Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët e universiteteve janë përhapur në gjithë vendin ballkanik gjatë katër muajve të fundit, që kur 15 persona humbën jetën nga pasojat e shembjes së një çatie në një stacion treni në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë.
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të premten pas një bisede telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, se Kremlini mbështet autoritetet e Serbisë ndërsa ato përballen me protestat antiqeveritare në rritje.
Protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët e universiteteve janë përhapur në gjithë vendin ballkanik gjatë katër muajve të fundit, që kur 15 persona humbën jetën nga pasojat e shembjes së një çatie në një stacion treni në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Presidenti Vuçiç tha se me Presidentin Putin biseduan për atë që ai e përshkroi si "një revolucion me ngjyra", një referencë për kryengritjet në ish shtetet sovjetike.
“E falënderova për faktin se zyrtarët rusë nuk e mbështesin revolucionin me ngjyra. Presidenti Putin kishte një qëndrim shumë të qartë për këtë, Rusia e kupton mirë se çfarë po ndodh dhe do të vazhdojë të mbështesë autoritetet legjitime në Serbi", tha ai.
Biseda e tij me udhëheqësin rus u zhvillua ndërsa studentët në Serbi janë hedhur në protesta dhe kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme.
Në protestat pothuajse të përditshme marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz dhe kanë tronditur kontrollin e fortë të pushtetit nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili i ka përshkruar protestat si një përpjekje të organizuar nga perëndimi për ta rrëzuar atë nga pushteti.
Serbia është zyrtarisht në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.
Pa dhënë hollësi, Presidenti Vuçiç tha se bisedoi me Presidentin Putin për ripërtëritjen e një marrëveshjeje për gazin që skadon më 31 maj dhe për sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë që është në pronësi ruse.
Në fillim të muajit janar Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj sektorit të naftës të Rusisë dhe i dhanë kompanisë Gazprom Neft 45 ditë për të lënë pronësinë e industrisë serbe të naftës.
Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit me 27 shkurt zgjati afatin për një muaj./VOA
konsullata amerikane ne hamburg SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit po përgatitet të mbyllë një numër konsullatash që jan&e...
pamje nga protesta SERBI- Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universitetit, të cilët kanë tre muaj që pr...
foto ilustruese POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi të premten se po punohet për të bërë të mundur që të...
Donald Trump SHBA- Presidenti Trump paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të sulmeve që po vazhdojnë nda...
foto ilustruese UKRAINË- Rreth 20% e territorit të Ukrainës, pjesë e të cilit janë me mijëra fshatra dhe qytete, ës...
Foto ilustruese KINË- Kina u zotua sot (të premten) se do t’u kundërpërgjigjet tarifave të administratës Trump, të...
foto ilustruese MOSKË- Teksa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në përpjekje diplomatike për t’i dhë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë, pas një vale sul...
foto ilustruese RUSI- Kremlini ka reaguar për herë të parë pas komenteve të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili ...
Aleksandar Vuçiç RUSI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas një bisede telefonike me Presidentitn rus ...