28 Qershor 2024, 13:45
Nga N.F
Tërmet
PERU- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 goditi sot qytetin bregdetar të Arequipa, qyteti i dyti më i madhi i Perusë. Zyrtarët lokalë raportuan se fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë njoftim për të vdekur apo të lënduar. Qeveria peruane tha në mediat sociale se po monitoronte situatën për të vlerësuar dëmin dhe për të përcaktuar veprimet që do të ndërmerren.
Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit të Shteteve të Bashkuara tha se kishte një kërcënim për cunami nga tërmeti, duke shtuar se valët prej 1 deri në 3 metra mbi nivelin e lartë të baticës u regjistruan përgjatë pjesëve të bregdetit të Perusë.
Megjithatë, kryeministri peruan, Gustavo Andrianthen tha se paralajmërimi i cunamit në brigjet e Arequipa ishte anuluar. Carlos Sanabria, një këshilltar i qeverisë rajonale të Arequipa, i tha radio stacionit lokal RPP se dëme materiale u raportuan në disa lagje dhe banorët dolën nga shtëpitë e tyre nga frika, por ai nuk kishte raporte për vdekje apo lëndime.
Flavio Aranguren, kryebashkiaku i distriktit Yauca në provincën Caravelli të Arequipa, i tha RPP se disa mure të shtëpive në distrikt u shembën. Megjithatë, ai shtoi se nuk është raportuar asnjë vdekje. Ekuadori dhe Peruja ndodhen në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit në Oqeanin Paqësor, ku përplasen pllakat tektonike.
termet peru
Bota
28 Qershor 2024, 13:30
N.F
Debati
TURQI- Një video për sheriatin ka ndezur diskutimet në Turqi. YouTuber-i Diamond Tema është tani në shënjestë...
Bota
28 Qershor 2024, 13:16
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i urdhëroi zyrtarët e vet ta përgatisin një “përgjigje” ndaj...
Bota
28 Qershor 2024, 12:42
M.B
Joe Biden
SHBA- Performanca e presidentit amerikan, Joe Biden, në debatin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i mbajtur të enjten, i ka...
Bota
28 Qershor 2024, 12:39
N.F
Tusk
POLONIA- Kryeministri polak, Donald Tusk, tha të premten se është pothuajse e sigurt se Polonia do të nënshkruajë marr&e...
Bota
28 Qershor 2024, 11:04
N.F
Jovo Bakiç dhe Vuçiç
SERBI- Profesori i sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd, Jovo Bakiç së...
Bota
28 Qershor 2024, 10:53
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), Aleksandar Radovanoviç ka...
Bota
28 Qershor 2024, 10:54
M.B
Lule dhe qirinj të vendosur pranë fotografisë së politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviç
KOSOVA- Gjykata Theme...
Bota
28 Qershor 2024, 10:46
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit &...
Bota
28 Qershor 2024, 10:27
N.F
Foto ilustruese
IRAN- Qytetarët iranianë kanë filluar votimin të premten herët në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, n&eu...
Bota
28 Qershor 2024, 09:46
M.B
Volodymyr Zelensky
BRUKSEL- Presidenti i Ukrainës u bëri thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të enjten që t&e...