6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas dokumenteve të publikuara të premten e kaluar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në vitin 2009 Mandelson, i cili atëherë mbante postin e ministrit të Tregtisë në qeverinë e Gordon Brown, i kishte dërguar Epstein-it një email që përmbante një memorandum të brendshëm qeveritar.

ANGLI- Kryeministri britanik Keir Starmer ka urdhëruar zhvillimin e një “hetimi të plotë” mbi lidhjet mes Jeffrey Epstein dhe Peter Mandelson, ish-ambasadorit britanik në Uashington dhe ish-ministrit. Siç raportojnë mediat e huaja, Starmer i ka ngarkuar sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Chris Wormald, të shqyrtojë të gjitha informacionet e disponueshme lidhur me kontaktet mes Peter Mandelson dhe Jeffrey Epstein gjatë periudhës kur i pari ishte ministër, pra nga viti 2008 deri në vitin 2010.
Sipas dokumenteve të publikuara të premten e kaluar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në vitin 2009 Mandelson, i cili atëherë mbante postin e ministrit të Tregtisë në qeverinë e Gordon Brown, i kishte dërguar Epstein-it një email që përmbante një memorandum të brendshëm qeveritar. Bëhej fjalë për një përditësim mbi situatën ekonomike, të përgatitur për Gordon Brown, por të ndarë edhe me ministrin e tij.
Ndërkohë, në një tjetër shkëmbim mesazhesh, të zbuluar nga gazeta Financial Times, Peter Mandelson shfaqet duke i sugjeruar Epstein-it që t’i kërkojë drejtuesit të bankës JPMorgan “ta kërcënojë pak” ministrin britanik të Financave, me qëllim uljen e taksës mbi bonuset e bankierëve.
Mandelson dha dorëheqjen të dielën nga anëtarësia në Partinë Laburiste, pas zbulimeve të reja mbi marrëdhëniet e tij të ngushta me amerikani pedofil, i cili vdiq në burg në vitin 2019. Sipas një zëdhënësi të Downing Street, Starmer vlerëson se politikani nuk duhet të mbetet anëtar i Dhomës së Lordëve, por nuk ka kompetencën ligjore për t’ia hequr këtë status.
72-vjeçari Mandelson, i cili ka shërbyer gjithashtu si Komisioner i Tregtisë i BE-së nga viti 2004 deri në 2008, është anëtar i Dhomës së Lordëve që prej vitit 2008. Sipas faqes zyrtare të Parlamentit britanik, ai është pezulluar nga ky institucion që nga fundi i janarit 2025.
Këto zbulime të reja i shtohen atyre të mëparshme, të cilat lidhen me të dhëna bankare që tregojnë se Epstein kishte transferuar gjithsej 75.000 dollarë, në tre transaksione, në llogari të lidhura me Mandelson në vitet 2003 dhe 2004./Dosja.al
IRAN- Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja në...
Foto ilustruse PORTUGALI- Stuhia Christine, e cila goditi javën e kaluar Portugalinë, la qindra shtëpi në pjesën qendrore t&e...
Foto ilustruse SERBIA- Presidenti Aleksandar Vuçiç ka njoftuar ditën e sotme se Serbia do të prezantojë mijëra robot...
Foto ilustruse GJERMANI- Pesë persona u arrestuan në Gjermani, pasi dyshohen për shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë. &Cc...
Donald Trump SHBA- Sondazhi i fundit i Pew Research, i publikuar të enjten, zbuloi se 37% - pak më shumë se një e treta e amerikanë...
Foto ilustruse GAZA- Vendkalimi i vetëm kufitar i Gazës me Egjiptin është rihapur pjesërisht. Kjo erdhi pasi Izraeli e mbyll...
Aleksandar Vuçiq Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 1 shkurt se shteti nuk ka asnjë lidhje me...
Mette-Marit SHBA- Princesha e kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, është përfshirë në një skandal t&e...
Palestine Kalimi kufitar Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit u rihap pjesërisht për këmbësorët n&eum...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një rund i ri bisedimesh trepalëshe me Moskën dhe Uashingtonin është caktuar p...