nga N.F
Turqia dhe Rusia rifillojnë patrullimet e përbashkëta në
Foto ilustruese

SIRI- Trupat turke dhe ato ruse i kanë nisur patrullimet e përbashkëta tokësore me autoblinda në verilindje të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë të premten. Patrullimet e tyre të përbashkëta në këtë rajon ishin ndërprerë vitin e kaluar, për shkaqe sigurie, sipas Ministrisë turke.

Patrullimi i përbashkët rifilloi të enjten në lindje të zonës “Operacioni Paqja Pranverore” në verilindje të Sirisë, dhe në të u përfshinë katër automjete dhe 24 ushtarë, sipas njoftimit. Ministria turke nuk dha shpjegime në lidhje me çështjet e sigurisë që shkaktuan ndërprerjen e patrullimeve të përbashkëta në tetor të vitit të kaluar.

Ajo tha se 344 patrullime të përbashkëta janë kryer në atë zonë prej vitit 2019. Më 2019, Turqia dhe aleatët e saj rebelë sirianë, i nisën operacionet ushtarake në verilindje të Turqisë, të quajtura “Operacioni Paqja Pranverore”, me qëllim për t’i zmbrapsur Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (SDF).

Atë vit, Ankaraja dhe Moska u pajtuan për të kryer patrullime të përbashkëta në atë rajon, në përputhje me një marrëveshje të nënshkruar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin.

Ministria turke tha se patrullimet e përbashkët tokësore vazhdojnë në të ardhmen e afërt për ta kthyer stabilitetin në verilindje të Sirisë, për të garantuar siguri për kufijtë e Turqisë dhe për ta dëshmuar bashkëpunimin Turqi-Rusi në luftë kundër terrorizmit./ REL

turqia rusia siri patrullime

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq