24 Shtator 2023, 14:38
Nga h.k
foto ilustruese
KOSOVË-Policia e Kosovës bën të ditur se ka asgjesuar një nga kriminelët serb, si pasojë e kundërpërgjigjes ndaj policisë. Forcat policore konfirmojnë se i asgjesuari ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e policit në veri të Kosovës. Policia po vijon kërkimin e agresorëve dhe është në gatishmëri për të lokalizuar situatën. Disa nga sulmuesit që deri tani konsiderohen si mercenarë profesionist po mundohen të vendosen në hapësira të barrikaduara për t'i bërë rezistenë Policisë së Kosovës.
Njoftimi i policisë së Kosovës
“Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së.
Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, njofton Policia e Kosovës..
Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.
Bashkëpunimi dhe koordinimi i Policisë së Kosovës me institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare po vazhdon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë dhe njëherit fton ata që të dorëzohen para organeve të rendit.”
mitrovica e veriut serbi kosove
Bota
24 Shtator 2023, 14:22
r.ll
aleksander vucic
SERBI-Mediat serbe kanë raportuar pak më herët se Presidenti Aleksandër Vuçiç do të ekspozojë ...
Bota
24 Shtator 2023, 14:05
r.ll
miroslav lajçak
BRUKSEL- I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar l...
Bota
24 Shtator 2023, 13:37
f.i
Josep Borrell
KOSOVË- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dënuar sulmin në veri të Kosov&e...
Bota
24 Shtator 2023, 13:22
f.i
Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Partia"Lëvizja Bashkë" ka denoncuar sulmin në veri, duke shprehur se ky akt kriminal &...
Bota
24 Shtator 2023, 13:18
f.i
Michael Davenport
KOSOVË- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka dënuar ashpër vrasjen e poli...
Bota
24 Shtator 2023, 12:57
f.i
Ditmir Bushati
KOSOVË- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas sulmit mearmë në veri të Kosovës, ku mbeti i...
Bota
24 Shtator 2023, 12:28
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. Në konferenc...
Bota
24 Shtator 2023, 12:08
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Gjendja e policit të plagosur në veri të Kosovës është jashtë rrezikut për jet&eu...
Bota
24 Shtator 2023, 11:56
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Teksa policia e Kosovës ka bllokuar rrugën kryesore që të çon në fshatin Banjskë, &n...
Bota
24 Shtator 2023, 11:45
I.A
Giorgio Napolitanos
ITALI- Kreu i shtetit, Sergio Mattarella, bëri homazhe pranë arkivolit të Giorgio Napolitanos, i cili vdiq t&e...