LIVE UPDATES
Bota

U kërkua nga opozita, Kurti do të raportojë në Kuvend rreth propozimit për Asociacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se gjatë raportimit, Kurti duhet të njoftojë se për çfarë saktësisht është pajtuar dhe si do të dukej një Asociacion në bazë të propozimit evropian.

30 Tetor 2023, 13:57 Nga r.ll
U kërkua nga opozita, Kurti do të raportojë në Kuvend rreth
albin kurti

KOSOVË- Me kërkesë të partive opozitare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 3 nëntor do të raportojë para Kuvendit të Kosovës për dialogun me Serbinë, veçmas për draft-statutin e propozuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefat e Grupeve Parlamentare të subjekteve opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thanë se Kurti e ka obligim ligjor të raportojë pas takimeve që ka zhvilluar në Bruksel më 26 tetor me krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Pas takimeve të ndara të Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me liderët evropianë, kryeministri kosovar tha se ka pranuar propozimin për Asociacionin dhe ka qenë i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje për normalizim të raporteve, por kjo është kundërshtuar nga lideri serb.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se gjatë raportimit, Kurti duhet të njoftojë se për çfarë saktësisht është pajtuar dhe si do të dukej një Asociacion në bazë të propozimit evropian.

“Është shumë e rëndësishme që ta kuptojnë qytetarët dhe ne si përfaqësues të qytetarëve se për çfarë është pajtuar Qeveria e Kosovës, në këtë rast përmes kryeministrit, në cilat pika dhe si do të jetë ai lloj Asociacioni”, tha ai.

Kurti ka deklaruar se drafti i propozuar për Asociaconin është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dokumenti nuk është bërë publik, me kërkesë të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, tha se në të kaluarën ka pasur kërkesa të tilla për mospublikimin e dokumenteve, por ai tha se pret që Kurti të vijë në Kuvend së bashku me dokumentin për Asociacionin, të cilin e ka pranuar.

“Gjithmonë nga ndërmjetësuesit janë bërë të njëjtat kërkesa. Por, në kohë të mëhershme kur negociuesit dhe bashkëbiseduesit nuk kanë bërë publike dokumentet, kryeministri i Kosovës i ka cilësuar si tradhti dhe tendencë për të fshehur akte të tradhtisë. Pra, nuk e dimë se çfarë ka në ato dokumente. Për ne është me rëndësi që në ato dokumente të kemi qasje si Kuvend i Republikës së Kosovës”, tha Gashi.

Propozimi, që sipas BE-së është një model evropian për statutin e Asociacionit, u është prezantuar Kosovës dhe Serbisë gjatë vizitës më 21 tetor në këto dy shtete të përfaqësuesve të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së tha se raportimi i Kurtit për këtë çështje “është i rëndësishëm jo vetëm sa i përket transparencës, por edhe për t’i dhënë llogari Kuvendit”.

Përderisa përfaqësuesit e partive opozitare thanë se nuk e kanë parë dokumentin e prezantuar nga ndërkombëtarët, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, tha se është në dijeni me përmbajtjen e draftit.

“Ne si grup parlamentar jemi të informuar për përmbajtjen e draftit të parë, përkatësisht pikave kryesore që janë në përputhje me Kushtetutën, por gjithashtu [që ky dokument] nuk është versioni final. Do të thotë, kjo është një punë në proces. Nuk kemi të bëjmë me diçka të finalizuar ende. Ju e dini që nuk ka pasur nënshkrim të marrëveshjes në Bruksel”, tha Kusari-Lila.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Kosova deri më tani ka refuzuar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit. Serbia, ndërkaq, insiston në themelimin e tij.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin nuk shkel “vijat e kuqe” të palëve, duke shtuar se ky nuk është elementi i vetëm që duhet të zbatohet, pasi që Serbia nuk ka zbatuar nene të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

Këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia e arritën më herët gjatë vitit. Marrëveshja, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut. Një ditë pas takimeve në Bruksel, Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan Serbisë që të njohë de facto Kosovën dhe që Kosova të formojë Asociacionin.

Marrë nga REL.

albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës