LIVE UPDATES
Bota

Valë sulmesh ruse në Kiev, të paktën 3 të vdekur dhe 9 të plagosur

Autoritetet raportuan dëme në të paktën tre zona të kryeqytetit ukrainas.

28 Gusht 2025, 08:32 Nga V.Ç
Valë sulmesh ruse në Kiev, të paktën 3 të vdekur dhe 9
Foto ilustruese

KIEV - Një valë sulmesh nga pala ruse në kryeqytetin ukrainas, veçanërisht me raketa balistike, e përshkruar si një sulm masiv nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur nëntë të tjerë, njoftoi komanda ushtarake e rajonit të Kievit.

"Sipas informacioneve fillestare nga fusha e operacioneve, numërohen tre të vdekur dhe nëntë të plagosur. Midis të vdekurve është edhe një fëmijë", tha komanda ushtarake rajonale e Kievit.

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan gjatë natës në Kiev, njoftoi më parë një korrespondent i AFP-së. Ai tha se pa një raketë që po rrëzohej dhe mbeturina që binin mbi qytet, dhe dëgjoi motorët e dronëve që po afroheshin.

Autoritetet raportuan dëme në të paktën tre zona të kryeqytetit ukrainas.

Komandanti i distriktit ushtarak, Timur Tkachenko, tha se pati një sulm me raketa balistike ruse, ku u përfshinë nga flakët një kopsht fëmijësh dhe një ndërtesë banimi.

Banorët u strehuan në stacionet e metrosë. Ndërkohë që kryeqyteti ukrainas dhe pjesa më e madhe e vendit ishin në gatishmëri për një sulm ajror.

Kompania hekurudhore ukrainase raportoi një sulm masiv nga Rusia, që shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Vinnicës, duke rezultuar në vonesa të trenave.

Dy vendet kanë vijuar të shkëmbejnë sulme në javët e fundit, pavarësisht aktivitetit intensiv diplomatik që synon t’i japë fund luftës, e cila shpërtheu me pushtimin ushtarak rus në shkurt 2022.

Ushtria ruse, e cila ka pushtuar rreth 20% të territorit ukrainas në lindje dhe jug, po përparon me shpejtësi në fushat e betejës në muajt e fundit, duke u përballur me njësi gjithnjë e më pak të pajisura të ushtrisë ukrainase.

Për herë të parë, të martën, komanda ushtarake ukrainase pranoi se trupat ruse po vepronin në rajonin e Dnipropetrovskit, ku ushtria ruse kishte njoftuar se kishte përparuar që nga korriku.

kiev ushtria ruse ushtria ukrainase vitali klitschko valë sulmesh

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!