Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Megjithatë, ai nuk ka dhënë hollësi se në çfarë drejtimi do të shkojë shteti. Protestat kundër Qeverisë janë organizuar në qytete të ndryshme serbe në ditët e fundit dhe në to është raportuar për përleshje në mes të protestuesve dhe policisë.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se ekipi i tij nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si përgjigje shtetërore ndaj protestave ditore kundër pushtetit. Në ditët e fundit, protestat janë bërë të dhunshme.
“Nuk po e konsiderojmë këtë masë, sepse procedura është e komplikuar. Është mundësia e fundit, mirëpo nuk e kemi konsideruar dhe nuk do të dëshiroja që ta konsiderojmë”, ka thënë ai.
Presidenti serb ka thënë se në “tre apo katër ditët e ardhshme shteti do të marrë vendime të habitshme” si përgjigje ndaj protestave kundër Qeverisë.
“Do të duket sikur ne jemi tërhequr, sikur jemi frikësuar”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se përgjigja e shtetit “nuk do të jetë e zakonshme”.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë hollësi se në çfarë drejtimi do të shkojë shteti. Protestat kundër Qeverisë janë organizuar në qytete të ndryshme serbe në ditët e fundit dhe në to është raportuar për përleshje në mes të protestuesve dhe policisë.
Protestat e fundit janë nxitur nga disa incidente në qyteza të Vojvodinës, më 12 gusht, kur mbështetësit qeveritarë i kanë sulmuar protestuesit me fishekzjarrë.
Situata është përshkallëzuar edhe nga veprimet e zyrtarëve policorë atë ditë, të cilët protestuesit i kanë akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar sulmet. Policia në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka thënë se ajo i ka parandaluar disa trazira të mëdha.
“Në përgatitje të përgjigjes”
Në adresimin e tij të dielën, Vuçiq ka thënë se është duke u përgatitur “një reagim shtetëror zyrtar dhe ligjor” dhe që “gjithçka do të përdoret për ta rikthyer paqen dhe rendin”.
“Kë do ta vrasin sonte, çfarë do të djegin sonte, kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë”, ka thënë ai, duke shtuar se 137 zyrtarë policorë janë plagosur gjatë protestave të ditëve të fundit.
Ai ka thënë se ka vendosur për përgjigjen shtetërore, pas “ngjarjeve të tmerrshme në Valljevë dhe më pak të tmerrshme në Beograd”, më 16 gusht.
Natën e mbrëmshme është shënuar nata e pestë e protestave dhe situata më e vështirë është regjistruar në Valljevë dhe Beograd. Protestuesit në Valljevë e kanë shkatërruar zyrën e Partisë Përparimtare të Serbisë - partia e Vuçiqit, më pas zyrën e administratës së qytetit dhe atë të prokurorit.
Vuçiç e ka kritikuar edhe prokurorinë, duke i cituar disa nene të ligjit.
“Po ju pyes, zotërinj prokurorë, pse jeni duke pretenduar se nuk dini si ta lexoni ligjin”, ka thënë ai, duke i quajtur zhvillimet në protestë si terrorizëm.
Vuçiq ka thënë se “të gjitha maskat kanë rënë”, sepse, sipas tij, gjithçka ka nisur me kërkesë për drejtësi për aksidentin në Novi Sad, për ta përdorur tragjedinë për qëllime politike.
Protestat po zhvillohen në Serbi për më shumë se nëntë muaj, pas aksidentit në Novi Sad, në nëntor të vitit të kaluar, si pasojë e të cilit janë vrarë 16 persona, si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin e rinovuar hekurudhor.
Protestat janë organizuar në rrjete sociale, dhe udhëhiqen nga grupet që e identifikojnë veten si organizata të studentëve. Pikënisje për protesta e kanë pasur kërkesën për përgjegjësi politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad. Më vonë, ata kanë bërë thirrje për veprim kundër korrupsionit, si dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare – kërkesë që është refuzuar nga Qeveria./REL
Foto UKRAINË- Disa media që citojnë burime të brendshme, njoftojnë se shefi i Kremlinit, Putin, ka kërkuar që Ukraina t&...
Foto KALUB- Pak para se kryeqyteti afgan Kabuli, të binte në duart e talibanëve në gusht të vitit 2021, Radio Evropa e Lirë k...
Foto BRUKSEL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy raportohet se ka mbërritur në Bruksel për një takim dypalësh me Presidente...
Foto SHBA- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz konfirmuan...
Foto IZRAEL- Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luft...
Zonja e pare SHBA- Letra e plotë e zonjës së Parë, Melania Trump drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin është publikua...
Foto IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll ...
Droga ATHINË- Një sasi prej gjysmë ton e substancës narkotike KHAT u gjet dhe u sekuestrua sot në Aeroportin e Athinës "Eleft...
Foto UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka pretenduar fitore në fushëbetejë në frontin lindor kundër forcave ...
Foto SHBA- Presidenti amerikna, Donald Trump do të presë të hënën homologun e tij, Zelenskyy për të folur në lidhje...