LIVE UPDATES
Bota

VOA: Zgjerimi i luftës në Liban, civilët mes dy zjarreve

Pas një viti dhune përgjatë kufirit, fshatrat në pjesën jugore të Libanit janë zbrazur, ndërkohë që në pjesët më të sigurta popullata është dyfishuar për shkak të familjeve të zhvendosura nga konflikti. Dyqind banorë të fshatit Kafr Sin, në rajonin Nabatieh, në pjesën jugore të Libanit, tani po strehojnë 500 familje të zhvendosura.

9 Tetor 2024, 14:55 Nga N.F
VOA: Zgjerimi i luftës në Liban, civilët mes dy zjarreve
Foto ilustruese

LIBAN- Që nga fillimi i luftës të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit para një viti, përplasjet ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin janë intensifikuar. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Ethel Bonet nga pjesa jugore e Libanit, konflikti ka nxitur një krizë të re humanitare, që sipas Kombeve të Bashkuara ka shkaktuar zhvendosjen e 200,000 njerëzve.

Pas një viti dhune përgjatë kufirit, fshatrat në pjesën jugore të Libanit janë zbrazur, ndërkohë që në pjesët më të sigurta popullata është dyfishuar për shkak të familjeve të zhvendosura nga konflikti. Dyqind banorë të fshatit Kafr Sin, në rajonin Nabatieh, në pjesën jugore të Libanit, tani po strehojnë 500 familje të zhvendosura.

Fatima Rammal dhe familja e saj po strehohen në këtë fshat, por pasiguria i mban ata nën trysni për të lëvizur sërish në çdo moment.

“Ishim më të qetë kur erdhëm këtu, ngaqë besonim se do të ktheheshim në shtëpi brenda një apo dy muajve. Por është vështirë të jesh kaq larg për gati 12 muaj. Na mungon shumë dhe duam të kthehemi sa më parë”, tha ajo.

Familje tjera të zhvendosura, si ajo e Mahmoud Mowassit, po strehohen në shkollat që qeveria libaneze i ka kthyer në qendra për pritjen e refugjatëve, siç është kjo në qytetin jugor Tyre. Shtëpia e tyre në qytetin kufitar Aitaroun u shkatërrua nga një sulm ajror izraelit. Ai thotë se gjendja e tyre është e zymtë.

“Morëm paketa ushqimore nga qeveria, por jo ndihmë financiare. Ndihemi se nuk kemi përkujdesje. Në luftën e vitit 2006, shteti ishte më i pranishëm”, tha ai.

Kriza humanitare po shteron burimet e qeverisë së Libanit, e cila që nga viti 2020 është e falimentuar. Punonjësit vendas thonë se ndihma ndërkombëtare është e pamjaftueshme.

“Gjatë vitit të fundit, 7 mijë familje të regjistruara kanë marrë vetëm katër herë paketa me ushqime dhe artikuj higjienikë, ndonëse duhej t’i marrin ato çdo muaj”, thotë punonjësi i ndihmave Murtada Muhna.

Konflikti përgjatë kufirit tani ka hyrë në vitin e dytë dhe ekziston rreziku i përshkallëzimit në një luftë të plotë në Liban. Vendbanimet ku familjet po strehohen aktualisht mund të shndërrohen në vende nga ku ata do të detyrohen të largohen sërish./ VOA

liban lufta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet