Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sulmuesi, i identifikuar si Kosta Kecmanoviç, ishte 13 vjeç kur kreu krimin dhe së këndejmi shumë i ri për t'u përballur me një gjyq, sipas ligjeve serbe. Prindërit e tij u arrestuan menjëherë pas të shtënave dhe u akuzuan për “mosmbajtjen e armëve jashtë mundësive të djalit të tyre”.
SERBIA- Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e kaluar vrau nëntë nxënës dhe një roje shkolle si dhe plagosi gjashtë persona të tjerë në një shkollë në qendër të Beogradit. Gjykata e Lartë në Beograd e dënoi Vladimir Kecmanoviçin, babanë e djalit, me 14 vjet e gjashtë muaj heqje lirie për “vepra të rënda kundër sigurisë publike” dhe për “lënie pas dore të fëmijës”. Nëna, Miljana Kecmanoviç u dënua me tre vjet heqje lirie për “lënie pas dore të fëmijës”, por u lirua nga akuzat për armëmbajtje pa leje.
Sulmuesi, i identifikuar si Kosta Kecmanoviç, ishte 13 vjeç kur kreu krimin dhe së këndejmi shumë i ri për t'u përballur me një gjyq, sipas ligjeve serbe. Prindërit e tij u arrestuan menjëherë pas të shtënave dhe u akuzuan për “mosmbajtjen e armëve jashtë mundësive të djalit të tyre”. Masakra në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit që ndodhi me 3 maj të vitit 2023, tronditi vendin ballkanik i cili është mësuar me kriza, por ku të shtëna masive në shkolla nuk kishin ndodhur kurrë më parë.
Avokatja e çiftit, Irina Boroviç, tha se vendimi nuk ishte befasues "sepse trysnia publike ishte e madhe dhe pritshmëritë ishin të mëdha". Boroviç tha se do t’i apelojë vendimet. Ninela Radiçeviç, e cila humbi vajzën e saj në atë sulm, tha se " nuk jemi të kënaqur sepse askush nuk u mbajt përgjegjës për vrasjen e nëntë fëmijëve" dhe rojës së shkollës.
Sulmuesi përdori armët e të atit për të hapur zjarr ndaj shokëve të tij dhe të tjerëve. Ai hyri në shkollë dhe fillimisht hapi zjarr në korridor përpara se të shkonte në një klasë ku vazhdoi të qëllonte. Në shkollat fillore në Serbi mësimet i ndjekin fëmijët nga 7-15 vjeç.
Policia tha se sulmuesi ka telefonuar pas të shtënave dhe tregoi me qetësi për atë që kishte bërë. Ai është mbajtur në një institucion të specializuar që prej të shtënave dhe ka dëshmuar në gjyqin kundër prindërve të tij. Procedura ishte e mbyllur për publikun, përveç leximit të aktgjykimeve. Gjithashtu në këtë rast u dënua me 15 muaj heqje lirie për një dëshmi të rreme një instruktor qitjeje, i cili punonte në një terren ku djali stërvitej për të qëlluar.
Të shtënat në shkollë u pasuan me një tjetër vrasje masive në fshatrat jashtë kryeqytetit, një ditë më pas. Uros Blazhiç, 21 vjeç, mori një pushkë automatike dhe hapi zjarr në disa vende, duke vrarë nëntë veta dhe duke plagosur 12 të tjerë. Ai u dënua në fillim të këtij muaji me 20 vjet heqje lirie. Të shtënat shkaktuan një valë protestash në rrugë dhe një operacion të gjerë kundër armëmbajtjes pa leje./ VOA
Danny Danon IZRAEL- Ambasadori i Izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Danny Danon bëri të hënën atë q&eu...
Edinburg BRITANI- Festimet e Hogmanay të Edinburgut janë anuluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi paralajmë...
Elon Musk BERLIN– Qeveria gjermane u përpoq të mos u japë shumë peshë qëndrimeve të shprehura nga miliarderi Elon ...
foto ilustruese RUSI- Vetëm me ndihmën e Rusisë, presidenti sirian ishte në gjendje të mbante pushtetin dhe të nënshtron...
Foto ilustruese SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë sërish thirrje Kinës që t’i nd...
avioni KOREJA E JUGUT- Dy të mbijetuarit e rrëzimit më vdekjeprurës të avionit të Koresë së Jugut po trajtohen n&eu...
Cecilia Sala IRAN- Irani ka konfirmuar arrestimin e gazetares italiane Cecilia Sala, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar Ministrin&eum...
Spanje BRITANI- Dhjetë fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme financiarisht të vitit 2024 patën të gjitha një...
Vjena AUSTRI- Austria ka rritur sigurinë përpara festimeve të Vitit të Ri. Masat janë shtuar kryesisht në Vjenë por edhe...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se ndihma shtesë prej 2.5 miliardë dollar&e...