LIVE UPDATES
Bota

Xi, Putin dhe Kim shfaqin unitet në paradën ushtarake të Kinës: Jemi të pandalshëm

Xi mirëpriti liderët dhe bisedoi me ta në tapetin e kuq para se grupi mbi 20 udhëheqës të huaj u nisën drejt skenës për të parë paradën që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

3 Shtator 2025, 09:18 Nga I.A
Xi, Putin dhe Kim shfaqin unitet në paradën ushtarake të
Putin, Jinping dhe Jong Un

KINË- Kina shfaqi fuqinë ushtarake të saj në rritje dhe thellimin e raporteve me Rusinë gjatë paradës ekstravagante ushtarake që synonte të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor.

Teksa parada e 3 shtatorit ofroi një imazh të koordinimit dhe forcës ushtarake – duke përfshirë mbi 10 mijë pjesëtarë të organizuar me koreografi të lartë dhe qindra pajisje ushtarake – një nga pamjet më të rëndësishme ishin pamjet e Xisë i rrethuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, teksa shikonin paradën 70-minutësh në Sheshin Tiananmen të Pekinit, në një shfaqje të paprecedent të solidaritetit.

Xi mirëpriti liderët dhe bisedoi me ta në tapetin e kuq para se grupi mbi 20 udhëheqës të huaj u nisën drejt skenës për të parë paradën që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalimin e tij hyrës në paradën ushtarake, Xi tha se Kina ishte “e pandalshme” ndërsa promovonte një mesazh të “sakrificës kombëtare – jo si viktima, por si një funksion i forcës së vullnetit dhe vendosmërisë kombëtare.”

“Sot, njerëzimi përballet me zgjedhjen mes paqes ose luftës, dialogut ose konfrontimit, fitores së përbashkët ose rezultat zero”, tha Xi. “Populli kinez qëndron me vendosmëri në anën e duhur të historisë".

Xi po ashtu tha se “ringjallja e madhe e kombit kinez është e pandalshme” dhe se Kina “kurrë nuk frikësohet nga asnjë ngacmues” – një term që zakonisht përdoret në deklaratat zyrtare për t’iu referuar në mënyrë indirekte Shteteve të Bashkuara.

Në festimet për këtë përvjetor u nderuan vuajtjet e Kinës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kontributet e Partisë Komuniste në fitore – diçka që zyrtarët kinezë thanë se duhet të frymëzojë gjeneratat e tjera, ndërsa Xi po përballet me përpjekjet perëndimore për të kufizuar Pekinin.

Kina e ka paraqitur këtë paradë si një shfaqje uniteti me shtetet e tjera, gjë që ishte një mesazh i qartë me pamjen e Xisë, Putinit dhe Kimit, që ishin së bashku në këtë ngjarje.

Parada e madhe ushtarake ishte përmbyllje e një sërë ngjarjesh diplomatike të dizajnuara për të treguar vizionin e Kinës për një rend botëror alternativ, si kundërpeshë ndaj dominimit të gjatë të SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimor. Parada u organizua pas samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) – që u mbajt më herët gjatë javës – që po ashtu synoi të shfaqte Kinën si udhëheqëse botërore që ka ndikim gjithnjë e më të madh rajonal në Azinë Juglindore dhe Qendrore.

“Prandaj, parada e këtij viti nuk është thjesht një shfaqje ceremoniale e trupave dhe armëve”, shkroi gazetari kinez Deng Yuwen për revistën Foreign Policy para ngjarjes.

“Ajo është një akt i organizuar me kujdes i komunikimit strategjik, duke ndërthurur mesazhe për forcën ushtarake, pozicionimin diplomatik dhe narrativët historikë, që u drejtohen audiencës si brenda, ashtu edhe jashtë vendit”.

Teksa parada mbahej, presidenti amerikan, Donald Trump, përmes platformës Truth Social uroi Xinë për përvjetorin e Luftës së Dytë Botërore, që Kina e shënon me dorëzimin e Japonisë perandorake më 1945.

“Pyetja e madhe që duhet të marrë përgjigje është nëse presidenti Xi i Kinës do të përmendë sasinë masive të mbështetjes dhe ‘gjakut’ që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kinës për ta ndihmuar të sigurojë LIRINË e saj nga një pushtues i huaj shumë armiqësor”, shkroi ai, duke iu referuar pushtimit të plotë të Kinës nga Japonia dhe përpjekjeve ushtarake të SHBA-së kundër Tokios gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti amerikan, po ashtu akuzoi Putinin dhe Kimin se po punojnë kundër interesave të SHBA-së.

“Ju lutem përcillni përshëndetjet e mia të ngrohta për Vladimir Putinin dhe Kim Jong Unin, që po bashkëpunojnë kundër SHBA-së”, shtoi Trump.

Vlerësohet se rreth 11 mijë trupa të Koresë së Veriut kanë shkuar në rajonin rus të Kurskut që nga vera e vitit 2024 për të luftuar së bashku me forcat ruse kundër Ukrainës. Lufta e Moskës është mbështetur edhe nga Pekini përmes mbështetjes ushtarake, rritjes së blerjes së naftës dhe furnizimit me mallra me përdorim të dyfishtë ushtarak nga Kina.

Trump u takua me Putinin në Alaskë në gusht, por përpjekjet e tij diplomatike deri tani nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, me zyrtarë rusë që kanë injoruar përpjekjet për një samit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përveç se i dha mundësinë Xisë që ta paraqesë Kinën si udhëheqëse globale, parada dhe ngjarjet e tjera diplomatike të mbajtura në Kinë në javën e fundit po ashtu i kanë mundësuar Putinit që të tregojë se nuk është i izoluar në skenën globale pas nisjes së pushtimit të Ukrainës dhe se raportet mes Moskës dhe Pekinit veçse po forcohen.

Ky mesazh u përcoll edhe më 2 shtator, kur shefi i Gazprom-it, Alexei Miller, u tha gazetarëve se është arritur marrëveshja për të ndërtuar gazsjellësin nga Siberia në Kinë./REL

xi jinping sco

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë