All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Udhëheqësi kërkon një mandat tjetër pesëvjeçar, VOA: Diktator suprem, Kina pritet të bëhet më autoritare

Delegatët pritet t’i japin një mandat të tretë udhëheqësit aktual Xi Jinping për të drejtuar ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe një nga ushtritë më të mëdha të botës.

15 Tetor 2022, 23:34 Nga DOSJA
Udhëheqësi kërkon një mandat tjetër
Kinë
All - Paragraf - 1

KINË- Kongresi i Partisë Komuniste të Kinës pritet t'i japë një mandat të tretë pesëvjeçar Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Xi Jinping këtë muaj. Ekspertët i thanë korrespondentes së Zërit të Amerikës Nike Ching, se zoti Xi pritet ta udhëheqë Kinën drejt një qeverisjeje edhe më autoritare, ndërsa të tjerë parashikojnë një rritje të konkurrencës midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Rreth 2,300 delegatë do të mblidhen të dielën në Pekin për të zgjedhur komitetin qendror të Partisë Komuniste Kineze në pushtet, dhe më pas Byronë Politike të partisë.

Delegatët pritet t’i japin një mandat të tretë udhëheqësit aktual Xi Jinping për të drejtuar ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe një nga ushtritë më të mëdha të botës.

“Qëllimi i përgjithshëm i këtyre kongreseve është të përcaktojë tonin, drejtimin e politikave për pesë vitet e ardhshme. Ky është një vit i veçantë sepse vëmendja do të jetë e përqendruar tek një njeri, Xi Jinping, i cili ka qenë tashmë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Kineze për 10 vjet dhe ai do të zgjidhet për një mandat të tretë pesëvjeçar që në thelb mund ta bëjë atë udhëheqës të Kinës për një brez të tërë", thotë eksperti i Qendrës Wilson, Robert Daly.

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Kinës fillon punimet disa ditë pasi Shtëpia e Bardhë publikoi strategjinë e saj të sigurisë kombëtare që e identifikon Kinën si një konkurrente të ashpër të Shteteve të Bashkuara.

“Kina përfaqëson sfidën më të rëndësishme gjeopolitike të Amerikës. Konkurrenca me Kinën është më e theksuar në Indo-Paqësor, por ajo është gjithashtu gjithnjë e më globale”, thotë Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Por Shtëpia e Bardhë thotë se Uashingtoni nuk dëshiron konflikt.

“Ne duam ta bëjmë të qartë përsa i takon konkurrencës se ne bëjmë dallim mes popullit kinez dhe politikave dhe strategjive që ndjek qeveria e Kinës", tha zoti Sullivan.

Një ish zyrtar i Departamentit të Shtetit thotë se Kina do të ketë një qeveri më autoritare.

"Ka shumë të ngjarë që Xi Jinping të vazhdojë të sundojë Kinën si një diktator suprem sepse në atë lloj sistemi nuk ka nivel të mjaftueshëm pakënaqësie që mund të çojë në ndryshim të rezultatit përfundimtar”, thotë ish zyrtari i Departamentit të Shtetit, Miles Yu, i cili tani punon në Institutin Hudson.

Në Kinë, ka patur një numër protestash të rralla kundër politikave të qeverisë para fillimit të Kongresit të Partisë. Pankartat e varura në një mbikalim në Pekin u hoqën shpejt nga autoritet. Analistët thonë se kjo është një shenjë se më shumë kinezë janë lodhur nga politika e ashpër zero-Covid.

“Ne vazhdojmë, siç kemi bërë lidhur me të gjitha rajonet e tjera të botës, ta bëjmë të qartë se ne besojmë në të drejtën themelore për protesta paqësore dhe se njerëzit në mbarë botën, pavarësisht se ku jetojnë, qeverinë nën të cilën ata jetojnë, duhet të kenë të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të bërë zërin e tyre të dëgjohet pa frikë nga hakmarrja ose dhuna”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Zoti Kirby i tha Zërit të Amerikës se administrata e Presidentit Biden do të jetë "e përqendruar" në sfidat që Pekini paraqet për pjesën tjetër të botës.

Marrë nga VOA

kine zgjedhjet ne kine xi jinping

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë