LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Gruaja me hixhab mahnit me talentin e saj në Katar

Asgari shpreson që arritjet e saj do të ndihmojnë në zhdukjen e paragjykimeve për gratë myslimane:

10 Dhjetor 2022, 22:12 Nga I.A
VIDEO/ Gruaja me hixhab mahnit me talentin e saj në Katar
Mayami Asgari

KATAR- Një grua iraniane e lindur në Danimakë me aftësi në futbollin e lirë, një lloj futbolli që kombinon lojrat me top, akrobacitë dhe muzikën, është kthyer në sensacion në rrjetin Tik-Tok dhe në skenën e Kupës së Botës. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Iacopo Luzi bisedoi me interpretuesen e talentuar Mayami Asgari, e cila ndodhet në Katar për kampionatin botëror.

Kampionati Botëror i Katarit nuk është vetëm një garë futbollistike. Është edhe një ngjarje kulturore me njerëz nga vende e kultura të ndryshme. Mayami Asgari është një prej tyre. Gruaja iraniane e lindur në Danimakë me aftësi në futbollin e lirë, një lloj futbolli që kombinon lojrat me top, akrobacitë dhe muzikën, ka shkuar në Katar jo vetëm për të parë ndeshjet, por edhe për të treguar aftësitë e saj. 24 vjeçarja mban xhihab, diçka që ajo thotë se për të ka shumë rëndësi. Në të njëjtën kohë ajo po sfidon mënyrën si perceptohen sportistet myslimane.

Mos ndrysho veten, ndrysho lojën. Është shumë e rëndësishme. Jam rritur në një vend ku kam qenë pakicë. Shoqet e mia ishin daneze, por unë s’kisha pse të bëhesha si ato. Nuk kisha pse të ndryshoja pamjen time dhe t’i lyeja flokët e verdha që t’u ngjaja atyre”, thotë ajo.

Pasioni i Asgarit për futbollin nisi qëkurse ajo ishte fëmijë. Lojrat e saj me këmbë dhe akrobacitë e ndryshme kanë tërhequr vëmendjen e shumë personave në internet, ajo ka thuajse gjysmë milionë ndjekësish në Tik-Tok. Videot e saj janë parë nga miliona njerëz dhe kanë marrë miliona pëlqime. Popullariteti i saj në rrjetet sociale bëri që organizatorët e Kampionatit Botëror ta ftonin në Katar, ku ajo jep shfaqje në rrugët e Dohas, për admiruesit e saj. Ajo thotë se i duhet ende kohë të mësohet me famën që ka tanimë në internet.

Duhet të mësohem ende me këtë ide. Nuk e di. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Është një ndjesi e çuditshme. Por më pëlqen”, thotë ajo.

Asgari shpreson që arritjet e saj do të ndihmojnë në zhdukjen e paragjykimeve për gratë myslimane:

Ishte shumë e vështirë për mua, isha vetëm, me ndjesinë e askush nuk mund të më kuptonte. Por tani kam shtruar një rrugë që mund t’u shërbejë brezave të rinj. Vajzat e reja tanimë mund të mendojnë se dikush tjetër njësoj si ne, ka kaluar të njëjtën dhimbje dhe nëse ajo ia ka dalë mbanë, mund t’ia dalim edhe ne”.

Shoqja e saj, Dalia Diraoui thotë se pavarësisht sfidave, Asgari ia ka dalë të ketë sukses falë dedikimit të saj.

Mendoj se meriton atë që ka arritur sepse ka punuar fort. Më kujtohet kur ishim të vogla, ajo stërvitej çdo ditë para pallatit tonë”, thotë Dalia.

Asgari ka takuar tashmë disa yje futbolli, por ëndërron të sfidojë disa lojtarë në një ndeshje.

"Mendoj se i pari prej tyre është Ronaldinho, sepse ai është legjenda e trukeve. Dhe pastaj ndoshta Neymar. Edhe ai është i mrekullueshëm. Por ai është më i ri. E kam ndjekur Ronaldinhon kur ishte fëmijë, pastaj nuk e pashë më. Dhe pastaj ndoshta Cristiano Ronaldo. Më pëlqen vetëbesimi i tij", thotë ajo.

Mesazhi i Asgarit është i qartë. Pavarësisht nga raca, gjinia apo feja, çdokush mund të luajë futboll dhe ta shijojë atë.

Marrë nga VOA

mayami asgari

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë