LIVE UPDATES
Bota

Faturat e mistershme: Kush po e paguan rrymën në veri të Kosovës?

Ndër vite, shpenzimet e bëra në veri janë paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës, ndërsa nga viti 2017 e këndej nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) dhe nga subvencionet e Qeverisë së Kosovës.

9 Shkurt 2024, 19:45 Nga r.ll
Faturat e mistershme: Kush po e paguan rrymën në veri të
foto ilustruese

KOSOVË- Qytetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës thonë se nuk kanë pranuar fatura të energjisë elektrike për muajin janar, ani pse Qeveria e Kosovës tha se në atë zonë, ku rryma nuk paguhet tash e 25 vjet, janë shpërndarë rreth 20 mijë të tilla.

Rafael Ralloviq nga Leposaviqi - rreth 70 kilometra larg Prishtinës - thotë se ka rreth pesë vjet që në shtëpinë e tij e ka të instaluar njehsorin që mat shpenzimin e energjisë elektrike.

“Matësi im i rrymës është relativisht i ri, por se sa funksionon saktësisht, nuk e di”, thotë Ralloviq.

Ai tregon se nuk ka pranuar asnjëherë faturë për shpenzimin e rrymës, por se ka pritur që për janarin e kaluar, të ishte ndryshe, për shkak të paralajmërimeve nga autoritetet e Kosovës se rryma do të faturohet.

“Para një muaji kanë ardhur dhe kanë regjistruar gjendjen e matësve të energjisë elektrike. Tani askush nuk erdhi më. Nuk e di se si është situata”, thotë Ralloviq për Radion Evropa e Lirë. Në Leposaviq dhe në tri komuna të tjera me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok e Zveçan - banorët nuk e kanë paguar rrymën që nga paslufta, më 1999. Refuzimi ka ndodhur si pasojë e mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.

Ndër vite, shpenzimet e bëra në veri janë paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës, ndërsa nga viti 2017 e këndej nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) dhe nga subvencionet e Qeverisë së Kosovës. Për ta zgjidhur këtë çështje, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk u zbatua me vite, derisa dy vendet ranë dakord për një udhërrëfyes për zbatimin e saj në vitin 2022.

Me këtë udhërrëfyes, obligimin për furnizimin dhe faturimin e energjisë elektrike në veri e mori kompania serbe Elektrosever, e cila u pajis me licencë të operimit në Kosovë po atë vit.

Pavarësisht kësaj, gjendja nuk ndryshoi deri më 1 janar të këtij viti, kur KOSTT-i lajmëroi se që nga kjo kohë e këndej “energjia e konsumuar në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të shtetit”. KOSTT-i tha atëkohë se Elektrosever “ka filluar ta marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri”. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në një komision parlamentar më 26 janar, tha se “mbi 20 mijë fatura janë shpërndarë në veri për konsumin e energjisë gjatë muajit janar”.

“Nuk kemi fatura”

Pavarësisht deklaratës së Bislimit, disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në komunat në veri, thonë se nuk kanë pranuar asnjë faturë.

“Nuk e kemi marrë faturën e energjisë elektrike. Flitet për këtë prej muajsh. Ka lloje të ndryshme informacionesh ose keqinformimesh”, thotë Snezhana Ratkoviq nga Leposaviqi.

Ajo thotë se posedon një matës të vjetër të rrymës dhe se ka dëgjuar se “do të vendosen matës të rinj dhe, pastaj, do të fillojë të paguhet energjia elektrike”. Faturë nuk mori as Nenadi, qytetar nga Mitrovica e Veriut, rreth 30 kilometra larg Leposaviqit.

“Po presim [matës] të rinj, sepse ka fjalë që do të fillojë faturimi i energjisë elektrike. Nuk ka tjetër informacion në media apo në mesin e njerëzve. Askush [nuk ka pranuar faturë], askush në ndërtesën time”, thotë ai.

Të tjerë qytetarë nga Mitrovica e Veriut thonë, po ashtu, se nuk kanë marrë fatura dhe se nuk kanë informacione në lidhje me pagesën eventuale të rrymës. Në veriun e Kosovës nuk dihet saktë numri i konsumatorëve të energjisë elektrike.

Qeveria e Kosovës dhe KEDS-i, që është kompania përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, i thanë Radios Evropa e Lirë se, deri më tani, janë regjistruar rreth 20 mijë konsumatorë në bazë të njehsorëve që ekzistojnë atje.

Megjithatë, në atë zonë ka edhe ndërtesa që nuk kanë të instaluar fare matës të energjisë elektrike, ose kanë matës jofunksionalë. Sipas Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2022, është e paraparë që KEDS-i ta bëjë vendosjen e njehsorëve të rinj në atë zonë.

Kjo kompani tha se pret nga Elektroseveri që “të përpilojë një plan investiv, bashkë me kostot e kërkuara të mirëmbajtjes, të cilat KEDS-i i dorëzon pastaj në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për aprovim”.

Klisman Kadiu, nga Zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi, tha për Radion Evropa e Lirë se për financimin dhe blerjen e njehsorëve të rinj, ka shprehur interesim Bashkimi Evropian. BE-ja nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë çështje.

Kush po e paguan aktualisht rrymën në veri?

As Qeveria, as KOSTT-i dhe as Bashkimi Evropian, që ishte ndërmjetësues i Marrëveshjes për Energjinë, nuk iu përgjigjën kësaj pyetje. Zyra e Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) i tha REL-it se furnizuesi (në këtë rast Elektroseveri) “është i obliguar që t’i faturojë dhe arkëtojë pagesat prej konsumatorëve”.

“Furnizuesi është i detyruar të sigurojë që konsumatorët të jenë të faturuar për energjinë e shpenzuar me llojin e tarifës së dakorduar”, thanë nga ZRRE-ja. Kjo zyrë, po ashtu, sqaroi se nëse ndonjë nga konsumatorët nuk ka njehsor të energjisë elektrike apo matësi i tij nuk është funksional, atëherë ai do të duhej të nënshkruajë një kontratë për furnizim.

“Dhe, pastaj, KEDS-i duhet t’i instalojë/ndërrojë njehsorët elektrikë, në mënyrë që konsumatorët të kenë matje të shpenzimit të energjisë elektrike”, shpjegoi ZRRE-ja.

Elektroseveri është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë - EPS (Elektroprivreda Srbije). Kjo kompani nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me faturimin dhe pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 deri në vitin 2022, për rrymën e shpenzuar në veri janë paguar gjithsej 237 milionë euro (mesatarisht 19 milionë euro në vit). Kostoja e rrymës është rritur ndjeshëm nga viti 2021, për shkak të rritjes së përgjithshme të çmimeve të energjisë, si pasojë e krizave të ndryshme globale./REL

kosove fatura energjie

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje