23 Shtator 2022, 15:32
Nga k.m.
Numan Baliç
PRISHTINË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliç, i dënuar me burgim për veprën penale të sulmit seksual nuk po e vuan dënimin. Pretendohet se Baliç ia ka mbathur nga Kosova për të evituar dënimin që Gjykata e Apelit ia uli nga dy vite burgim në një vit burgim, në nëntor të vitit të kaluar.
Burimet e "Sinjali" kanë bërë me dije se Baliç dyshohet se tashmë është vendosur në shtetin e Bosnjë Hercegovinës, ku pritet të ushtrojë profesionin e mjekut. Baliç është dënuar nën akuzat se më 12 gusht 2020, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e nxit të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj.
Pas arrestimit, ai ka qëndruar në paraburgim, periudhë kjo e vetme që ai kaloi si i paraburgosur. Kjo është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi, tha se në bazë të të dhënave të ShKK-së evidentohet se Baliq ka qenë i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ku i njëjti është pranuar me datën 13.08.2020, ndërsa i është ndërprerë paraburgimi dhe është liruar me datën 06.10.2020.
Në anën tjetër, Sinjali ende s’ka pranuar përgjigje nga Gjykata Themelore e Pejës përkundër insistimit për të marrë informacione lidhur me mos ekzekutimin e vendimit apo urdhëresës për paraqitje në vuajtje të dënimit.
numan baliç
Bota
23 Shtator 2022, 15:17
e.k
Dua Lipa
MEKSIKË- Disa ditë më parë një tërmet i fuqishëm me magnidutë 7.7 shkallë Rihter tronditi Meksikë...
Bota
23 Shtator 2022, 15:13
e.k
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
ESTONI- Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka paralajmëruar qytetarët e saj se mund t&eum...
Bota
23 Shtator 2022, 15:10
k.m.
Foto ilustruese
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se një sërë profesionistësh do të lirohen nga rekruti...
Bota
23 Shtator 2022, 14:56
e.k
Rusët dynden në aeroporte për tu larguar nga vendi pas njoftimit të Putin për mobilizimin e ushtrisë
RUSI- Pas njoftimit t&eu...
Bota
23 Shtator 2022, 14:43
e.k
Jakup Krasniqi
HAGË- Gjykata Speciale në Hagë e ka lënë në paraburgimin ish-kreun e UÇK-së, Jakup Krasniqin....
Bota
23 Shtator 2022, 14:34
e.k
Patriarku Kirill
RUSI- “Shkoni me guxim për të kryer detyrën tuaj ushtarake dhe mbani mend se nëse vdisni për atdheun t...
Bota
23 Shtator 2022, 14:20
e.k
Pamje pas një sulmi afër një xhamie në Afganistan
AFGANISTAN- Të paktën katër njerëz janë vrarë dhe ...
Bota
23 Shtator 2022, 14:11
Pamje teksa rusët nisen për luftë në Ukrainë
RUSI- Një video e shfaqur në internet tregon një vajzë ruse, e ci...
Bota
23 Shtator 2022, 14:03
d.a.
Azerbajxhan-Armeni
ARMENI- Armenia dhe Azerbajxhani kanë këmbyer akuza të reja për shkelje të armëpushimit të arritur di...
Bota
23 Shtator 2022, 13:54
d.a.
lufta ne ukraine
UKRAINË- Hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara kanë ardhur në përfundimin se në Ukrainë janë kryer kr...