29 Dhjetor 2023, 16:33
Nga r.ll
volker turk
SHBA- Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk dënoi të premten valën vdekjeprurëse të sulmeve ruse në të gjithë Ukrainën dhe i kërkoi Moskës që të ndërpresë sulmet "menjëherë".
Rusia nisi sulme me dronë dhe raketa duke vrarë më shumë se 18 njerëz dhe duke plagosur më shumë se njëqind, në një nga sulmet më të mëdha ajrore.
"Jam i tronditur nga një valë e re e sulmeve të koordinuara me raketa dhe me dronë nga Federata Ruse në Ukrainë gjatë natës", tha Turk në një deklaratë.
Sulmet goditën ndërtesat e banimit, një maternitet, shkolla, kopshte, parqe, një stacion metroje dhe një qendër tregtare, si dhe infrastrukturën energjetike, theksoi ai.
Sulmet gjithashtu ndërprenë energjinë elektrike në disa rajone, pas dëmtimit të linjave të transmetimit dhe ekipet e shpëtimit kërkonin njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të banimit, shtoi Turk.
"E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon në mënyrë eksplicite sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile, dhe sulmet pa dallim, në çdo rrethanë," tha ai.
“I bëj thirrje përsëri Federatës Ruse që të ndërpresë menjëherë sulmet e saj në Ukrainë dhe të respektojë të gjitha rregullat e së drejtës ndërkombëtare që kanë të bëjnë me zhvillimin e luftimeve", tha Turk.
Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./REL
okb lufta ukraine-rusi
Bota
29 Dhjetor 2023, 16:15
h.k
Bettencourt
FRANCË-Trashëgimtarja e L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers është gruaja e parë që zot&eum...
Bota
29 Dhjetor 2023, 16:13
r.ll
foto nga ukraina
UKRAINË- Rusia lëshoi 122 raketa dhe dhjetëra dronë kundër objektivave ukrainas, thanë zyrtarët t&eum...
Bota
29 Dhjetor 2023, 16:11
h.k
Foto ilustruese
IRAN-Irani ka ekzekutuar katër “sabotues” të lidhur me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, t...
Bota
29 Dhjetor 2023, 15:52
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite po vijon me zgjerimin e "operacioneve ushtarake" në zonën e Khan Younis në Gazën jugore, than...
Bota
28 Dhjetor 2023, 22:58
Amana Begam
Giorgia Meloni
ITALI- Një video e vjetër e kryeministres italiane Giorgia Meloni u rishfaq kohët e fundit në mediat sociale, duke ringj...
Bota
29 Dhjetor 2023, 14:31
a.l
Milorad Dodik
BOSNJE HERCEGOVINË- Deklaratat e përsëritura të presidentit të Republikës Sërpska në Bosnje e Herceg...
Bota
29 Dhjetor 2023, 14:13
r.ll
foto nga kalifornia
SHBA- Dallgë të fuqishme kanë përmbytur ndërtesat buzë detit në Kaliforni duke lënë tet&e...
Bota
29 Dhjetor 2023, 14:09
r.ll
foto nga protestat
SERBI- Përfaqësuesit e studentëve, të cilët nisën protestat pas zgjedhjeve për shkak të parregul...
Bota
29 Dhjetor 2023, 14:04
Autori i ngjarjes
KROACI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci. Një burrë ka vrarë fillimisht n&e...
Bota
29 Dhjetor 2023, 13:59
a.l
Gaza
GAZA- Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur janë nisur drejt qytetit Rafah në jug ditëve të fundit, kan&eu...