LIVE UPDATES
Bota

U shfaq në koncert me flamurin e Hezbollahut, reperi i grupit Kneecap del sot para gjykatës në Londër

Grupi punk-rap ka pohuar gjithashtu se videoja, e cila çoi në akuzë, është nxjerrë nga konteksti.

18 Qershor 2025, 08:49 Nga N.F
U shfaq në koncert me flamurin e Hezbollahut, reperi i grupit Kneecap del
Foto

LONDËR- Një anëtar i grupit irlandez të repit Kneecap do të paraqitet sot në një gjykatë në Londër. 27-vjeçari, Liam O'Hanna i njohur me emrin e tij artistik Mo Chara, u akuzua muajin e kaluar për shfaqjen e një flamuri të Hezbollahut gjatë një koncerti në Londër nëntorin e kaluar. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster.

Pamjet nga koncerti tregonin anëtarin e grupit duke bërtitur, "Lart Hamasi, lart Hezbollahu". Hezbollahu dhe Hamasi janë të ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe është një ofendim të tregosh mbështetje për grupet terroriste të mbështetura nga Irani.

Kneecap, i cili kohët e fundit ka zënë titujt kryesorë të mediave për deklaratat kundër Izraelit dhe për denoncimin e luftës në Gaza, të shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, i ka mohuar akuzat dhe u ka bërë thirrje fansave të dalin jashtë gjykatës dhe të mbështesin këngëtarin.

Grupi punk-rap ka pohuar gjithashtu se videoja, e cila çoi në akuzë, është nxjerrë nga konteksti. Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë gjithashtu se po shqyrton një videoklip të grupit në një koncert të vitit 2023, ku duket se një anëtar thotë: “I vetmi konservator i mirë është një konservator i vdekur. Vritni deputetin tuaj lokal.”

Në shkurt, grupi postoi një foto në rrjetet sociale të një anëtari të grupit, duke lexuar një libër me deklaratat nga udhëheqësi i vrarë i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

kneecap hezbollah

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?