Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Suedia ka paraqitur kërkesën për anëtarësim që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, por Hungaria e ka shtyrë vazhdimisht ratifikimin.
HUNGARI- Vendet e NATO-s po shtojnë trysninë ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban për miratimin me shpejtësi të anëtarësimit të Suedisë në aleancë, pasi deputetët e partisë së tij refuzuan të votojnë në parlament për këtë çështje javën e kaluar.
Suedia ka paraqitur kërkesën për anëtarësim që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, por Hungaria e ka shtyrë vazhdimisht ratifikimin. Hungaria ka qenë anëtare e NATO-s për 25 vite dhe është tashmë i vetmi vend që po bllokon anëtarësimin e Suedisë në aleancë.
Parlamenti i Hungarisë është tashmë në periudhë pushimi, por deputetët e opozitës u mblodhën në një sesion të jashtëzakonshëm të hënën për të votuar kërkesën e Suedisë për anëtarësimin në NATO. Megjithatë, deputetët e partisë në pushtet Fidesz, të kryeministrit Viktor Orban, refuzuan të marrin pjesë. Tompos Marton është ndër deputetët e opozitës që kërkuan votimin.
“Nga njëra anë mund të themi që ishte një kalkulim i gabuar, se ata (partia Fidesz) thjesht nuk e kapën rrjedhën e zhvillimeve, nuk e kuptuan situatën. Nga ana tjetër është e kuptueshme se i vetmi person që përfiton nga kjo është Vladimir Putini. Orbani i ka bërë atij tashmë disa favore. Dhe përse jo edhe një tjetër?”, thotë Tompos Marton, deputet i Partisë Momentum.
Vendet aleate në NATO po shtojnë trysninë. Ambasadori amerikan David Pressman foli pasi vëzhgoi sesionin e të hënës në parlament.
“Kryeministri Viktor Orban premtoi të mbledhë parlamenti për t’i bërë thirrje të veprojë sa më shpejt. Sot ishte mundësia për ta bërë këtë dhe ne po e ndjekim këtë me vëmendje duke shpresuar që Hungaria të veprojë me shpejtësi”, tha ambasadori Pressman.
Senatori amerikan Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha më herët këtë javë se Hungaria është anëtarja më e paqëndrueshme në NATO dhe se Uashingtoni duhet të shqyrtojë mundësinë e sanksioneve dhe kufizimeve ndaj udhëtimit. Gjermania tha të martën se miratimi nga Hungaria i anëtarësimit të Suedisë është “çështje besnikërie” ndaj NATO-s.
Zoti Orban nuk ka bërë kërkesa konkrete, por ka sinjalizuar pakënaqësinë me Suedinë për kritikat ndaj hapave pas të demokracisë në Hungari. Zoti Orban thotë se deputetët e partisë së tij Fidesz duan që kryeministri suedez të vizitojë Budapestin përpara se të miratojnë anëtarësimin e vendit të tij në NATO.
“Nëse është e rëndësishme për suedezët, atëherë qartazi duhet të vijnë në Budapest. Apo të paktën të marrin hapa për të sjellë miratimin e anëtarësimit me vullnetin e lirë të deputetëve hungarezë”, tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez.
Kryeministri i Suedisë tha se do ta vizitojë Budapestin, por vetëm pasi të jetë bërë votimi dhe se dy çështjet nuk duhet të trajtohen të ndërlidhura.
“Partia Fidesz dhe Orbani e futën veten në një rrugë pa krye. Dhe me sa duket nuk janë në gjendje ta kuptojnë gabimin, pasi tashmë mendoj se e vendosën veten kaq shumë në qendër të vëmendjes, sa është më e vështirë dalja nga situata pa u turpëruar. Mendoj se Orbani nuk do ta lërë situatën të kalojë pa marrë ndonjë lloj vlerësimi publik”, thotë analisti politik Peter Kreko.
Parlamenti i Hungarisë pritet të rikthehet nga pushimet në 26 shkurt. Por nuk është e qartë nëse, apo kur, mund të bëhet votimi për anëtarësimin e Suedisë në NATO. /VOA
ish-kryeministri dhe gruaja e tij AMSTERDAM- Dries van Agt, kryeministri i Holandës, kanë vdekur nga eutanazia, dorë për dore së b...
Foto ilustruese EGJIPT-Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, ka mohuar se fillimisht kishte kundërshtuar lejimin e dërgimit të ndih...
kulla e ndertuar me shkrepese FRANCË- Në fillim të kësaj jave, francezit Richard Plaud iu tha se modeli i tij i Kullës Eiffel...
Foto ilustruese ITALI-Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ministri italian i Bujqësisë Francesco Lollobrigida po takohen aktualisht me p&e...
vladimir putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin për herë të parë ka dhënë një intervistë për një gazet...
foto ilustruese KOSOVË- Qytetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës thonë s...
Foto ilustruese KOSOVË-Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi të premten se e ka lëshuar një linjë telefonike pa pagesë...
talat xhaferi SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut filloi pasditen e së premtes seancën për shkarkimin e dy ministrave nga rad...
foto ilustruese AZI- Një djalë 9-vjeçar ka vdekur nga gripi i shpendëve në Kamboxhia , tha sot ministria e shënde...
Foto ilustruese KOREA E VERIUT-Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un e quajti përsëri Korenë e Jugut armiken kryeso...