6 Nëntor 2023, 19:56
Nga a.l
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Olha Stefanishyna
UKRAINË- Ukraina pret një vlerësim pozitiv nga Bashkimi Evropian sa i përket përparimit të Kievit në rrugën drejt anëtarësimit eventual në BE në raportin që pritet të publikohet gjatë javës.
Kështu tha një zyrtare e lartë e Qeverisë ukrainase të hënën, duke shtuar se Kievi ka përmbushur të gjitha reformat që i janë kërkuar.
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Olha Stefanishyna, dha një intervistë për Reuters para se Komisioni Evropian të publikojë raportin të mërkurën. Kievi shpreson që në raport të rekomandohet që liderët e BE-së të vendosin në dhjetor për nisjen formale të bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën.
“Dua të them se vlerësimi definitivisht do të jetë pozitiv sepse ne kemi qenë në kontakt të përhershëm me Komisionin Evropian, kemi diskutuar për hapat dhe kemi negociuar hapat që ne kemi arritur t’i zbatojmë”, tha Stefanishyna.
KE-ja tha në qershor se Ukraina ka përmbushur dy prej shtatë kushteve që më herët kishte vendosur BE-ja për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.
“Mendoj se qëllimi i vlerësimit sa i përket shtatë hapave ka të bëjë me gjithçka që jemi pajtuar dhe ne i kemi zbatuar ato”, tha ajo.
Bisedimet për anëtarësim me një shtet kandidat zakonisht zgjasin për vite të tëra, pasi kërkohen që të përmbushen kritere ligjore dhe ekonomike para se një vend të bëhet anëtar i BE-së.
BE-ja, që aktualisht ka 27 anëtarë, po ashtu është shprehur kundër pranimit të një shteti që po zhvillon luftë, sikurse është rasti i Ukrainës, shtet që nga shkurti i vitit të kaluar po përballet me pushtimin rus./ REL
olha stefanishyna
Bota
6 Nëntor 2023, 19:20
a.l
Kosovë
KOSOVË- Askush nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e ngacmimeve seksuale në Kosovë, por në nj&eu...
Bota
6 Nëntor 2023, 19:20
A.TH
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Europa po i mëshon çdo ditë me më shumë idesë së krijimit të një korridori hum...
Bota
6 Nëntor 2023, 19:16
a.l
Antonio Gutteress
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u tha gazetarëve të hënën se Gaza po ...
Bota
6 Nëntor 2023, 19:06
a.l
Haluk Bayraktar dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mirëpriti pasditen e kë...
Bota
6 Nëntor 2023, 18:42
a.l
Peter Szijjarto
HUNGARI- Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto i ka bërë thirrje Katarit të ndihmojë në lirimin e qytet...
Bota
6 Nëntor 2023, 18:37
A.TH
Ushtaret
IZRAEL- Izraeli eliminoi këtë të hënë një celulë të armatosur palestineze teksa po udhëtonte me makin...
Bota
6 Nëntor 2023, 18:31
a.l
Viktimat
GAZA- Raporti i fundit i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, zbulon se numri i palestinezëve të vrar&eu...
Bota
6 Nëntor 2023, 18:20
A.TH
Raketat
IZRAEL- Veriu i Izraelit është përfashirë këtë të hënë nga alarmet pa pushim që sinjalizonin sulm...
Bota
6 Nëntor 2023, 18:10
a.l
Izrael
IZRAEL- Forcat izraelite kanë vrarë tre palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas autoriteteve palestineze,...
Bota
6 Nëntor 2023, 17:42
h.k
Vladimir Putin
RUSI-Një raport ka dalë që sugjeron se Vladimir Putin është në proces të marrëveshjes për nj&eu...