LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ U godit 15 herë me çekiç para shtëpisë, reagon i ndihmësi i Navalny-t, Leonid Volkov: Sulm tipik i njerëzve të Putinit

Volkov tha sot se është sulmuar nga një person i cili e ka goditur rreth 15 herë me çekiç dhe ka shtuar se ka pësuar një thyerje të krahut. Ai më tej ka shtuar se është i lumtur që është ende gjallë.

13 Mars 2024, 09:44 Nga N.F
VIDEO/ U godit 15 herë me çekiç para shtëpisë,
Leonid Volkov

RUSI- Ndihmësi i liderit të ndjerë të opozitës ruse, Leonid Volkov ka reaguar në lidhje me sulmin e regjistruar ndaj tij ku u qëllua me çekiç. Sulmi ndaj Volkov u regjistrua jashtë shtëpisë së tij në Vilnius, të cilin qeveria lituaneze e përshkroi si "tronditëse".

Volkov tha sot se është sulmuar nga një person i cili e ka goditur rreth 15 herë me çekiç dhe ka shtuar se ka pësuar një thyerje të krahut. Ai më tej ka shtuar se është i lumtur që është ende gjallë.

Disidenti rus tha sot se sulmi që ai mori është "tipik" i mënyrës sesi veprojnë njerëzit e presidentit rus Vladimir Putin por theksoi se kjo nuk do ta ndalojë atë të luftojë për demokraci.

“Ne do të punojmë dhe nuk do të tërhiqemi”, ka theksuar ai në Telegram.

Sulmi erdhi gati një muaj pas vdekjes së Navalny-t dhe disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të cilat zhvillohen nga e premtja deri të dielën ku pritet të rizgjidhet Putin.

“Putini vrau Navalny. Dhe shumë njerëz të tjerë para tij”, shkroi të hënën në rrjetet sociale Volkov, i cili deri në vitin 2023 ishte president i fondacionit kundër korrupsionit të themeluar nga disidenti.

Disa orë para sulmit të djeshëm, Volkov i kishte thënë mediave të pavarura në gjuhën ruse  se ishte i shqetësuar për sigurinë e tij pas vdekjes së Navalny. 

“Rreziku kryesor tani është se ata do të na vrasin të gjithëve. Pse, është shumë e qartë”, kishte theksuar ai.

Volkov u largua nga Rusia në vitin 2019, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të Navalny-t pasi autoritetet ruse nisën një hetim mbi fondacionin e disidentit kundër korrupsionit. Që nga viti 2021, ai kërkohet nga sistemi i drejtësisë ruse për rolin e tij në organizimin, së bashku me Navalny, demonstrata kundër autoriteteve ruse. Mbrëmë, përfaqësuesja e Navalny, Kira Jarmis vuri në dukje se Volkov ishte shënjestër e një sulmi.

“Ai u sulmua jashtë shtëpisë së tij. Dikush e theu xhamin e makinës dhe i hodhi gaz lotsjellës në sy para se të fillonte ta rrihte Leonidin me çekiç,” shkruan ajo.

Pasi shkoi në dhomën e urgjencës së spitalit, Volkov përfundimisht u kthye në shtëpi. "Ne jemi ne shtepi. Krahu i Leonidit është thyer, ai ende nuk mund të ecë”, ka shkruar gruaja e tij Anna Biryukova. Ajo postoi foto të plagëve të Volkovit, në të cilat ai duket të ketë një sy të zi, një shenjë të kuqe në ballë dhe gjak në njërën nga këmbët e tij.

 

leonid volkov navalny putin sulm

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje