Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ushtria izraelite e identifikoi atë si Ibrahim Kobeisi, përgjegjës për hedhjen e raketave në Izrael, sipas zyrtarëve izraelitë.
BEJRUT– Ushtria izraelite njoftoi të martën se vrau një komandant të lartë të njësitit të Hezbollahut për raketat, ndërkohë që Izraeli dhe grupi militant vazhduan të shkëmbejnë zjarr dhe fushata masive bombarduese izraelite shkaktoi vdekjen e mbi 560 personave. Ushtria izraelite e identifikoi atë si Ibrahim Kobeisi, përgjegjës për hedhjen e raketave në Izrael, sipas zyrtarëve izraelitë. Ndërkohë, sipas zëvendës Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Jon Finer, zyrtarët e administratës së Presidentit Biden janë të angazhuar në bisedime me aleatët për të ndihmuar në shtensionimin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
“Po punojmë në kohë reale këtu në Nju Jork dhe nëpër kryeqytetet e botës”, deklaroi zoti Finer. “Nuk mund t’i bëjmë publike të gjitha detajet e këtyre bisedimeve të ndjeshme, por duam që konflikti të mos përshkallëzohet”.
Zoti Finer iu shmang pyetjeve nëse luftimet tashmë janë shndërruar në luftë të hapur me Libanin, për të cilën Shtetet e Bashkuara i bën trysni që ta shmangte ndërkohë që vazhdon konfliktin njëvjeçar në Gazë. Por ai tha se një “luftë e madhe, një luftë më e gjerë” nuk është në interesin e Izraelit e as të Libanit.
Mijëra njerëz u larguan nga pjesa jugore e Libanit ndërkohë që palët u afruan gjithnjë e më shumë afër një lufte të hapur. Në Bejrut dhe qytetin bregdetar Sidon, familjet e zhvendosura fjetën në strehimoret e improvizuara në objekte shkollore. Hotelet janë stërmbushur përtej kapacitetit dhe çmimet e dhomave shkuan përtej buxhetit të shumë familjeve, duke i detyruar ata që nuk gjetën strehim të bëjnë gjumin në vetura, parqe dhe përgjatë detit.
Autoritetet shëndetësore libaneze thanë se numri i të vdekurve nga bombardimet izraelite ndaj militantëve të Hezbollahut gjatë dy ditëve të fundit arriti shifrën prej 558 personave. Ushtria e Izraelit tha se do të “bëjë çfarëdo që është e nevojshme” për të larguar Hezbollahun nga kufiri i Libanit me Izraelin. Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbyen sulme që kur filloi lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Të hënën Izraeli filloi të bombardojë pjesët jugore dhe lindore të Libanit. Rreth 1,600 persona janë plagosur gjatë dy ditëve të fundit.
“Hezbollahu i sotëm nuk është Hezbollahu i para një jave. Goditjet ndaj qendrës së komandës dhe të kontrollit, ndaj pjesëtarëve të saj, ndaj armëve – të gjitha ishin goditje shumë serioze”, tha Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Mijëra njerëz u larguan nga pjesa jugore e Libanit, duke ngarkuar rrugën kryesore në drejtim të Bejrutit, në dyndjen e parë të këtyre përmasave që nga lufta e vitit 2006 ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. Hezbollahu hodhi rreth 100 raketa në drejtim të Izraelit të martën, sipas ushtrisë izraelite./ VOA
Aleksandar Vuçiç NEW YORK- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe ...
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian LINDJE E MESME- Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se fushata ajrore e Izraelit në p&eum...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden mbajti fjalimin e tij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bash...
Antonio Guterres NEW YORK- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se ka dy sfida të mëdha për njerëzim...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Sipas një sondazhi të ri, Nënpresidentja Kamala Harris gëzon një mbështetje më t&eu...
Foto ilustruese KOSOVA- Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin ...
Arbenita Bunjaku KOSOVË- Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, efektivit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të...
VLORË- Një ish-agjent i CIA-s amerikane në Rusi, Glen Korn, është shprehur se rusët i kanë shpallur luftë SHBA-ve, duk...
Fotografi e realizuar gjatë publikimit të gjetjeve të Studimit mbi gjendjen e raporteve etnike në Kosovë. 24 shtator 2024 KOSOVA- ...
fotot ilustruese SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin d...