26 Prill 2025, 18:45
Nga I.A

SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë shtyrë për dy muaj futjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS), njoftoi të shtunën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sanksionet duhej të hynin në fuqi më 28 prill, por janë shtyrë deri më 27 qershor, tha Vuçiç në Instagram.
"Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë. Serbia ka arritur të marrë një shtyrje të re të sanksioneve ndaj NIS-it, kësaj radhe për dy muaj, deri më 27 qershor. Faleminderit partnerëve tanë amerikanë për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë", tha Vuçiç.
Shtetet e Bashkuara e vendosën NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.
Prej atëherë, Uashingtoni e ka shtyrë tri herë futjen në fuqi të sanksioneve të tij ndaj NIS-it. NIS-i njoftoi gjatë kësaj jave se kishte bërë kërkesë në Departamentin amerikan të Thesarit për lëshimin e një licencë të veçantë për pezullimin e zbatimit të sanksioneve kundër saj.
Edhe Qeveria e Serbisë kishte bërë kërkesë te autoriteteve amerikane për shtyrjen e sanksioneve. Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë shumicën e aksioneve në NIS (56.15 për qind), ndërsa Serbia ka në pronësi gati një të tretën e aksioneve. Në vitin 2008, Serbia i shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS te kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, për një çmim prej 400 milionë eurosh, pa tender.
Në maj të vitit 2022, për shkak të sanksioneve të reja të shpallura nga Bashkimi Evropian, Gazprom Neft shiti gjashtë për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, kompania amë që ende nuk është nën sanksionet e bllokut evropian. NIS-i është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe me prodhimin e gazit natyror.
Ajo zotëron më shumë se 400 stacione karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit – Bosnjë e Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari. Përpunimi i naftës bruto kryhet në Rafinerinë e Naftës në Pançevë, e cila operon brenda sistemit të NIS-it./REL
aleksandar vuçiç
Bota
26 Prill 2025, 18:26
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pret indikacione të qarta nga Rusia për gatishmërinë e saj p&eum...
Bota
26 Prill 2025, 17:51
M.L
Foto ilustruese
IRAN- Pas negociatave të gjata, raundi i tretë i bisedimeve për programin bërthamor të Iranit midis Tehe...
Bota
26 Prill 2025, 17:17
M.L
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se ka pasur një bisedë shumë pozitive me homologun e tij u...
Bota
26 Prill 2025, 17:05
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Papa Françesku ka kaluar në përjetësi, tashmë i varrosur në kishën e Santa Maria Magg...
Bota
26 Prill 2025, 16:52
M.L
Donald Trump
SHBA- Menjëherë pas funeralit të Papa Françeskut dhe takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky,&nbs...
Bota
26 Prill 2025, 16:23
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shtrëng...
Bota
26 Prill 2025, 16:09
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Të paktën 400,000 njerëz morën pjesë në funeralin e Papa Françeskut më herë...
Bota
26 Prill 2025, 15:51
M.L
Foto ilustruese
IRAN- Të paktën katër persona u vranë sot nga një shpërthim i fuqishëm që ndodh...
Bota
26 Prill 2025, 15:19
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Autoritetet turke kanë bërë një valë të re arrestimesh në kuadër të hetimeve p&eum...
Bota
26 Prill 2025, 15:16
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Presidenti i SHBA Donald Trump, udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryemi...