29 Dhjetor 2023, 17:52
Nga r.ll
universiteti ne prage
ÇEKI- Fakulteti i Arteve në Universitetin e Karlit në Pragë, ku një student vrau 14 persona këtë muaj, tha të premten se do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të janarit.
Ai gjithashtu tha se studentëve nuk do t'u kërkohet të mbajnë provime pas periudhës dimërore që përfundon më 12 janar.
Një student i historisë, 24-vjeçar, hapi zjarr në fakultet më 21 dhjetor duke vrarë 14 persona dhe më pas vetën. Njëzetë e pesë persona u plagosën, në qendër të qytetit historik.
"Të gjitha vlerësimet (për studentët) do të kryhen në baza vullnetare dhe formati mund të rregullohet në varësi të rrethanave," tha fakulteti në faqen e tij të internetit.
“Dëshirojmë t'iu sigurojmë se edhe nëse nuk merrni asnjë kredit për semestrin dimëror, do të mund të vazhdoni studimet dhe të përfundoni me sukses programin tuaj në të ardhmen”, ka shtuar fakulteti në njoftim.
Të shtënat masive shkundën pasditen e 21 dhjetorit njërin nga vendet më të sigurta në botë. Sulmuesi që vrau 14 persona në një universitet në Pragë, ditë më parë, kishte rrëfyer edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë përmes një letre, para se të kryente vetëvrasje, ka thënë policia në Çeki.
Letra është gjetur në shtëpinë e David Kozakut dhe përmes saj, ai ka treguar se e ka vrarë një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës, më 15 dhjetor, gjashtë ditë para sulmit në Universitetin e Karlit.
Policia ka thënë se ai ka qenë në listën e 4.000 të dyshuarve për vrasjen e dy viktimave.
Kozak, më pas, e ka vrarë babain e tij, duke e çuar numrin e të vrarëve prej dorës së tij në 17.
Sulmi në universitet, më 21 dhjetor, ka qenë sulmi më i rëndë me të shtëna me armë zjarri në historinë e Çekisë.
I themeluar më 1347, Universiteti i Karlit është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë./rel
prage
Bota
29 Dhjetor 2023, 17:19
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Natën e Vitit të Ri në Francë do të ketë siguri të shtuar për shkak të një r...
Bota
29 Dhjetor 2023, 17:50
A.TH
Mali i Bardhe
FRANCË- Një grua britanike dhe djali i saj humbën jetën në Alpet Franceze për shkak të një orteku n&e...
Bota
29 Dhjetor 2023, 17:41
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Sipas revistës së njohur amerikane, kënga më e mirë për vitin 2023 i përket Billie Eilish dhe &eum...
Bota
29 Dhjetor 2023, 17:11
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhjetor se hodhi poshtë kundërshtimin e koalicionit opozitar &l...
Bota
29 Dhjetor 2023, 17:11
r.ll
foto ilustruese
VARSHAVË- Forcat mbrojtëse të Polonisë thanë se një objekt i panjohur ka hyrë në hapësir...
Bota
29 Dhjetor 2023, 16:48
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Një djalë rreth moshës 20-vjeç, është gjetur i fshehur pranë pjesë së rrotave t...
Bota
29 Dhjetor 2023, 16:28
h.k
Foto ilustruese
ARABI-Një delegacion i lartë i zyrtarëve të Hamasit pritej të shkonte në Kajro të premten, ku do të...
Bota
29 Dhjetor 2023, 16:33
r.ll
volker turk
SHBA- Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk dënoi të premten valën vdekjeprur&...
Bota
29 Dhjetor 2023, 16:15
h.k
Bettencourt
FRANCË-Trashëgimtarja e L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers është gruaja e parë që zot&eum...
Bota
29 Dhjetor 2023, 16:13
r.ll
foto nga ukraina
UKRAINË- Rusia lëshoi 122 raketa dhe dhjetëra dronë kundër objektivave ukrainas, thanë zyrtarët t&eum...