Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zyra për Kontrollin e Pronës së Huaj (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit nisi më 9 tetor zbatimin e sanksioneve ndaj NIS-it për shkak të pjesëmarrjes së kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft, me qëllim, siç njoftoi Uashingtoni, parandalimin që Rusia të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten se pret që pikat kryesore të marrëveshjes mes Naftës Industrisë së Serbisë (NIS) dhe blerësit, kompanisë hungareze MOL, të përfundojnë deri më 23 janar. Ai tha për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS) se grupi MOL do të jetë partneri i ri i NIS-it.
“MOL, së bashku me NIS-in dhe shtetin e Serbisë, ka punuar edhe mbi një letër për OFAC-un dhe për sigurimin e një licence operative për furnizimin shtesë me naftë të papërpunuar. Besoj se nëse shkojmë me këto çështje para OFAC-ut dhe ai do ta aprovojë atë”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se nëse nuk jepet miratimi nga Shtetet e Bashkuara, NIS-it do t’i hiqet sërish licenca për punë.
Zyra për Kontrollin e Pronës së Huaj (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit nisi më 9 tetor zbatimin e sanksioneve ndaj NIS-it për shkak të pjesëmarrjes së kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft, me qëllim, siç njoftoi Uashingtoni, parandalimin që Rusia të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.
Kushti i SHBA-së për heqjen e NIS-it nga lista e sanksioneve ishte largimi i kompanive ruse nga pronësia.
Hisedarët në NIS janë: kompania shtetërore Gazprom, filiali i saj Gazprom Neft dhe aksionarët nga Sankt Peterburgu zotërojnë 56.15% të aksioneve, Serbia 29.87%, ndërsa pak më pak se 14% është në pronësi të aksionarëve më të vegjël.
Për shkak të embargos dhe pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll Rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi dhe objekti më i rëndësishëm i NIS-it.
Më 1 janar, NIS njoftoi se Departamenti amerikan i Thesarit i kishte dhënë kompanisë një licencë të veçantë që i lejon NIS-it të rifillojë aktivitetet operative deri më 23 janar.
“Licenca lejon rifillimin e përpunimit të naftës në rafineri, importimin e naftës së papërpunuar dhe kryerjen e transaksioneve të nevojshme për sigurimin e furnizimit dhe mirëmbajtjen teknike”, njoftoi NIS-i.
Vuçiq tha për RTS-në se më 5 janar NIS mund të paguajë 85.000 tonë naftë të magazinuar në Omish, Kroaci, dhe të sjellë menjëherë në Serbi, si dhe të porosisë një tanker me 140.000 tonë.
Ai shtoi se ndërkohë në Serbi janë prodhuar 100.000 tonë, dhe se Rafineria e Pançevës mund të punojë me kapacitet të plotë nga 20 janari.
Me fillimin e sanksioneve amerikane u ndal transporti përmes tubacionit të JANAF-it nga Omish nga Kroacia për në Pançevë, pasi NIS-i e importonte naftën nga Kroacia me anë të transportit detar. Më 1 janar, JANAF njoftoi se OFAC-u i kishte dhënë licencë kompanisë për të vazhduar transportin e naftës joruse deri më 23 janar.
Nafta Industrisë së Serbisë iu shit Gazprom-it më janar 2008, në kuadër të marrëveshjes ndërqeveritare ruso-serbe për bashkëpunim në sektorin e naftës dhe gazit, për 400 milionë euro.
Deri tani nuk ka pasur informacione zyrtare mbi vlerën aktuale të pjesës ruse të NIS-it. Serbia është e varur nga Moska në aspektin e energjisë, pasi NIS-i furnizon 80% të tregut vendas me derivatet e naftës. Gjithashtu, 80% të gazit natyror për qytetarët dhe bizneset, Serbia e blen nga Rusia.
Beogradi dhe Moska kanë marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake. Serbia është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) që nga 2012, por nuk i është bashkuar sanksioneve të Brukselit ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës./REL
ZVICËR- Hetuesit në Zvicër më 2 janar do të nisin detyrën e vështirë të identifikimit të trupave të dje...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit që po përballen me shtypje brutale nga fo...
Qirinjte ZVICËR- Në rajonin e frekuentuar turistik, Crans Montana të Zvicrës viti i ri nis me një tragjedi: Gjatë n...
Ushtria GJERMANI- Bundeswehri, ushtria gjermane, planifikon t'u dërgojë të rinjve pyetësorët e parë në lidhje me shë...
Viti 2026 premton shumë gjëra, përfshirë udhëtime rreth Hënës, bukuri futbolli dhe një betejë për kontrollin...
NIS SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shprehu shpresën të enjten (01.01.2026) se Rusia dhe Hungaria mund ta pë...
Zohran Mamdani SHBA- Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull botës d...
Foto ilustruse VENEZUELA- 87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo...
IRAN- Mijëra iranianë kanë protestuar gjatë kësaj jave kundër rritjes së kostos së jetesës dhe për gjendjen ...
Foto ilustruse ZVICRA- Në zemër të një hetimi të gjerë mbi zjarr vdekjeprurës në Crans Montana natën...