LIVE UPDATES
Bota

U trondit BOTA/ 22 vjet nga sulmi i 11 shtatorit në SHBA, ndërruan jetë 2.752 persona

Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë.

11 Shtator 2023, 07:58 Nga A.B
U trondit BOTA/ 22 vjet nga sulmi i 11 shtatorit në SHBA, ndërruan
Sulmi

SHBA- Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, banorët e Nju Jorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë.

Dy ndërtesat 110-katëshe - rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork - i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara më 2001, George W. Bush, ishte duke vizituar një shkollë në Florida kur ndodhën sulmet. Duke folur prej atje, ai tha se ngjarja në Nju Jork duket se është “një sulm terrorist kundër vendit tonë”.

Vetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit - selisë së mbrojtjes amerikane - pranë Uashingtonit. Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve.

Në total, 2.977 njerëz - pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve - vdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Pse u sulmua SHBA-ja?

Grupi përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit u identifikua si Al Kaida - një organizatë ekstremiste islamike, që i planifikoi sulmet nga Afganistani. E udhëhequr nga Osama bin Laden, Al Kaida fajësoi Amerikën për shumë nga problemet e botës. Grupi filloi planin e tij, të njohur si “sulmi me avion”, në vitin 1998.

Në vitin 2000, sulmuesit kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara. Nëntëmbëdhjetë veta rrëmbyen avionët. Secili prej grupeve përfshinte një person të trajnuar për pilot. Trajnimet ishin bërë në shkollat e fluturimit në SHBA.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë e dinin se grupi po synonte vendin, por nuk e dinin se ku dhe kur.

Si u përgjigj SHBA-ja?

Sulmet shkaktuan zemërim ndërkombëtar dhe Bush shpalli “luftë kundër terrorizmit”. Në tetor të vitit 2001, Amerika udhëhoqi pushtimin e Afganistanit, të cilit iu bashkëngjitën edhe vende të tjera. Atëkohë, Afganistani qeverisej nga talibanët, të cilët kishin aleancë me Al Kaidën.

Misioni i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera në Afganistan ishte ta shkatërronin Al Kaidën, ta kapnin bin Ladenin dhe t’i largonin talibanët nga pushteti.

Amerika dhe aleatët e saj larguan shpejt Qeverinë talibane nga pushteti, por iu deshën dhjetë vjet ta gjenin dhe ta vrisnin Osama bin Ladenin.

Trupat amerikane në Afganistan

Përfshirja ushtarake në Afganistan vazhdoi me vite, duke u bërë lufta më e gjatë në historinë e Amerikës. Në vitin 2021, njëzet vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, derisa talibanët morën sërish kontrollin e këtij vendi.

Si ndryshuan gjërat pas 11 Shtatorit?

Siguria e fluturimeve u rrit dhe u përmirësua shumë në vitet pas 11 Shtatorit. Para 11 Shtatorit, fëmijët mund të hynin në kabinën e pilotit dhe ta takonin atë. Por, një gjë e tillë u ndalua pas sulmeve, ndërsa dyert e kabinës u siguruan dhe u bënë rezistente ndaj plumbave. Siguria në aeroportet në mbarë botën u bë, gjithashtu, më e rreptë.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit, SHBA-ja dhe disa vende të tjera raportuan për rritje të islamofobisë.

Sot, 22 vjet më vonë, në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë - apo siç njihej ndryshe Kullat Binjake - qëndron vetëm një ndërtesë, e njohur si Kulla e Lirisë./REL

sulmi i 11 shtatorit shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet