12 Shkurt 2025, 13:09
Nga N.F
Peskov
RUSI- Kremlini njoftoi sot se një rus është liruar nga një burg amerikan në këmbim të lirimit nga Moska të arsimtarit të burgosur amerikan, Mark Fogel. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se rusi do të kthehet në shtëpi në ditët në vijim dhe më pas Moska do të shpallë emrin e tij. Peskov informoi gazetarët një ditë pasi Rusia liroi Fogelin si pjesë e një marrëveshjeje diplomatike me presidentin Trump. Presidenti amerikan tha se kjo marrëveshje do të ndihmonte në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.
Duke komentuar pretendimet e Trump se kjo mund të ndihmojë në përfundimin e luftës, Peskov tha se nuk kishte gjasa të ishte një pikë kthese, por e përshkroi shkëmbimin e të burgosurve si një hap gradual për të rritur besimin reciprok, i cili aktualisht është në kulmin e tij.
Mark Fogel i cili punonte si mësues në një shkollë amerikane në Moskë, u dënua në korrik 2022 nga një gjykatë e Moskës me 14 vjet burg për futjen e kanabisit në vend për përdorim mjekësor. Të martën, 11 shkurt ai u transferua në Uashington, ku festoi lirimin e tij me Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha se lirimi i Fogel mund të jetë një moment historik i madh dhe i rëndësishëm në përfundimin e luftës trevjeçare në Ukrainë. Edhe presidenti rus Vladimir Putin kanë thënë se janë të gatshëm të takohen për të diskutuar idetë e Trump për një fund të shpejtë të luftës, por nuk është shpallur një datë për një takim.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Mike ëalz tha se Fogel u lirua në një shkëmbim të negociuar, i cili shërben si një shfaqje e mirëbesimit nga ana e rusëve dhe si një tregues se ata po lëvizin në drejtimin e duhur për t'i dhënë fund luftës së dhunshme dhe të tmerrshme në Ukrainë.
peskov trump rusia shba
Bota
12 Shkurt 2025, 12:50
I.A
Protestat
“Po tregojmë unitet”.
Kështu i përgjigjet një student i Fakultetit të Transportit në Beograd pyetjes s...
Bota
12 Shkurt 2025, 12:22
Hovenier
SHBA- Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur se përpjekja e administratës Donald Trump p...
Bota
12 Shkurt 2025, 08:00
N.F
Musk dhe Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump bëri një dalje të rrallë në Zyrën Ovale të martën me këshilltarin...
Bota
12 Shkurt 2025, 07:43
N.F
Musk dhe Trump
SHBA- Elon Musk të martën ishte pranë presidentit amerika, Donald Trump në Zyrën Ovale për të m...
Bota
12 Shkurt 2025, 07:33
N.F
Autori dhe viktima
SHBA- 43-vjeçari Jose Williams Funes Zambala është përballë një dënimi me 25 vite burg pasi te...
Bota
12 Shkurt 2025, 07:25
N.F
John F. Kennedy
SHBA- Byroja Federale e Hetimeve tha të martën se ka zbuluar 2400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e Presidentit John...
Bota
11 Shkurt 2025, 22:40
E. D
Marc Fogel
SHBA- Një mësues amerikan, i cili po e vuante një dënim me burgim 14-vjeçar për posedim të marihuanës,...
Bota
11 Shkurt 2025, 22:39
B.Z
Zelensky
SHBA - Nëse Donald Trump tërheq mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Evropa e vetme nuk do të jetë në ...
Bota
11 Shkurt 2025, 22:25
E. D
foto ilustruese
KROACI- Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur Kroacinë. Sipas Qendrës Sizm...
Bota
11 Shkurt 2025, 22:19
B.Z
Ursula von der Leyen
SHBA - Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar një përgjigje të vendosur ndaj tari...