Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këtë të hënë, Mbrojtja Civile Provinciale konfirmoi se një burrë 29-vjeçar, i identifikuar si Yair Manno nga Mar del Plata, kishte vdekur pasi seria e valëve goditi plazhet e Mar Chiquita, Santa Clara del Mar.
ARGJENTINA - Një person raportohet se ka vdekur dhe të paktën 35 të tjerë janë plagosur pasi valët gjigante përshkuan plazhet në Argjentinë. Këtë të hënë, Mbrojtja Civile Provinciale konfirmoi se një burrë 29-vjeçar, i identifikuar si Yair Manno nga Mar del Plata, kishte vdekur pasi seria e valëve goditi plazhet e Mar Chiquita, Santa Clara del Mar.
Sipas mediave të huaja, viktima besohet se ishte pranë peshkatarëve në lagunën Mar Chiquita kur rryma hyri dhe bllokoi mijëra plazhistë. Besohet se ai u rrëmbye nga uji përpara se të godiste kokën në shkëmbinj. Pavarësisht se rojet bregdetare kryen ringjallje kardiopulmonare (CPR) pasi u gjet, Manno u shpall i vdekur. Ndërsa, 35 persona u trajtuan gjithashtu në vendngjarje dhe në spitale për lëndime të ndryshme, të tilla si prerje, goditje dhe gërvishtje.
Gazeta People, shkruan se, një burrë u shtrua gjithashtu në spital pasi pësoi një atak në zemër. Në pamjet e shpërndara nga AP, turma njerëzish mund të shihen duke shtyrë njëri-tjetrin ndërsa përpiqeshin të shpëtonin nga valët gjigante.
Fabián García, Shefi i Mbrojtjes Civile për provincën e Buenos Aires, i tha shtypit se incidenti ishte një ngjarje e paparashikueshme dhe se nuk ka studime meteorologjike ose shkencore që e parashikuan atë. I përshkruar si meteotsunami, valët thuhet se arritën deri në 4.5 metra lartësi.
"Është një ngjarje e paparashikueshme, nuk e dimë nëse mund të ndodhë përsëri", tha García, për Diario de Cuyo. Meteotsunami ndodhin pas ndryshimeve të papritura të presionit atmosferik, erërave ose kushteve të motit.
"E vërteta është se të shihje se si deti tërhiqet papritur dhe pastaj kthehet me atë magnitudë ishte e jashtëzakonshme. Ne filluam të nxirrnim njerëz nga uji", tha për Crónica, roje plazhi e Bregut të Atlantikut, Maximiliano Prensky . "Kishim pothuajse 5,000 njerëz në ujë dhe shumë më tepër në breg." Dëshmitarë të tjerë thanë se panë ujin të merrte me vete çanta, karrige plazhi dhe çadra, raportoi Diario de Cuyo./Dosja.al
GROENLANDË GROENLANDA- Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen dhe Ministrja e Jashtme e Groenlandës Viviane Mojtsfeld ...
Venexuele VENEZUELË- Qeveria e përkohshme e Venezuelës ka filluar lirimin e të burgosurve amerikanë...
IRAN- Vendndodhja strategjike kyçe e Iranit në një nga pengesat më të rëndësishme në botë për tregtin...
IRAN- Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA , HRANA, tha të hënën se numri i të vde...
IRAN- Një protestues 26-vjeçar iranian, Erfan Soltani , pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij n&eum...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance GROENLAND-Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, do të presë ministrat e ja...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton , njoft...
GJERMANI- Shumë simbolikë dhe demonstrime uniteti nuk u panë: gazetarët që mbërritën me Ministrin e Jashtëm gjerm...
foto ilustruese UKRAINË- “Sigurisht që dua që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt, por… më d...
Donald Trump SHBA- Donald Trump u ka bërë thirrje aleatëve amerikanë të largohen nga Irani. Trump i dërgoi një mesa...