3 Shtator 2024, 18:52
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Katër gazetarë palestinezë u plagosën nga zjarri i ushtrisë izraelite sot në qytezën Kafr Dan të Bregut Perëndimor të pushtuar, tha Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe. Shoqata tha se dy gazetarë u trajtuan në vendin e ngjarjes nga mjekët e saj, ndërsa dy të tjerë u transferuan në spital. Jaraah Khalaf, një nga gazetarët e plagosur, tha se ai dhe gazetarët e tjerë po mbulonin një rrethim izraelit në një shtëpi në Kafr Dan afër Jeninit, kur ata u vunë nën zjarrin e drejtpërdrejtë izraelit.
“Ne të gjithë kishim veshur jelekë që kishin qartë etiketa identifikimi të shtypit anglisht (PRESS), dhe automjetet tona mbanin të njëjtat shenja”, tha ai.
Forcat e ushtrisë izraelite bastisën qytetin herët sot dhe rrethuan një shtëpi atje, duke u kërkuar banorëve të saj nëpërmjet altoparlantëve që të dorëzoheshin. Shtëpia u shkatërrua më vonë nga buldozerët ushtarakë izraelitë, ndërsa një fëmijë dhe një tjetër palestinez u plagosën gjatë bastisjes, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Ushtria izraelite nisi të mërkurën e kaluar një operacion të madh ushtarak në veri të Bregut Perëndimor, më i madhi në dy dekada, duke vrarë të paktën 30 njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrime masive në zonë. Ofensiva erdhi në mes të tensioneve në rritje në territorin e pushtuar ndërsa Izraeli po i vazhdon sulmet e tij brutale në Rripin e Gazës, ku janë vrarë më shumë se 40.800 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Të paktën 683 njerëz janë vrarë dhe mbi 5.700 të tjerë janë plagosur nga zjarri izraelit në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Përshkallëzimi pasoi një opinion historik nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 19 korrik që shpalli të paligjshëm pushtimin disadekadësh të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
lufta ne lindjen e mesme
Bota
3 Shtator 2024, 18:42
E. D
pamje nga vendngjarja
ANGLI- Një bgjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku si pasojë ka humbur jetën një i moshuar. Më...
Bota
3 Shtator 2024, 18:28
E. D
fotot ilustruese
GJEORGJI- Gjeorgjia shikohej dikur si një vend i sigurt për gazetarët. Por siç njofton korrespondenti i Zërit t...
Bota
3 Shtator 2024, 17:46
E. D
ITALI- 17 vjeçari i cili vrau prindërit dhe vëllain e tij në Itali ka përshkraur me gjakftohtësi të plotë se si...
Bota
3 Shtator 2024, 17:41
E. D
Gjykata Themelore në Ferizaj
FERIZAJ- Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një mësues t...
Bota
3 Shtator 2024, 17:32
I.A
Arrestimi
TURQI- Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i qytetarit shqiptar të Kosovës Liridon Rexhepit, i cili akuzohet si p...
Bota
3 Shtator 2024, 17:34
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Bombardimet ruse kanë shkatërruar rreth 50% të kapaciteteve ukrainase për prodhimin e energjisë elektrike q...
Bota
3 Shtator 2024, 16:33
E. D
Aleksandar Vulin dhe Vladimir Putin
SERBI- Bashkimi Evropian (BE) e ka paralajmëruar Serbinë se mbajtja e lidhjeve me Moskën gjatë...
Bota
3 Shtator 2024, 16:17
E. D
fotot ilustruese
IRAN- Një anije iraniane mallrash është fundosur në ujërat territoriale të Kuvajtit ndërsa janë gj...
Bota
3 Shtator 2024, 16:14
S.B
pamje nga mumjet
IRAN- Disa foto rrëqethëse janë bërë publike ku tregohen mumiet misterioze të njohura si "Njerëzit...
Bota
3 Shtator 2024, 15:50
E. D
fotot ilustruese
ANGLI- 10 persona kanë vdekur në brigjet e Francës veriore pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u p&eum...