21 Nëntor 2024, 19:39
Nga E. D
Josep Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, vlerësoi sot se duhet të respektohen dhe zbatohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi sot urdhra arrestimi për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Galant dhe liderin e krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.
“Ky nuk është një vendim politik. Është një vendim i gjykatës, i një gjykate ndërkombëtare të drejtësisë. Dhe vendimi i gjykatës duhet të respektohet dhe të zbatohet“, tha Borrell në një konferencë shtypi në Aman, me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi sot urdhër arresti për Netanyahu, Galant dhe Deif, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për luftën në Gazë dhe sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar që shkaktoi një ofensivë izraelite në territorin palestinez.
Ky vendim i gjykatës teorikisht kufizon udhëtimet e Netanyahut, pasi çdo shtet nga 124 shtetet anëtare të gjykatës është i detyruar ta arrestojë atë në territorin e tij.
“Vendimi është i detyrueshëm dhe të gjitha shtetet, të gjitha shtetet nënshkruese të statutit të gjykatës, përfshirë të gjitha anëtaret e BE, janë të detyruara të zbatojnë këtë vendim të gjykatës”, tha diplomati spanjoll.
Sipas Izraelit, Deif u vra në një sulm më 13 korrik në jug të Gazës, por Hamas ka mohuar vdekjen e tij. Borrell, ish-ministër i Spanjës, pritet të largohet nga pozita në BE në dhjetor dhe do ta zëvendësojë ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
josep borrell
Bota
21 Nëntor 2024, 18:51
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin e ka konfirmuar se se sulmi i mëngjesit të sotëm në qytetin qendror të Uk...
Bota
21 Nëntor 2024, 18:44
E. D
Matt Gaetz
SHBA- Ish-deputeti i GOP Matt Gaetz është tërhequr nga kandidimi si prokuror i përgjithshëm i Presidentit të zgjed...
Bota
21 Nëntor 2024, 18:42
M.B
Usula Von der Leyen
BRUKSEL- Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për seancën plenare të 27 nëntorit votimin për ko...
Bota
21 Nëntor 2024, 18:36
ZH.LL
emigrantet
MEKSIKË- Rreth 1,500 emigrantë, kryesisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore, formuan një karvan të mërkurën në ...
Bota
21 Nëntor 2024, 18:08
E. D
KROACI- Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale gjatë këtij viti, ndërsa presidenti në detyrë Zoran Milanoviç ka...
Bota
21 Nëntor 2024, 17:22
ZH.LL
protesta
FRANCË- Fermerët në Francë vazhduan protestat të enjten, në ditën e katërt të mobilizimit kundër...
Bota
21 Nëntor 2024, 16:44
E. D
SHKUP- Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e listës së zezë edhe me...
Bota
21 Nëntor 2024, 16:28
ZH.LL
reshje bore
BRITANI- Stuhia e dytë e emëruar e sezonit do të sjellë borë, shi dhe erëra të forta në pjesë t&eu...
Bota
21 Nëntor 2024, 16:06
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Në përgjigjen e parë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi një urdh&eum...
Bota
21 Nëntor 2024, 16:03
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar sot se Rusia ka përdorur një lloj të ri të rake...