20 Maj 2024, 07:24
Nga N.F
Avioni i rrëzuar
IRAN- Mediat shtetërore në Iran kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të vendit, Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm të vendit, Hossein Amirabdollahian. Sipas raportimeve janë gjetur rrënojat e helikopterit në të cilin ndodheshin viktimat, që u rrëzua pasditen e së dielës në kushte shumë të këqija atmosferike.
“Ajatollah ra dëshmor”, shkruan agjencia e lajmeve Tasnim në një postim.
Lajmi është transmetuar edhe nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr, duke thënë se të gjithë ata që ishin në bordin e helikopterit “u bënë dëshmorë”. Përveç presidentit të Iranit dhe ministrit të jashtëm të vendit, në bordin e helikopterit ndodheshin edhe shtatë persona të tjerë, të cilët gjithashtu supozohen të vdekur.
Ata janë Guvernatori i Provincës së Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati, Imami i Namazit të së Premtes në Tabriz, Mohammad Ali Alehashem, si dhe një pilot, bashkë-pilot, shef i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truprojë tjetër.
Presidenti i Republikës Islamike, Ibrahim Raisi u zgjodh në vitin 2021 dhe ishte 63 vjeç, dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdolahian mori detyrën gjithashtu në 2021 dhe ishte 60 vjeç. Helikopteri Bell 212 që transportonte Raisi dhe 8 të tjerë u gjet i dëmtuar dhe i djegur.
Pamjet me dron të rrënojave u morën nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe u transmetuan në mediat shtetërore iraniane. Agjencia e lajmeve FARS tregoi vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët, të pyllëzuar, ku ka mbetur nga helikopter një bishti blu-bardhë. Qeveria iraniane mbajti dje një takim urgjent nën presidentin e parë Mohammad Muhbar. Sipas protokollit aktual, Muhbar, 69 vjeç, do të marrë detyrën si president i Republikës Islamike.
iran ebrahim raisi
Bota
20 Maj 2024, 07:19
r.ll
ebrahim raisi
IRAN- Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, së bashku me të tjerët që...
Bota
19 Maj 2024, 22:56
I.A
IRAN- Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të cilin ka qenë presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jas...
Bota
19 Maj 2024, 22:40
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin Morehouse se i dëgjonte zë...
Bota
19 Maj 2024, 22:25
B.Z
Ebrahim Raisi
IRAN - Fati i presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi i cili u përfshi në një incident ajror pasditen e sotme, nuk dihet end...
Bota
19 Maj 2024, 22:04
B.Z
Ebrahim Raisi
IRAN - Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe Ministri i Jashtëm u rrëzua t&eu...
Bota
19 Maj 2024, 21:11
B.Z
Ebrahim Raisi
IRAN - Mediat e huaja kanë publikuar pamje të tjera nga ngjarja që ndodhi në Iran ku presidenti Ebrahim Raisi u përf...
Bota
19 Maj 2024, 20:02
B.Z
Ebrahim Raisi
IRAN - Komisioni Evropian ka aktivizuar shërbimin e tij të hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e...
Bota
19 Maj 2024, 19:43
B.Z
Ali Bahadori Jahromi
IRAN - Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi, thotë se ende nuk ka lajme në lidhje me aksid...
Bota
19 Maj 2024, 19:36
I.A
Takimi
KOSOVË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht në faqën e tij për vizitën e Nënsekretares për Dip...
Bota
19 Maj 2024, 18:53
B.Z
Pamje nga kërkimet
IRAN - Dyzet ekipe shpëtimi kanë dalë në terren për të kërkuar helikopterin i cili u rrëzua...