Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga fillimi i shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës fuqizoi një rregullore, e cila e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në Kosovë.
TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se shpreson që në ditët në vazhdim, të gjendet një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Ai tha se, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, beson se do të mund të gjendet një zgjidhje jo e mirë, por që do të nënkuptonte mbijetesën e qytetarëve serbë në Kosovë. Ai nuk dha detaje se si do të mund të dukej ajo.
Nga fillimi i shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës fuqizoi një rregullore, e cila e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në Kosovë. Rrjedhimisht, u ndalua edhe përdorimi i dinarit serb - valutë në të cilën komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa të ndryshme nga buxheti i Serbisë.
Rregullorja nxiti reagime të zemëruara si nga Serbia, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi pezullimin e saj, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve të prekur, që të përshtaten me praktikën e re. Kjo rregullore ishte temë diskutimesh midis delegacioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, të martën në Bruksel. Por, ndërmjetësuesi i bisedimeve, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se shumë pikëpyetje politike për çështjen e dinarit në Kosovë, mbetën pa përgjigje, andaj “duhen takime shtesë”.
Duke folur për gazetarët në Tiranë, ku mori pjesë në një samit për Ukrainën, Vuçiç tha se “regjimi në Prishtinë nuk do, me asnjë kusht dhe në asnjë mënyrë, sjellje normale ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë”.
“Shpresoj se do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje në ditët në vazhdim”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se vendimi i BQK-së nuk mund të anulohet. Sipas tij, rregullorja nuk i ndalon pagesat nga buxheti i Serbisë, por se ato duhet të bëhen në euro. Që nga paslufta më 1999, komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa në dinarë nga Serbia, përfshirë paga, pensione e shtesa për fëmijë. Banka Popullore e Serbisë i dërgonte dinarët në kasafortën e saj në komunën e Leposaviqit - pjesa veriore e Kosovës - prej nga kompania ndërkombëtare, Henderson, i transportonte nëpër institucionet financiare që operojnë nën sistemin serb, të tilla si Posta e Serbisë apo Kursimorja e Postës.
BQK-ja këmbëngul tani se kjo praktikë është e kundërligjshme, sepse vetëm ajo mund të eksportojë dhe importojë monedha dhe kartëmonedha në territorin e Kosovës. REL-i raportoi më herët se në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë, qytetarët janë ankuar për mungesën e dinarëve./REL
josep borrell BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell, ka lajmëruar në profilin e tij zyrtar se për shkak t&...
Nenad Çanak dhe Vuçiç SERBI- Politikani liberal nga Vojvodina, Nenad Çanak ka komentuar pjesëmarrjen e presidentit të...
Foto ilustruese GREQI- Mesditën e kësaj të mërkurës, shkollat e mesme të Kifisisë dhe Pireut morën telefonata k&e...
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha ditën e sotme se BE duhet të konsiderojë përdo...
Pamje nga aksidenti ITALI- Një aksident është regjistruar ditën e sotmë në Itali ku mrekullisht kanë shpëtuar t&eum...
Foto ilustruese IRAN- Teksa Irani përgatitet për zgjedhjet e 1 marsit, ekziston një e përbashkët që qarkullon në mesin e...
pamje nga zjarret AUSTRALI- Zjarrfikësit në Australi po luftojnë me një vatër masive zjarri që si pasojë ka sj...
ana brnabic BEOGRAD- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 17 dhjetorit, zgjedhje t...
Pamje nga vendi i ngjarjes ATHINË- Qendra e Athinës është paralizuar ditën e sotme nga marshimet që po zhvillohen në kua...
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françeksu ëstë dërguar ditën e sotme në spitalin e Romës. Mediat italiane b&e...