Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Një euro është blerë për 0.998 dollarë në tregjet e huaja të këmbimit më 13 korrik. Vlera e euros ra për 0.4 për qind gjatë ditës së sotme.
BRUKSEL- Vlera e euros ka rënë nën vlerën e dollarit për herë të parë në pothuajse 20 vjet, teksa lufta në Ukrainë është duke ndikuar në vlerën e monedhës. Një euro është blerë për 0.998 dollarë në tregjet e huaja të këmbimit më 13 korrik. Vlera e euros ra për 0.4 për qind gjatë ditës së sotme.
Banka Qendrore Evropiane ka qenë më e ngadalshme sesa bankat e tjera qendrore sa i përket rritjes së normave, duke dobësuar edhe më tej euron. Vlera e monedhave priren të rriten kur banka qendrore përkatëse rrit normat e interesit, pasi investitorët ndërkombëtar kërkojnë që të përfitojnë një kthim më të madh nga mbajtja e aseteve me atë monedhë.
Muajt e fundit, dollari ka qenë i fortë pasi Banka Qendrore amerikane ka rritur normat e interesit.
Euroja, që është duke u dobësuar, do t’i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime në dollarë, sikurse nafta e papërpunuar.
Kjo mund të kontribuojë në një inflacion edhe më të lartë në eurozonë, që në muajin qershor arriti në 8.6 për qind.
Një zëdhënës i Bankës Qendrore Evropiane tha se “ne nuk kemi për cak një kurs të caktuar këmbimi. Megjithatë, ne jemi gjithmonë të vëmendshëm ndaj kursit të këmbimit në inflacion, në përputhje me mandatin tonë për stabilitetin e çmimeve”.
Banka Qendrore Evropiane pritet të nisë rritjen e normave të interesit nga java e ardhshme. Që nga fillimi i viti, euro ka rënë pothuajse 12 për qind kundrejt dollarit.
Marrë nga REL
BE BRUKSEL- Bashkimi Evropian u bëri thirrje Hungarisë dhe Polonisë të mërkurën që të përmirësojnë p...
Proshutat FRANCË- Një raport i ri shkencor nga agjencia franceze e shëndetësisë ANSES ka konfirmuar një lidhje midis nitratev...
Helikopteri qe u rrezua GREQI- Anëtari i katërt i ekuipazhit të helikopterit që u rrëzua në Samos, në zonën detare ...
Albin Kurti GREQI- Albin Kurtit kanë nisur t'i numërojnë ditët e qëndrimit në Greqi. Atje ka shkuar para më shumë s...
Refugjatet UKRAINË- Shumica e refugjatëve nga Ukraina, kryesisht gra dhe fëmijë, shpresojnë të largohen nga vendet e tyre pri...
Suedi Murekezi UKRAINË- Një shtetas i tretë amerikan po mbahet rob nga separatistët pro-rusë në Ukrainë, sipas miqve dhe...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar Rusinë se me forcë ka dëbuar deri në 1.6 milion ukrainas ...
Foto Ilustruese ANGLI- Aeroporti Heathrow po u kërkon kompanive ajrore të ndalojnë shitjen e më shumë biletave për udhët...
Joe Biden LINDJA E MESME- Presidenti Joe Biden fillon vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme me një detyrë të rën...
Helikopteri i rrezuar GREQI- Një helikopter zjarrfikës Mi 8, i cili po merrte pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit të ...