LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy: Kurrë s’ka pasur mundësi më të mirë për paqe! Putin: Rusia është e gatshme nëse Evropa do luftë

Zelensky foli teksa i dërguari i posaçëm i amerikan, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë për bisedime mbi një propozim për paqe të hartuar nga Shtetet e Bashkuara.

2 Dhjetor 2025, 22:41 Nga E. D
Zelenskyy: Kurrë s’ka pasur mundësi më të mirë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk ka pasur “kurrë” mundësi më të mirë se tani për ta arritur një marrëveshje për të ndalur luftën e Rusisë ndaj vendit të tij, edhe pse homologu i tij rus, Vladimir Putin, i akuzoi qeveritë evropiane se po bëjnë përpjekje për ta bllokuar procesin e paqes. Zelensky foli teksa i dërguari i posaçëm i amerikan, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë për bisedime mbi një propozim për paqe të hartuar nga Shtetet e Bashkuara.

Witkoff dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, fluturuan për në Moskë më 2 dhjetor për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin dhe negociatorët rusë, pas një propozimi fillestar 28-pikësh nga SHBA-ja - i cili kryesisht shihej si i përputhshëm me qëllimet ruse për pushtimin e plotë të Ukrainës - që u "përmirësua" në 19 pika pas bisedimeve midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase javën e kaluar.

Qeveritë evropiane gjithashtu kishin paraqitur ndryshime dhe një kundërpropozim për planin e draftit, duke synuar të hiqnin ose zbutnin dispozitat që sipas tyre cenonin sovranitetin e Ukrainës.

Por, Moska i ka hedhur poshtë këto ndryshime evropiane menjëherë. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Putin pretendoi se ndryshimet evropiane kishin për qëllim pengimin e përparimit drejt arritjes së marrëveshjes.

Duke folur para takimit të tij me Witkoff dhe Kushner, Putin tha se Rusia është e gatshme t’i përfshijë shtetet evropiane në bisedime, në qoftë se ato e njohin atë që ai e quajti "realitetet në fushën e betejës" në Ukrainë.

“Ne nuk kemi asnjë qëllim ta luftojmë Evropën, e kam thënë këtë 100 herë”, tha Putin.

“Por, nëse Evropa dëshiron të luftojë përsëri dhe e fillon luftën, atëherë ne jemi të gatshëm për atë menjëherë”.

Bashkimi Evropian ka thënë disa herë se nuk do ta pranojë një rishikim të dhunshëm të kufijve të Evropës dhe se vetëm Ukraina mund të vendosë për të ardhmen e territorit të saj.

Putin vazhdon të ngulë këmbë se Ukraina duhet t’ia dorëzojë Rusisë rajonin lindor të Donbasit për të siguruar paqen, duke përfshirë zonat që ushtria ruse nuk ka arritur t’i pushtojë në më shumë se tri vjet e gjysmë lufte.

Kievi nuk i pranon këto kushte dhe i ka kundërshtuar përpjekjet e Moskës për t’i kufizuar shpresat e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO, për të vendosur kufij për madhësinë e forcave të saj të armatosura.

“Tani, më shumë se kurrë, ka mundësi për ta ndalur këtë luftë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Dublin, pas takimit me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, më 2 dhjetor.

“Detyra jonë e përbashkët është të ndalim luftën, jo vetëm të arrijmë ndërprerjen e armiqësive. Kërkohet paqe e dinjitetshme. Për ta arritur këtë vërtet, të gjithë duhet të jenë në anën e paqes”, shtoi ai.

Witkoff hyri në oborrin e Kremlinit më 2 dhjetor i shoqëruar nga Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i Putinit për investime dhe bashkëpunim ekonomik, i cili ka udhëhequr bisedimet për Moskën.

Ky do të jetë takimi i gjashtë i Witkoffit me Putin që nga janari.

Ukraina ka shprehur hapur shqetësimin se Uashingtoni dhe Moska mund të pajtohen për një plan për të ndalur konfliktin më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Trump bëri fushatë në vitin 2024 duke pretenduar se mund ta ndalë luftën brenda 24 orësh, por arritja e një marrëveshjeje për të ndaluar pushtimin e plotë të Ukrainës – që Moska e nisi në shkurt 2022 – del të jetë shumë e vështirë.

Trump ka shprehur pakënaqësi me të dyja palët, pasi bisedimet kanë ngecur për muaj, para se të rigjallëroheshin përsëri në javët e fundit.

Moskë ka thënë vazhdimisht se duhet patjetër ta kontrollojë të gjithë Donjeckun, një nga pesë rajonet ukrainase që Putin pretendon pa bazë se janë ruse. Dorëzimi i tokës që forcat ukrainase e kanë mbajtur larg Rusisë me kosto të madhe do të ishte një lëshim i madh nga Kievi dhe mund të ketë pasoja politike për Zelenskyn.

Ukraina frikësohet se disa nga kushtet e propozimit do ta lënë atë të ndjeshme ndaj pushtimit eventual nga Rusia, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë propozuar gjithashtu një garanci sigurie 10-vjeçare për Kievin.

Më herët më 2 dhjetor, Rusia pretendoi se kishte kapur qytetin kyç Pokrovsk në rajonin e Donbasit të Ukrainës, të cilin Kievi po lufton me shumë vuajtje për muaj të tërë për ta mbajtur.

Komanda ushtarake e lindjes së Ukrainës e hodhi poshtë këtë pretendim në një postim në Facebook, duke thënë se forcat ruse kishin përdorur kushtet e këqija të motit për të vendosur flamurin e tyre në një rreth të Pokrovskut për qëllime propagandistike, në përpjekje për të provuar se kishin marrë kontrollin mbi të gjithë qytetin.

“Pas kësaj, ata ikën me ngut”, thuhet në deklaratë.

Putin ka thënë se është i gatshëm për bisedime për paqe, por nëse Ukraina refuzon marrëveshjen, atëherë forcat ruse do të çajnë përpara dhe do të marrin më shumë toka ukrainase.

Disa nga veprimet e mëparshme të Witkoffit kanë ngritur alarme tek vëzhguesit e jashtëm, të cilët frikësohen se ai po manipulohet ose se nuk kupton thellësisht kontekstin e ndërlikuar historik të luftës.

Witkoff ka përdorur përkthyes të siguruar nga Kremlini për bisedimet e tij me Putin dhe zyrtarë të tjerë, në vend që të përdorte përkthyes të autorizuar nga Ambasada e SHBA-së.

Pas takimit të fundit të Witkoffit me Putin në gusht, zyrtarët amerikanë dhe evropianë thanë se ai nuk kishte kuptuar mirë gjeografinë e territorit ukrainas që Putin po pretendonte.

Disa media cituan burime që thanë se Witkoff dhe Kushner mund të takojnë Zelenskyn pas bisedimeve në Kremlin. Zelensky tha se pret të marrë lajme nga ekipi amerikan menjëherë pas bisedimeve në Moskë dhe se mbetet i gatshëm të takojë Trumpin, në varësi të rezultateve të diskutimeve të 2 dhjetorit./REL

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë